Lidhja Demokratike e Gruas, Dega Kuçovë

Lidhja Demokratike e Gruas, Dega Kuçovë Grua e fortë, Shqipëri e fortë! 💙✌️

27/06/2024

Mësuesja dhe aktivistja, Ina Kasimati u nda nga jeta para disa kohësh për shkak të kancerit

27/06/2024

Foto sa një mijë fjalë, prill 2021

Kolegia ime, paçavra më romantike e trojeve tona politike. Nuk e njihja më parë dhe do ta ç’njoh ditën që do të largohem nga politika.

E kam parë t’ia lëpijë këpucët Lulzim Bashës dhe jam habitur me paturpësinë përunjëse kur e thërriste Kryeministër. Dhe Kryeministri në tentativë e bekonte me buzëqeshje, dhe ajo hovte edhe më fort.

E kam parë të mos iu fliste me gojë dhe t’iu kthente shpinën kolegëve që vendosēn të shkonin pas Sali Berishës gjatë turit të Foltores në vjeshtë 2021. Kështu i ndëshkonte tradhëtarët me shpërfillje.

E kam parë t’i mbante xhaketën Sali Berishës sapo Zhukri bëri zhukrërinë e tij epike. Kremastar u bë e bardha shpirtlyme në emër të demokratëve, madje që të dukej luftarake, refuzoi të vishte fustane që të mos ngjante ladylike, por siç e kërkojnë betejat epike opozitare.

E kam parë të ishte nē krah të Sali Berishës me flakadan në dorë në Parlament, duke iu përkulur me të njëjtin përkushtim vjellëndjellës si dikur Lulzim Bashës. Me telefon në dorë gati ia nxirrte sytē liderit vetëm që t’i binte në sy duke e përcjellë në FBook live tek lideri fliste.

E kam parë të flirtojë politikisht me Flamur Nokës, me Gaz B., edhe me ca të tjerë që kanë nga një çikë pushtet, vetëm për pak vëmendie politike. Me një llaf, ajo vdes - sikurse një personazhi im te “Kukullat nuk kanë Atdhe” - t’ia bëjë pushteti “screening” politik.

Dhe ngaqë e njoha, e di fort mirë përse politika shqiptare është sikurse është. Edhe Opozita po tē doni. Mjerim!

Foto: Lulzim Basha më zonjat kandidate për deputete në zgjedhjet parlamentare 2021

26/06/2024
26/06/2024

Të presësh që Edi Rama të luftojë korrupsionin është si t’i varësh ujkut mëlçitë në qafë.

Sa herë i plasin skandalet e korrupsionit, si rasti i tmerrshëm i onkologjikut, pushton ekranet duke u përbetuar se tani do të luftojë korrupsionin. E sa herë ndërmerr nisma gjoja kundër korrupsionit, më shumë para vidhen nga xhepat e shqiptarëve.

Përmes propagandës synon të bllokojë drejtësinë, që ajo të mos të trokasë në derën e tij dhe t’u shesë shqiptarëve sapunin për djathë, sikur të gjithë janë të korruptuar veç ai jo.

A ka shqiptar që beson se kur janë kapur me presh në duar zëvendës kryeministri i korruptuar, ministra të korruptuar, kryebashkiak të korruptuar, drejtorët e përgjithshëm të korruptuar, drejtorët e bashkive të korruptuar, të gjithë të korruptuar, vetëm Edi Rama është i pakorruptuar?!

Të gjitha fijet e korrupsionit lidhen pas karrikes së tij, prandaj atij i duhet dëshpërimisht të kontrollojë SPAK, e për këtë përdor aleatët që ndajnë të njëjtin hall me të.

Nëse vërtetë do të ishte për luftë kundër korrupsionit, fillimisht do të plotësonte kërkesat e SPAK, dhe për këtë ka propozimet tona, që me urdhër të tij janë kyçur në sirtaret e Kuvendit.

Me vepra Edi Rama është kampioni i korrupsionit, mbrojtësi më i fuqishëm i aferave korruptive dhe i promovimit të të korruptuarve.

Sot ka një rrugë për të luftuar korrupsionin, të mbështetet dhe fuqizohet SPAK. Të tjerat janë shfaqje elektorale, për të pastruar imazhin e nxirrë nga gjëmat që kanë shpopulluar vendin.

Shqipëria meriton më shumë!

26/06/2024

Ferra nga F(t)erra

dhe vuajerizmi mediokër opozitar 🥸

Unë jam njeri institucional dhe jo fugë politike. Do të iki kur duhet ikur si politikane institucionale.

Të paktēn nuk justifikoheni dot më që po bashkoni Opoziën.

Opozitën e bashkojnë njerëz me zemër, jo Salierët politikë të rritur hijeve, e qē vrasin hije.

Sa për opozitën time personale, é kanë parë dhe e vendosin shqiptarët.

I sfidoj meraklijtë politikë: hapni listat me Shqipërinë një zonë në votimet 2025!

Le të na gjykojnë shqiptarët vetë kë duan ose jo deputetë. Çështja është se skakierën e pritshme politike amorale, vetēm amoralët nuk e shohin.

26/06/2024

për JETËN! Nuk mjaftojnë më vjedhja dhe
abuzimi.
Tani po na marrin JETËN! Sot ora 19:00, Ministria e Shëndetësisë.

26/06/2024

Banda në mjekësi është produkt i bandēs në politikë.

Asnjë dorëheqje deri tani, edhe pse ajo çfarë ka ndodhur në Onlologjik është krim kundër njerëzimit.

Po: Krim kundër njerëzimit!

Nuk ka asnjë dallim me persekutorët é diktaturës apo oficerët e Aushvicit. Është minore në numër por ç’njerëzore si akt.

24/06/2024

U prehsh në paqe Agim Doçi🙏.
Emrat e mëdhenj si ti, mbeten të paharruar me punën e tyre.

Njerëzit e mëdhenj duhet të vlerësohen sa janë në jetë, por mesa duket në këtë vend kampionëve te sportit, të fjalës, të artit, etj, u thuren elozhe kur nuk janë më🥲. E dhimbshme!

Address

Lagjja “Tafil Skëndo”
Stalin
5301

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Lidhja Demokratike e Gruas, Dega Kuçovë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share