Fshati Ticë

Fshati Ticë Ticë, Skënderaj

👏👏👏
25/03/2026

👏👏👏

24/03/2026

Epopeja e Dukagjinit

Data 24 mars 1998, shënon fillimin e zgjerimit të rezistencës së armatosur në Kosovë, pas asaj të Prekazit. Në këtë datë, sot 28-vite më parë, i madh e i vogël i familjes Haradinaj në Gllogjan mbrojtën pragun e shtepisë në një luftë të pa barabartë dhe për jetë a vdekje. Në këtë betejë të ashpër, forcat serbe pësuan humbje të mëdha, ndersa nga tanët ranë dëshmor Agron e Gazmend Mehmetaj dhe Himë Haradinaj si dhe u plagos komandanti i ZO të Dukagjinit, Ramush Haradinaj.
Për trajtimin e këtyre plagëve, po atë natë u përkujdes Dr. Fadil Beka, i cili i shoqëruar nga Kadri Veseli, Sokol Bashota e Sinan Bashota udhëtuan në relacionin Ticë - Jabllanicë, në një rrugë shumë të vështirë për në shtëpinë e dajës së Ramush*t, Lahi Brahimaj. Trajtimin e këtyre plagëve Dr. Fadili e bëri pa anestezion e me mjete të pakta, ndersa komandanti e përballoi mjaft mirë këtë intervenim kirurgjik.

Respekt pa fund dhe mirënjohje për të gjithë ata që sakrifikuan për lirinë tonë.

Themelimi i Ambulancës së Parë të Ushtrisë Çlirimtare të KosovësData 28.02.1998 shënon fillimin e luftës së armatosur në...
28/02/2026

Themelimi i Ambulancës së Parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Data 28.02.1998 shënon fillimin e luftës së armatosur në Kosovë. Në këtë ditë, sot 28 vite më parë, në vendin e quajtur të “6 lisat" në Likoshan u ballafaqua një njesit i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me forcat serbe. Pas humbjes nga ky ballafaqim, serbët u larguan kokëulur, por u kthyen sërish për ta shfryer mllefin ndaj popullatës civile, me ç'rast vranë dhe masakruan 24 ushtarë dhe civilë shqiptarë në fshatrat Çirez dhe Likoshan.
Në ballafaqim me serbët u plagosën tre ushtarë të dalluar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Sabit Geci, Sabit Lladrofci dhe Musë Jashari. Disa prej ushtarëve tanë, siç ishin Rasim Kiçina, Jahir Hajdari e pa dyshim aty nuk mungoj as Komandanti Legjendar Adem Jashari, i tërheqin të plagosurit nga zona e luftës në një vend me të sigurt, në odën e dr. Fadil Bekës në Ticë. Aty u mjekuan të plagosurit e kësaj beteje, por edhe shumë të tjerë të plagosur në zona të ndryshme të luftës dhe shumë civilë.
Prandaj, kjo datë përveç tjerash shënon institucionalizimin e mjekësise ushtarake në krye me dr. Fadil Bekën, i cili natyrisht u ndihmua nga shumë mjekë, disa nga të cilët tani dëshmorë, nga shumë infermierë e furnizues barnash dhe personel tjetër shëndetësor anëkend Kosovës. Ky institucionalizim u shtri pastaj në të gjitha zonat e luftës. Përveç si ambulancë, kjo odë shërbeu edhe si shtab ushtarak sepse aty frekuentuan emrat më eminentë të luftës dhe aty u morën vendime të rëndësishme për rrjedhat e mëtejme të luftës.
Kontributi i sektorit të shëndetësisë paraqet njërën nga hallkat shumë të rëndësishme të zingjirit të gjatë të sakrificave të popullit tonë për liri dhe si e tillë kjo sakrificë duhet të shënohet e kujtohet me respekt.

Njoftim mortor:Bashkëvendas, Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se sot, në moshën 69-vjeçare, ka ndërruar jetë, Hajzer M...
27/02/2026

Njoftim mortor:

Bashkëvendas,
Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se sot, në moshën 69-vjeçare, ka ndërruar jetë, Hajzer Mustafa nga Plluzhina.

I ndjeri tërë jetën punoj në shërbim të qytetarëve të Skënderajt. Ishte i urtë, i respektueshëm, i gatshëm të shtrijë dorën e ndihmës kujtdo që kishte nevoje.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër, në orën 15:00, në varrezat e fshatit Plluzhinë, Komuna e Skenderajt.

Zoti e mëshiroftë të ndjerin dhe e shpërbleftë me Xhenet!

17/02/2026
👏👏
09/02/2026

👏👏

NJË KOHË QË NUK HARROHET 🇽🇰

Kadri Veseli në Ticë, pranë familjes së dëshmorëve Ismet dhe Gani Uka
Respekt dhe mirënjohje për sakrificën supreme për lirinë e Kosovës.

Urime Dita e Veteranit!
30/12/2025

Urime Dita e Veteranit!

Florian Beka bën betimin si asamblist i ri në Kuvendin Komunal të Prishtinës. Ai shkruan në faqën e tij në facebook:“ BE...
09/12/2025

Florian Beka bën betimin si asamblist i ri në Kuvendin Komunal të Prishtinës. Ai shkruan në faqën e tij në facebook:

“ BETOHEM, për ty Prishtinë! “

21/11/2025
Njoftim mortor:Me pikëllim njoftojmë bashkëvendësit dhe miqtë se ka ndërruar jetë njeriu i mirë, i urtë dhe punëtor, Sha...
11/11/2025

Njoftim mortor:

Me pikëllim njoftojmë bashkëvendësit dhe miqtë se ka ndërruar jetë njeriu i mirë, i urtë dhe punëtor, Shaban Ramadan Hasani nga Tica.

Varrimi i të ndjerit bëhët nesër më datë 12.11.2025 me fillim nga ora 14:00, në varrezat e fshatit Ticë.

Zoti e mëshiroftë, inshaAllah!

Address

Ticë
Skënderaj
38000

Telephone

049195280

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Fshati Ticë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share