Malësia ne zemrat tona

Malësia ne zemrat tona Kjo faqe eshte per te treguar sa e bukur eshte Malësia ! Malësia e Kelmendit shtrihet në skajin verior të Alpeve Shqiptare. i urtë, i thjeshtë, i mirë.

Në kuptimin etnografik, fisi i Kelmendit bën pjesë në malet e Malësisë së Madhe. Sipas shtrirjes së vjetër fisnore Kelmendi kufizohet me Hotin, Kastratin dhe Shalën në jug, me Gash e Krasniqe në lindje, kurse me Vasojeviçët, Kuçin, Triepshin dhe Gruden në veri. Banorët e këtij fisi, banojnë kryesisht rreth dy burimeve të lumit Cem, Vuklit dhe Selcës dhe lumit të Vermosh*t. Komuna e Kelmendit sot k

a 6344 banorë, të përqendruar në fshatrat : Vermosh, Lëpushë, Selcë, Tamarë, Brojë, Kozhnja, Nikç, dhe Vukël. Emri këtij fisi vjen nga fjala latine clemens-(tis), dmth. Këtë emërtim të natyrës së njeriut, më vonë e gjejmë si emër personal, Clemens. Ndër shkrimet e studiuesve të huaj e gjejmë në forma të ndryshme fonetike "Klemnti", "Klimenti", "Clementiner" etj. kurse në gjuhën shqipe "Klmen-Klmente"3) gjegjësisht "Kelmendi". Për herë të parë, në kuptimin e sotëm, si emër personal, e takojmë tek zëvendësi i tretë i Shën Pjetrit Papa Klementi e I-rë (90-101), cili duke predikuar fjalën e Krishtit ndër paganë, u martirizua. Kelmendasit këtë e kanë mbajtur për Shenjt, dhe mbrojtës të fisit në tërë historinë e tyre duke ia kushtuar njëherit edhe tempujt e lutjes ndër kisha. Për këtë arsye kelmendasit në mënyrë të veçantë i nderonin papët e Romës. Këtë gjë na e dëshmon në një relacion për kelmendasit dërguar Selisë së Shenjte në vitin 1636, nga At Bonaventura. Ai shkruan se kur se serbët e fesë ortodokse, të ardhur në tokat kelmendase për të shpëtuar nga barbarizmat e ushtrisë turke, filluan ta fyenin papën, këta të fundit i kërcënuan se do t´i përzinin nga territori i tyre fisnor. Si toponim, ky emër identifikohet me emrin e kështjellës bizantine "Klementiana", të cilën e përmend historiani i epokës Justiniana Prima (527-565), Prokopie i Cezaresë. Sipas historianit serb Vladislav Popoviq, kjo kështjellë duhet të këtë qenë e vendosur ndër viset e Kelmendit, ose në veri të liqenit të Shkodrës. Kurse për Sufflay-n kjo fortesë duhet të këtë qenë në rrugën romake Shkodër - Prizren, tek dogana e Shpëtimit Shenjtë (Svetog Spasa).

01/07/2025

😍

😍🇦🇱
19/07/2022

😍🇦🇱

22/06/2022
08/08/2021

🇦🇱

Logu Bjeshkve 👋🏻
08/08/2021

Logu Bjeshkve 👋🏻

😍
31/05/2021

😍

jama 🏔🏕😍
28/05/2021

jama 🏔🏕😍

Address

Shkodër
4003

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Malësia ne zemrat tona posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share