09/06/2025
📈 "ANALIZA E PUNËS SË GJYKATËS GJATË VITIT 2024"
⚖ Zëvendëskryetarja e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, zj. Egla Mirashi, më datë 05.06.2025 prezantoi përpara trupës gjyqësore të kësaj gjykate si dhe të ftuarve që morën pjesë, "Analizën e punës së Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër gjatë vitit 2024".
📝 Përveç trupës gjyqësore të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër në prezantimin e "Analizës së punës së gjykatës gjatë vitit 2024", si faktorë të rëndësishëm të bashkëpunimit ndërinstitucional morën pjesë edhe përfaqësues të institucioneve me rol interaktiv në veprimtarinë administrativo-gjyqësore të gjykatës.
🤝 Ne kuadër të këtij bashkëpunimi, në prezantimin e kësaj analize morën pjesë Kryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor z. Ilir Rusi, si dhe Drejtuesi i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër z. Albert Murçaj.
📊 Në këtë analizë të punës së gjykatës gjatë vitit 2024 u trajtuan treguesit që lidhen me performancën në menaxhim dhe në vendimmarrje, si dhe tregues që lidhen me tendencën e punës së gjykatës gjatë këtij viti.
🖥 Gjithashtu, u trajtuan aspekte që lidhen me infrastrukturën, teknologjinë dhe shërbimet administrative të ofruara nga ana e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, elementë këta që vlerësohen gjithashtu të kenë ndikim në performancën e gjykatës.
🖋 Pos analizës së punës së përditshme dhe evidentimit të përmirësimeve apo arritjeve, u tregua vëmendje e veçantë ndaj sfidave dhe problematikave të hasura gjatë veprimtarisë administrativo-gjyqësore, sidomos për shkak të ngarkesës së madhe të punës me të cilën po përballet aktualisht gjykata me qëllim shmangien e tyre dhe ofrimin e një shërbimi sa me të drejtë, efektiv dhe të shpejtë përdoruesve të gjykatës, si dhe sfidat e hasura dhe tashmë të tejkaluara për shkak të transferimit të gjykatës pranë godinës së Ish-Gjykatës së Apelit Shkodër, si rezultat i Implementimit të Hartës së Re Gjyqësore.
🙂 Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, shpreh gatishmërinë dhe angazhimin maksimal në qasjen gjithnjë e më të lartë të performancës së veprimtarisë së saj.
Në përmbyllje, gjykata vlerëson rolin interaktiv te institucioneve pjesëmarrëse në këtë takim, të administrates gjyqësore, si dhe inkurajon trupën gjyqësore dhe administratën e kësaj gjykate për arritje dhe përmirësime të tjera në vijim.