Njesia Administrative Postribë

Njesia Administrative Postribë Faqja zyrtare e
Njesia Administrative Postribë
Bashkia Shkodër
Administrator: Avenir Çelaj

🇦🇱 80 VJET NGA LËVIZJA ANTIKOMUNISTE E POSTRIBËS 🇦🇱09 Shtator 1946 – 09 Shtator 2026Sot përkujtojmë me respekt dhe nderi...
09/09/2026

🇦🇱 80 VJET NGA LËVIZJA ANTIKOMUNISTE E POSTRIBËS 🇦🇱
09 Shtator 1946 – 09 Shtator 2026

Sot përkujtojmë me respekt dhe nderim 80-vjetorin e Lëvizjes Antikomuniste të Postribës, një nga ngjarjet më të dhimbshme dhe njëkohësisht më të rëndësishme të historisë së qëndresës antikomuniste në Shqipëri.

Më 9 shtator 1946, bijtë e Postribës dhe të trevave përreth u ngritën për të mbrojtur lirinë, dinjitetin, pronën dhe të drejtën për të jetuar të lirë.

Kjo ngjarje u pasua nga represioni i egër i regjimit komunist, me arrestime, burgosje, pushkatime dhe persekutime ndaj shumë familjeve.

Sot kujtojmë me nderim të gjithë ata burra dhe familje që sakrifikuan për lirinë.

Historia nuk duhet harruar.
Ajo duhet treguar brez pas brezi, që sakrifica e tyre të mbetet gjithmonë pjesë e kujtesës sonë kombëtare.

Postriba nuk harron!
Lavdi dhe nderim për të gjithë të rënët dhe të persekutuarit! 🇦🇱

07/09/2026

Një falënderim i veçantë për të gjitha strukturat e Bashkisë Shkodër dhe strukturat qendrore, për gatishmërinë, angazhimin dhe punën e palodhur në përballimin e situatës.

Një mirënjohje të veçantë për Kryetarin e Fshatit Myselim, z. Isref Velija, si dhe për të gjithë banorët e Myselimit, të cilët kanë qenë krah për krah me ne, duke dhënë maksimumin e tyre në çdo moment.

🤝 Falë bashkëpunimit, solidaritetit dhe angazhimit të përbashkët, arritëm të bëjmë më të mirën për të shmangur dëmet në njerëz, banesa dhe bagëti.

Në momente të vështira, bashkimi dhe solidariteti i komunitetit janë forca jonë më e madhe.

❤️ Faleminderit nga zemra të gjithëve!
Postriba dhe banorët e saj janë gjithmonë një familje.

Ju lutem ta mirëmbajmë dhe mos te kalojmë me mjete qe e degradojnë uren 👏🤝
10/08/2026

Ju lutem ta mirëmbajmë dhe mos te kalojmë me mjete qe e degradojnë uren 👏🤝

Me dhimbje të thellë morëm lajmin për tragjedinë e rëndë që i mori jetën një nëne dhe dy fëmijëve të saj në fshatin Domë...
29/07/2026

Me dhimbje të thellë morëm lajmin për tragjedinë e rëndë që i mori jetën një nëne dhe dy fëmijëve të saj në fshatin Domën. Një dhimbje që nuk prek vetëm familjen, por trondit mbarë komunitetin tonë.

Në këto çaste të vështira, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe të afërmve. Lutem që Zoti t’i mëshirojë të ndjerët, t’i pranojë në Xhenetin e Tij dhe t’u japë forcë e durim atyre që mbeten për ta përballuar këtë humbje të pazëvendësueshme.

Falënderim dhe mirënjohje për të gjitha strukturat e angazhuara në vendngjarje për përpjekjet e tyre.

24/07/2026

Drishti Legjendar 😍🤩

11/07/2026

🤩😍

Kënaqësi e veçantë të isha i pranishëm në ceremoninë e diplomimit të maturantëve tanë. Urime të gjithë maturantëve për k...
30/06/2026

Kënaqësi e veçantë të isha i pranishëm në ceremoninë e diplomimit të maturantëve tanë. Urime të gjithë maturantëve për këtë arritje të rëndësishme! Ju uroj suksese të pafundme në rrugëtimin tuaj të ri, realizimin e ëndrrave dhe një të ardhme të ndritur. Krenar për brezin e ri të Postribës! 🎓🤩
Me Respekt
Administratori
Avenir Çelaj

Gëzuar Kurban Bajramin ! 🤩🎊🎉🥮
26/05/2026

Gëzuar Kurban Bajramin ! 🤩🎊🎉🥮

Një mundësi shumë e mirë për të gjithë të rinjtë që dëshirojnë të bëhen pjesë e Forcave të Armatosura! 🇦🇱Qendra e Person...
31/03/2026

Një mundësi shumë e mirë për të gjithë të rinjtë që dëshirojnë të bëhen pjesë e Forcave të Armatosura! 🇦🇱

Qendra e Personel Rekrutimit ka hapur aplikimet për ushtarë/detarë aktivë.
Nëse ke dëshirë për të shërbyer vendit, për të ndërtuar një karrierë të sigurt dhe me disiplinë, kjo është mundësia jote.

📌 Apliko online ose pranë zyrave të rekrutimit në qarkun tuaj.
📌 Informohu për kriteret dhe dokumentacionin e nevojshëm.

Mos e humb këtë shans për të ndërtuar të ardhmen tënde! 💪

Address

Mes
Shkodër

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Njesia Administrative Postribë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share