Partia Socialiste Shkoder

Partia Socialiste Shkoder Faqja zyrtare e Partisë Socialiste Shkodër.

3️⃣5️⃣ 🌹vite histori, sakrifica, përkushtim dhe besim tek vlerat që na bashkojnë.Sot, në 35-vjetorin e Partisë Socialist...
31/05/2026

3️⃣5️⃣ 🌹vite histori, sakrifica, përkushtim dhe besim tek vlerat që na bashkojnë.

Sot, në 35-vjetorin e Partisë Socialiste të Shkodrës, u mblodhëm së bashku për të nderuar rrugëtimin e gjatë të qindra e mijëra socialistëve që me punën, idealet dhe kontributin e tyre kanë shkruar një pjesë të rëndësishme të historisë sonë politike dhe shoqërore.

Në praninë e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste, z. Blendi Klosi, dhe Drejtuesit Politik të Qarkut Shkodër, z. Enea Karakaçi, shprehëm mirënjohjen më të thellë për ata që kanë qenë pjesë e këtij udhëtimi, që në ditët më të vështira e deri tek sukseset e sotme.

Çdo certifikatë mirënjohjeje e ndarë sot ishte më shumë se një vlerësim; ishte një falënderim për besnikërinë, sakrificën dhe dashurinë ndaj familjes sonë të madhe socialiste.

Historia e Partisë Socialiste në Shkodër nuk është thjesht historia e një force politike. Është historia e njerëzve që besuan, që punuan dhe që nuk u dorëzuan kurrë përballë sfidave. Është historia e grave dhe burrave që vendosën interesin e komunitetit mbi gjithçka tjetër.

Me respekt për të kaluarën, krenari për të tashmen dhe besim tek e ardhmja, vijojmë përpara më të bashkuar, më të fortë dhe më të vendosur për t’i shërbyer qytetarëve dhe për të çuar përpara vizionin tonë për një Shkodër dhe një Shqipëri më të zhvilluar.

Gëzuar 35-vjetorin e Partisë Socialiste të Shkodrës! 🌹♥️

🌙 Partia Socialiste ju uron nga zemra Gëzuar Kurban Bajramin!Qoftë kjo ditë e shenjtë një moment paqeje, solidariteti dh...
27/05/2026

🌙 Partia Socialiste ju uron nga zemra Gëzuar Kurban Bajramin!

Qoftë kjo ditë e shenjtë një moment paqeje, solidariteti dhe begatie për çdo familje shqiptare. Me më shumë mirësi, bashkim dhe shpresë, të vijojmë së bashku për një të ardhme më të mirë për të gjithë.

Në vijimësi të turit të takimeve në ZAZ 2, ndalesa e radhës ishte në Njësinë Administrative 📍Postribë, ku së bashku me D...
24/05/2026

Në vijimësi të turit të takimeve në ZAZ 2, ndalesa e radhës ishte në Njësinë Administrative 📍Postribë, ku së bashku me Drejtuesin Politik, Kryetarin e Bashkisë, deputeten dhe kryetarët e Partisë Socialiste zhvilluam takime me strukturat dhe mbështetësit e PS. 🤝🌹

Diskutuam mbi organizimin në terren, komunikimin me qytetarët dhe rëndësinë e një pune të përditshme pranë komunitetit, për të qenë sa më afër çdo familjeje dhe çdo shqetësimi të tyre.

Me energji pozitive, bashkëpunim dhe frymë skuadre, vijojmë përpara në rrugën tonë të përbashkët. 🚀

📍 Në vijim të takimeve me organizatat socialiste në Njësinë Administrative Rrethina, Drejtuesi Politik, së bashku me Kry...
24/05/2026

📍 Në vijim të takimeve me organizatat socialiste në Njësinë Administrative Rrethina, Drejtuesi Politik, së bashku me Kryetarin e Bashkisë, deputeten dhe kryetarët e Partisë, zhvilluan bashkëbisedime me strukturat dhe mbështetësit e PS 🤝🌹

Gjatë takimeve u diskutua mbi organizimin në terren, forcimin e bashkëpunimit mes strukturave dhe angazhimin për të qenë sa më pranë komunitetit dhe çdo familjeje.

Me përkushtim, energji dhe frymë skuadre, vijojmë punën për të çuar përpara objektivat tona dhe për t’i shërbyer qytetarëve çdo ditë më mirë.

Në përfundim të procesit të zgjedhjeve në Organizatat Socialiste 🌹 të Njësisë Administrative 📍 Bërdicë, Drejtuesi Politi...
23/05/2026

Në përfundim të procesit të zgjedhjeve në Organizatat Socialiste 🌹 të Njësisë Administrative 📍 Bërdicë, Drejtuesi Politik së bashku me Kryetarin e Bashkisë, deputeten e zonës dhe kryetarët e Partisë zhvilluan një analizë të këtij procesi, si edhe një takim prezantues me kryetarët e rinj të OS-ve.

Gjatë bashkëbisedimit u diskutua mbi investimet e realizuara në zonë, problematikat që shqetësojnë komunitetin, si dhe prioritetet për punën që na pret në vijim.

Me energji të reja, frymë bashkëpunimi dhe angazhim të përbashkët, do të vijojmë të jemi pranë çdo banori për të çuar përpara projektet dhe zhvillimin e mëtejshëm të Bërdicës. 🤝🌹

22/05/2026

🏛️ Deputetja Xhenis Çela në fjalën e saj në Parlament u fokusua në Qarkun e Shkodrës dhe në diskutimet për projektin “Porta e Alpeve” ⛰️

Shkodra meriton më shumë investime, më shumë zhvillim dhe më shumë mundësi për të rinjtë “Porta e Alpeve” duhet të jetë një projekt për qytetarët dhe për të ardhmen e veriut 🇦🇱

📍 Shkodra është porta europiane e Alpeve shqiptare!

22/05/2026

MIRËMËNGJES🇦🇱☀️🇪🇺

Thanë negociatat u bllokuan.
Thanë Shqipëria u ndëshkua.
Thanë Europa u zgjua dhe narkoregjimi u zbulua.

U lëshuan rrugëve me molotovë, për ta djegur Shqipërinë në sytë e të huajve. U lëshuan nëpër Europë me thasë balte e llumi, për ta zhgarravitur Shqipërinë në sytë e të huajve. U gënjyen si gjithnjë nga mendja e tyre dhe gënjyen edhe ata gjithnjë e më të paktë, që shkojnë me atë mendje.

Humbën përsëri. Dhe Shqipëria përsëri fitoi🇦🇱😍🇪🇺

Më 26 maj në Bruksel, Konferenca Ndërqeveritare Shqipëri - BE vulos me sukses fazën hyrëse dhe çel fazën përmbyllëse të negociatave të anëtarësimit. Sepse ndryshe nga si e përflasin ditë e natë ata që gjithnjë humbasin në fund, Shqipëria Europiane që po ndërtojmë është një histori suksesi, e cila shkruhet me vizion, punë e përkushtim, hap pas hapi, e në fund gjithnjë fiton🇦🇱💪🇪🇺

Kjo është një tjetër ditë krenarie për Shqipërinë, për skuadrën tonë të madhe, për të gjitha repartet e saj në çdo pjesë të fushës së përgjegjësive publike, për shumicën parlamentare, për qeverinë, për institucionet e pavarura, e sigurisht për ata që i përfaqësojnë ato në tryezën e negociatave për Shqipërinë 2030 në BE🇦🇱🙏🇪🇺

Urime të gjithëve e mbi të gjitha faleminderit çdo shqiptari e shqiptareje, që na beson e na mbështet në rrugën e këtij misioni historik🇦🇱🫶🇪🇺

Forca Shqipëria🇦🇱🦅🇪🇺

🏛️Deputeti Onid Bejleri mbajti sot fjalën e tij në Parlament. Gjatë kësaj seance u prezantua për ratifikim projekti “Por...
21/05/2026

🏛️Deputeti Onid Bejleri mbajti sot fjalën e tij në Parlament.
Gjatë kësaj seance u prezantua për ratifikim projekti “Porta e Alpeve”, një investim prej 100 milionë eurosh, ku 50 milionë euro financohen nga Banka Europiane e Investimeve, projekt nga i cili përfiton drejtpërdrejt qarku i Shkodrës.

Ndër projektet kryesore të parashikuara janë:

• Rikualifikimi i bulevardit kryesor të Shkodrës, nga Xhabija deri tek sheshi “Ish 5 Heronjtë”
• Rruga e re hyrëse në Velipojë, nga kryqëzimi i Baksit deri në plazh
• Sistemi i ri i transportit publik me mjete elektrike
• Rruga e biçikletave përgjatë liqenit dhe Bunës, nga Malësia e Madhe deri në Velipojë
• Restaurimi i muzeumeve dhe godinave historike të qytetit, si Bashkia, Prefektura dhe Shtëpia e Oso Kukës

Si dhe një sërë projektesh të tjera me ndikim në zhvillimin urban, ekonomik dhe turistik të Shkodrës.

Në fund të fjalës së tij, deputeti Onid Bejleri u bëri thirrje edhe deputetëve demokratë të Shkodrës që të votojnë pro marrëveshjes, për të mirën e Shkodrës sonë ❤️

Ministri Enea Karakaçi ka njoftuar sot, pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, miratimin e masës subvencionuese prej ...
13/05/2026

Ministri Enea Karakaçi ka njoftuar sot, pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, miratimin e masës subvencionuese prej 50 lekësh për litër për të gjitha shoqëritë e transportit publik qytetas, ndërqytetas dhe rrethqytetas.

Sipas tij, kjo masë do të nisë zbatimin duke përfshirë periudhën që nga muaji mars, kohë që përkon edhe me fillimin e efekteve të krizës në sektorin e hidrokarbureve.

“Kjo është një mbështetje konkrete për të mbrojtur transportin publik dhe për të qenë pranë qytetarëve, pavarësisht situatave të vështira të ndikuara nga zhvillimet globale”, u shpreh ministri.

05/05/2026

Në fjalën e mbajtur në Kuvend, deputetja e Shkodrës, Marjana Koçeku, ngriti shqetësimin për zonën e Gurit të Zi, duke kërkuar ndërhyrje sa më të shpejtë në përmirësimin e infrastrukturës dhe të rrjetit energjetik ⚡🚧, si një nevojë emergjente për banorët e kësaj zone.

Address

Shkodër
4001

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Partia Socialiste Shkoder posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Partia Socialiste Shkoder:

Share