Qendra Rinore Atelie

Qendra Rinore Atelie Qendra Rinore “Atelie” është shërbim publik i Bashkisë Shkodër dedikuar rinisë dhe nxë ve

07/03/2026
07/03/2026
Në ambientet e Qendrës Rinore Atelie, patëm kënaqësinë të mirëprisnim prezantimin e kauzës për krijimin e një Qendre Pub...
27/02/2026

Në ambientet e Qendrës Rinore Atelie, patëm kënaqësinë të mirëprisnim prezantimin e kauzës për krijimin e një Qendre Publike Multifunksionale për Rininë në Shkodër, një iniciativë e ndërtuar nga vetë të rinjtë dhe e prezantuar para përfaqësuesve të Bashkisë Shkodër. 📄

Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të projektit “Zëri i të rinjve në vendimmarrje: Angazhimi politik dhe qytetar”, realizuar nga Qendra AURA me mbështetjen financiare të Agjencisë Kombëtare të Rinisë.

Diskutimi u karakterizua nga dialog i hapur dhe konstruktiv, duke vënë në qendër nevojën për hapësira gjithëpërfshirëse që fuqizojnë zhvillimin teknologjik, kreativ dhe profesional të të rinjve, me fokus të veçantë tek vajzat dhe grupet me mundësi të kufizuara.

Ne besojmë se kur të rinjtë dëgjohen dhe mbështeten, ata ndërtojnë zgjidhje reale për komunitetin. Jemi krenarë që shërbyem si një hapësirë dialogu, bashkëpunimi dhe pjesëmarrjeje aktive. 👏🏻

Guximi për të nisur, është hapi që ndryshon gjithçka. Me këtë frymë nis edhe episodi i parë për këtë vit në “Ta tham n’S...
24/02/2026

Guximi për të nisur, është hapi që ndryshon gjithçka.

Me këtë frymë nis edhe episodi i parë për këtë vit në “Ta tham n’Shkodër”, një rikthim i fuqishëm, me një të ftuar që e ka jetuar vetë domethënien e fillimit nga e para dhe ndërtimit të rrugës me vendime të guximshme.

Këtë herë mirëpresim Blendi Salaj, një nga zërat më të njohur të medias shqiptare.
Nga largimi drejt SHBA-së në vitin ’97, studimet në Shkenca Komunikimi dhe eksperienca me The New York Times, te rikthimi në Shqipëri për të kontribuar në media dhe sot autor e moderator i Wake Up në Top Channel dhe Top Albania Radio, Blendi do të ndajë një rrëfim të sinqertë për sfidat, vendimet e guximshme dhe mësimet që e formësuan.

Një bisedë që synon të zgjojë ambicien, të ndezë motivimin dhe të frymëzojë të rinjtë shkodranë të besojnë më shumë te vetja dhe te ëndrrat e tyre.

📍 27 Shkurt | 12:30 | Kinema Republika

Një sezon i ri. Një energji e re. ⭐️

Gjenerata e gjelbër fillon me ne! 💚🌱Një pemë sot është një premtim për të nesërmen. Të rinjtë e Act4Shkodra po tregojnë ...
23/02/2026

Gjenerata e gjelbër fillon me ne! 💚🌱

Një pemë sot është një premtim për të nesërmen. Të rinjtë e Act4Shkodra po tregojnë se ndryshimi nuk është thjesht ide, është veprim.

Nëse dëshiron një qytet më të pastër, më të gjelbër dhe më të gjallë, eja edhe ti të lësh gjurmën tënde.

📍 24 shkurt
🕚 Ora 11:00
📌 Rruga “Isuf Sokoli”

Sepse e ardhmja nuk pret, e ndërtojmë bashkë. 🫶🏻🌍

Topi rikthehet në fushë! 💥Java e re e “Shkodra Youth Cup” na gjen sërish me përballje futbolli në datat 23, 25 dhe 26. T...
22/02/2026

Topi rikthehet në fushë! 💥

Java e re e “Shkodra Youth Cup” na gjen sërish me përballje futbolli në datat 23, 25 dhe 26. Tre ditë që premtojnë spektakël dhe emocione pa fund!

Skuadra, bëhuni gati. Tribuna, ngrini zërin.
Na presin ndeshje që nuk duhen humbur! 🫠

🫶🏻

Sot “Shkodra Youth Cup” vazhdoi me përballjet e para në volejboll:⚪️ Atë Pjetër Meshkalla 2-0 Adem Haxhija⚪️ Shejnaze Ju...
16/02/2026

Sot “Shkodra Youth Cup” vazhdoi me përballjet e para në volejboll:

⚪️ Atë Pjetër Meshkalla 2-0 Adem Haxhija

⚪️ Shejnaze Juka 0-2 Maarif

Dy ndeshje të bukura, me lojë të organizuar dhe shpirt gare nga të gjitha ekipet 👏
Çdo pikë e fituar po e bën këtë kampionat edhe më interesant.

Vazhdojmë… 😉🏆

🫶🏻

Address

Rruga Drive Selaudin Bekteshi
Shkodër
4001

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Qendra Rinore Atelie posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Qendra Rinore Atelie:

Share