PAA Shkodër

PAA Shkodër Vizioni Ynë
"Një Shqipëri me të ardhme të sigurtë ,
zhvillim të qëndrueshëm rural dhe urban"

28/08/2022

Arritja e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, është një pikënisje e sukseshme jo vetëm për popullin e Kosovës por dhe në tërësinë e stabilitetit dhe paqes në Rajonin tonë.

Diplomacia dhe maturia e SHBA -së dhe BE-së bëri më në fund të mundur, firmosjen e marrëveshjes për dokumentat identifikues në nivelin e zbatueshmërisë së tyre. 

Kjo është një fitore dhe një gëzim i madh për të gjithë ne.

Urime🇽🇰🇦🇱

15/07/2022

"Kriza e blegtorisë, çobanët po shesin bagëtitë dhe largohen në emigracion nga mungesa e subvencioneve"

Shtrenjtimi i çmimeve të lëndëve ushqyese për kafshët dhe mungesa e subvencioneve mbetet ndër arsyet kryesore që po detyron shumë blegtorë të braktisën bagëtitë dhe të largohen në emigracion.

Sipas të dhënave të INSTAT për 2021 në vend numri i dhive ishte 19,547 krerë më pak se në 2020 (rënia 3%), numri i deleve ishte 59,000 krerë më pak (5%) dhe i gjethëve 25,000 krerë më pak (-7%).
I tillë është rasti i Martin Tartaraj nga fshati Topojan i Këlcyrës që për shkak të pamundësisë financiarë për të përballuar koston e rritjes së bagëtive dhe mungesës së subvencioneve ka nxjerrë për sh*tje kopenë me 400 krerë dhi. I kontaktuar nga Monitor, Martin Tartaraj tha se e ka të pamundur të përballojë ushqimin për kopenë e dhive, ndërkohë që nga shteti nuk iu miratua aplikimi për subvencione.

Me skemat mbështetëse parashikohen subvencione direkte për fermat me jo më pak se 100 krerë dele dhe/ose dhi, në vlerën 1,200 lekë/krerë, por jo më shumë se 360, 000 lekë për subjekt.

“Këtë vit në muajin shkurt aplikova për të përfituar subvencione, por kërkesa nuk u miratua dhe nuk i di arsyet e refuzimit.

Ndërkohë që vjet në tokën tonë ngritëm një stallë me llamarina dhe drurë për kopenë e dhive, por u gjobitëm nga AKU me gjobë në vlerën e 1,400,000 lekëve.

Në zonën tonë dimri nis shumë herët dhe me çmimet e dyfishuara të lëndëve ushqyese të kafshëve e kemi të pamundur t’i përballojmë financiarisht blerjet.

Për të gjitha këto arsye jam i detyruar të nxjerr kopenë me 400 krerë dhi në sh*tje dhe të largohem në emigracion në Greqi apo Itali”, pohon 25-Martin Tartaraj thotë se aktualisht mbajtja e bagëtive është kthyer e paleverdishme, ndërsa më parë ai prodhonte 300 litra qumësht në ditë dhe shiste 400 krerë keca.

Ervin Resuli ekspert blegtorie thotë se ka shumë fermerë që po shesin bagëtitë e tyre dhe po largohen në emigracion. “Janë të shumtë rastet e fermerëve që po shesin bagëtitë dhe po largohen në emigracion, për shkak se prej vitesh ky biznes është me humbje.

Mbajtja e bagëtive për shkak të kostove të larta është kthyer e paleverdishme. Shteti duhet të ndërhyjë me politika subvencionuese për të frenuar emigrimin”, thotë

Largimi i fermerëve në emigracion po dëmton edhe industrinë e përpunimit të qumështit. Kompanitë përpunuese shprehen se prej muajsh janë në vështirësi të gjetjes së qumështit dhe çmimit të lartë për shkak të kostove të shtrenjtuara për mbajtjen e bagëtive.

Sipas të dhënave të INSTAT totali i qumështit të grumbulluar në 2021 ishte me rënie rreth 4% në raport me 2020, ndërsa grumbullimi i qumështit të lopës pësoi rënie 7%, i dhisë u rrit 8% dhe i deles u rrit 26%.

Monitor

09/07/2022

Të gjithë shqiptarëve muslimanë kudo që ndodhen, Gëzuar Kurban Bajramin.

07/07/2022
07/07/2022

Të dashur qytetarë të Shqipërisë!
Edhe pak orë na ndajnë nga një ngjarjen e rëndësishme, jo vetëm politike:

Një tubim qytetar kundër një qeverisjeje të keqe që ka rrënuar vendin dhe popullin.

Ne jemi shumë të qartë se një protestë nuk zgjidh asgjë, nuk e rrëzon qeverinë dhe nuk e ndalon dot valën e korrupsionit.

Por sot është e rëndësishme që ne të tregojmë vullnetin e popullit për të mos e pranuar të keqen si një gjë normale.

Të mos pajtohemi me vjedhjen dhe zhvatjen e atyre që zotërojnë pushtetin e që çdo ditë e thellojnë të ligën në trupin e këtij vendi.

Ne duhet te bashkojmë zemërimin, mosaprovimin, kundërshtimin tonë, të gjithë bashkë, për ti thënë një grupi njerëzisht që kanë zënë prej gryke një pupull të tërë, se Shqipëria nuk është pronë e tyre, as shqiptarët nuk janë skllevër të tyre.

Ndaj ejani dhe bashkohuni në 7/7 ora 7, në bulevardin e Tiranës.

03/07/2022

Të dashur të rinj, ejani në protestë, që asnjë qeveri të mos tallet më me ju!

Ne e dimë se sa i rëndë është zhgënjimi dhe mungesa e shpresës.

Ne e dimë sa sa fatale është për vendin tonë ikja e vazhdueshme e rinisë, pjesës më vitale të shoqërisë.

Ne jemi dëshmitarë të një degradimi që është duke pësuar sistemi arsimor, vit pas viti.

Qeveria po ndërton vërtet shkolla të reja, të bukura nga jashtë dhe moderne.
Por nga brenda arsimi është përkeqësuar. Provimet e maturantëve këtë vit e dëshmuan këtë gjendje.

Por, të dashur të rinj, kjo qeveri hipokrite, është edhe e frikësuar. Ajo nxitoi të frenojë protestën e maturantëve duke manipuluar provimet në një tjetër lëndë, për të mbytur zemërimin për tezat e provimeve të gjuhës dhe matematikës.

Dituria nuk është rubinet të cilin qeveria e mbyll dhe e hap sipas hallit të saj.

Arsimi duhet të bazohet mbi standarde dhe matja e njohurive( teza) duhet të bazohet mbi profesionalizëm.

Ndaj, ejani dhe ju bashkohuni në këtë protestë!!!
Nëse nuk dëshironi, mos mbani asnjë flamur partie, asnjë pankartë, por eja dhe ngrijë zerin, në mënyrë që as sot e as kurrë më, asnjë qeveri të mos tallet me të ardhmen tënde dhe të vendit tënd.

Protesto më datën 7 Korrik, Ora 19:00

30/06/2022

PAA, në datën 7 Korrik do të jetë në protestë!!!

✅ Ne do të jemi për të protestuar kundër krizës ekonomike që ka shkaktuar rritja zinxhir e çmimeve!

✅ Për dallimin e madh social, ku të varfërit bëhen edhe më të shumë, edhe më të varfër, e të pasurit bëhen më të pasur!

✅ Për fshatarët që punojnë në diell e në shi dhe nuk e konvertojnë dot punën dhe djersën në para!

✅ Për të rinjtë, që nga viti në vit zhgënjehen gjithnjë e më shumë nga një sistem arsimor që bëhet më i bukur nga jashtë, por më i kalbur nga brenda!

✅ Për mijëra njerëz që çdo vit detyrohen ta lënë vendin e tyre, sepse binden se nuk kanë të ardhme këtu!

✅ Do të protestojmë kundër korrupsionit, që rritet pa u ndalur!

✅ Kundër oligarkisë që ka zaptuar ekonominë e vendit!

✅ Kundër një mazhorance që e ka vënë institucionin e ligjvënies në shërbim të oligarkisë!

✅ Kundër politikës së inkriminuar që është bërë një me bandat!

✅ Kundër shtetit të korruptuar që është vënë në shërbim të qeverisë dhe mazhornacës së inkriminuar!

Nuk do të jemi atje për ta ndarë përcelat e politikës, të opozitës apo të pushtetit të nesërm!
Jo, do të jemi në protestë sepse e ndjejmë që ky vend ka nevojë ulëritëse për ndryshim

Ndaj eja edhe ti, kushdoqofsh!

30/06/2022

Kreu i PAA-së Agron Duka foli në MCN Live mbi protestën e 7 korrikut, duke theksuar se ajo nuk bëhet

23/06/2022

Jam plotësisht dakord me ty kryeministër !!!!
Jam plotësisht dakord me kryeministrin e vendit tim, kur tha në Bruksel se ne do të punojmë fort që ta ndërtojmë Europën në vendin tonë, meqe BE-ja nuk po na i hap negociatat.

Jam dakord edhe me “paralajmërimin” për të mos u dorëzuar: “Por ne shqiptarët nuk jemi aq të mirë sa të dorëzohemi bukur! Kështu që ne do të vazhdojmë dhe do të punojmë edhe më shumë për ta bërë Shqipërinë një anëtare të mirë të BE-së” - shkruan Rama në Tëitter.
Edhe unë kështu them!

Unë dhe PAA jemi gati të ofrojmë të gjithë mbështetjen tonë që të mos ndalemi në ambicjet tona për anëtarësimin në BE.

Ndaj unë propozoj:

-Tia fillojmë nga lufta kundër korrupsionit. Ta ndalojmë PPP-të misterioze, të luftojmë monopolet, tenderat e paracaktuar...

-Të mbështesim prodhimin vendas, tu bëhemi krahë njerëzve që punojnë e prodhojnë.

-Të rrisim pagat që punëtorët të mos ikin të punojnë në vendet fqinje duke fjetur nëpër stalla, por të punojnë tokën e tyre e të jetojnë në shtëpitë e tyre.

-Të ndalojmë degradimin e mjedisit

-Të bëjmë më shumë punë e me pak foto dhe postime në fb

-Në vend që tu tregojmë barcoleta fshatarëve, ti ndihmojmë me naftën, tu sigurojmë ujë dhe ti ndihmojmë të gjëjnë tregje për prodhimet e tyre.

Nëse bëjmë këto dhe shumë më shumë se kaq, unë them se vërtet mund ta ndërtojmë Europën edhe këtu.

21/06/2022

"Fermerët, më shumë dokumenta sesa naftë për bujqësinë"
Në pikun e punëve të sezonit, fermerët shqiptarë enden rrugëve për të marrë me pikatore naftën që u jep qeveria si subvencion.

Ja cfarë më shkruan një fshatar nga Armeni i qytetit të Vlorës:

- Naftë nuk kam marrë asnjëherë, se ka shumë procedura që nuk i plotësojmë dot.

Të duhen një vandak me fletushka dhe pastaj të vesh të falesh te zyrat juridike.

Unë banoj në Armen.
Një dokument i thjeshtë me një vulë dhe firmë nga kryeplaku ose komuna dhe e marr naftën në Armen.

Përse duhet të bredh rrugëve të Vlorës për naftën se kuptoj?!!!

Ça po flasin këta agallarët e PS ???
Kjo është kot, si e kanë ndarë naftën deri tani?!

PAA i bën edhe njëherë thirrje qeverisë të shkurtojë burrokracitë, pasi nafta fshatrave, për punët e sotme u duhet pikërisht sot, dhe jo pas një muaji.

Address

Shkodër

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when PAA Shkodër posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share