08/09/2026
Benet Beci
Që prej muajit mars, 11 gra, të punësuara si kujdestare sociale, janë çdo ditë pranë 23 të moshuarve që jetojnë vetëm në Shkodër. ❤️
Ato i ndihmojnë me punët e shtëpisë, përgatitjen e ushqimit, pazaret dhe nevojat e tjera të përditshme. Por kujdesi shkon përtej ndihmës praktike: është edhe prani, një bisedë, shoqëri dhe siguria se dikush është aty për ta.
Kësaj nisme i bashkohen edhe të rinjtë e Shkodrës përmes Act4Gjyshat, duke krijuar më shumë mundësi për shoqëri, komunikim dhe socializim. 🫶🏻
Një kujdes që bashkon brezat dhe u mundëson të moshuarve të vazhdojnë të jetojnë me më shumë siguri dhe dinjitet në shtëpitë e tyre.
Nëse je i ri dhe dëshiron të bëhesh pjesë e Act4Gjyshat dhe të kontribuosh në këtë nismë, mund të regjistrohesh këtu:
https://forms.gle/3azvifKyjCkb7hGd9
Sepse askush nuk duhet të ndihet vetëm. 🫂