Ne menyre te kordinuar harton program të vecantë për cdo individ apo grup që dërgohet
jashtë shtetit ose që vjen në Bashkinë e Shkodrës, ku përcakton hollësisht pritjet, vizitat,
shoqëruesit, përkthyesit, trajtimin me ushqim, fjetje etj dhe pasi merr pëlqimin e Kryetarit të
Bashkisë ose te ZvKryetareve, programi jepet për zbatim. Në bashkëpunim me Departamentin Juridik dhe me zyrat sipas fushave p
ërkatëse përgatisin
projekt-marrëveshje apo protokolle për probleme që do të trajtohen me të huajt të cilat sipas
rastit miratohen nga keshilli bashkiak. Njihet me kërkesat që vijnë nga jashtë, porositë që jep kryetari i bashkisë për to dhe
ndihmon seksionet apo zyrat përkatëse për plotësimin e detyrave që cakton kryetari. Mban lidhje me organe, organizata apo shoqata të huaja të akredituara në territorin e
bashkisë dhe i ndihmon ose kërkon ndihmën e tyre për probleme me interes të përbashkët. e. Çdo 6- mujor harton kalendarin e vizitave dhe veprimatrive në mardhënjet me jashtë, të cilin
i’a paraqet kryetarit të bashkisë për miratim. f. Çdo muaj përgatit një raport për kryetarin e bashkisë me informacion të detajuar për
veprimtaritë e organizuara në kuadrin e mardhënjeve me jashtë në të gjitha fushat duke i
dhënë përparësi atyre veprimtarive që janë parashikuar në marrëveshje të lidhura si dhe
probleme të tjera. Kryen detyra të tjera në kuadrin e mardhënjeve me jashtë të ngarkuara nga Kryetari i
Bashkisë.