12/06/2026
📢 Pjesëmarrja e Zyrës Vendore të Punësimit Shkodër në Panairin e Punësimit për Personat me Aftësi të Kufizuara
👉Zyra Vendore e Punësimit Shkodër mori pjesë në Panairin e Punësimit për Personat me Aftësi të Kufizuara, të organizuar nga Caritas Shqiptar në kuadër të projektit P.O.W.E.R. (People with Disabilities – New Opportunities for Work, Employability and Professional Rehabilitation), i zhvilluar në Berane, Mali i Zi.
🖲️Ky aktivitet mblodhi së bashku institucione publike, organizata të shoqërisë civile, përfaqësues të biznesit dhe persona me aftësi të kufizuara, me synim promovimin e mundësive për punësim, vetëpunësim dhe përfshirje sociale.
💼Gjatë aktivitetit, Zyra Vendore e Punësimit Shkodër prezantoi shërbimet dhe programet që ofron për mbështetjen e punësimit të personave me aftësi të kufizuara, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe krijimit të një tregu pune gjithëpërfshirës, ku secili individ ka mundësi të barabarta për të kontribuar dhe zhvilluar potencialin e tij.
🤝Falënderojmë Caritas Shqiptar për organizimin e këtij aktiviteti të rëndësishëm dhe për angazhimin e vazhdueshëm në promovimin e përfshirjes sociale dhe ekonomike të personave me aftësi të kufizuara.