14/09/2026
Pas 30 vitesh, u riktheva aty ku nisi pjesa kryesore e rrugëtimit tim ne arsim.
Në shkollën 9-vjeçare “Pashko Vasa”, ne ate banke, ne ate klase ku dikur isha nxënës, sot u ktheva me një emocion krejt tjetër, për të uruar vogëlushët që po hedhin hapat e parë në botën e dijes.
Mes buzëqeshjeve, kureshtjes dhe emocioneve të ditës së parë, u urova fëmijëve një vit të mbarë shkollor, plot dije, miqësi, ëndrra dhe suksese. 🎒📚
Dhe, si një kujtim i vogël për këtë ditë të madhe, dhurova për secilin prej tyre disa pajisje shkollore, me dëshirën që çdo fëmijë ta nisë këtë rrugëtim me gëzim dhe besim.
Shkolla mbetet një nga vendet më të bukura ku formohen ëndrrat. Të rikthehesh pas 30 vitesh në bankat ku ke mësuar, është një emocion që vështirë të përshkruhet me fjalë. Uroj nga zemra të gjithë nxënësit, mësuesit dhe prindërit për një vit të ri shkollor të mbarë, të suksesshëm dhe plot dije!
Le të jetë ky një vit ku çdo fëmijë të ketë mundësinë të mësojë, të ëndërrojë dhe të besojë te vetja. 📚 Suksese, vogëlushë!
Rruga juaj sapo ka nisur.