Shkolla 9-vjeçare "Skenderbej"-faqja zyrtare

Shkolla 9-vjeçare "Skenderbej"-faqja zyrtare Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Shkolla 9-vjeçare "Skenderbej"-faqja zyrtare, Public School, Shkodër.

Shkolla 9-vjeçare “SKENDERBEJ” është një nga shkollat më të mëdha dhe elitare të qytetit të Shkodrës.🏫 Ka rreth 500 nxënës, staf të kualifikuar prej 50 mësuesish👩🏻‍🏫👨🏻‍🏫dhe staf psikosocial, të sigurisë, shëndetësor e mbështetës prej 9 punonjësish.

24/06/2026
Minimatura 2️⃣0️⃣2️⃣6️⃣🌟Fundi i nëntë viteve të gjata, të mbushura plot kujtime të bukura e mësime të vlefshme për ju të...
22/06/2026

Minimatura 2️⃣0️⃣2️⃣6️⃣🌟

Fundi i nëntë viteve të gjata, të mbushura plot kujtime të bukura e mësime të vlefshme për ju të dashur nxënës, vite plot sfida e arritje të qenësishme në bagazhin e dijeve dhe formimit tuaj.🤝🏻👩🏻‍🏫

Tashmë erdhi koha për t’u ndarë, me besimin se do ia dilni me sukses në stadin tjetër që ju pret💪🏻, atë të maturimit, por sado vite të kalojnë do mbetet i paharruar pragu i shkollës sonë.🫶🏻🏫

Një falenderim i madh shkon për mbështetjen e prindërve dhe stafin mësimor të shkollës, veçanërisht për mësueset kujdestare Erjona Hasi, Vera Nduka dhe Redona Boriçi!🙏🏻

Gjithmonë me ju!❤️

Të dashur nxënës!🤗Sot fillojnë Provimet Kombëtare të Arsimit Bazë📄, ku jemi të sigurt që me punën e madhe të bërë gjatë ...
19/06/2026

Të dashur nxënës!🤗

Sot fillojnë Provimet Kombëtare të Arsimit Bazë📄, ku jemi të sigurt që me punën e madhe të bërë gjatë këtyre viteve dhe me formimin tuaj, do ia dilni të na bëni krenarë e të arrini rezultate të larta.🔛🔝

Suksese!💪🏻

18/06/2026
AGROFEST🥬🍏Në kuadër të përmbylljes së vitit shkollor 2025-2026, Zyra Vendore e Arsimit Parauniversitar Shkodër organizoi...
17/06/2026

AGROFEST🥬🍏

Në kuadër të përmbylljes së vitit shkollor 2025-2026, Zyra Vendore e Arsimit Parauniversitar Shkodër organizoi një panair edukativ dhe promovues, i cili vuri në pah talentin, kreativitetin dhe aftësitë praktike të nxënësve.👌🏻😍

Shkolla jonë, si pjesë e programit jashtë orarit mësimor “Arte, Zeje dhe Sport”, mori pjesë në këtë panair duke prezantuar stendën e saj🪧 me punime të ndryshme🖼️, me produkte bujqësore, ushqimore dhe artizanale.🪡🪢🫑🍐

15/06/2026

Programet lëndore të përditësuara për klasat 1, 6 dhe 10 tashmë janë publikuar dhe mund t’i gjeni në linkun më poshtë:

https://www.ascap.edu.al/kurrikula-e-perditesuar-2025/

Këto programe do të nisin zbatimin në vitin shkollor 2026–2027 dhe përfaqësojnë një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të cilësisë së mësimdhënies dhe të nxënit në arsimin parauniversitar.🎓📚
Ju ftojmë t’i shkarkoni, t’i studioni me kujdes dhe të njiheni me risitë, qasjet dhe orientimet e reja që ato sjellin për praktikën tuaj profesionale.
Trajnimet që zhvillohen në kuadër të Programit Kombëtar për Zhvillimin Profesional të Mësuesve (PKZHM), nga universitetet në të gjithë vendin, janë fokusuar pikërisht në këto programe të përditësuara. Për këtë arsye, pjesëmarrja aktive e çdo mësuesi në trajnim është thelbësore për një zbatim të suksesshëm dhe korrekt në klasë.
Të përgatitemi së bashku për një vit shkollor me më shumë cilësi, profesionalizëm dhe mundësi për çdo nxënës!📖🧑‍🏫

🗓️Sot është dita e parë e pushimeve verore, pas një viti sfidues shkollor ku patëm shumë arritje🏅e ku realizuam një sërë...
13/06/2026

🗓️Sot është dita e parë e pushimeve verore, pas një viti sfidues shkollor ku patëm shumë arritje🏅e ku realizuam një sërë aktivitetesh, projektesh dhe takimesh me figura të shquara të qytetit, për të shpalosur dhe përforcuar talentet e njohuritë tuaja nxënës.👧🏻👦🏻

Bashkë ia dolëm mbanë!🤝🏻

Gjatë ditëve të pushimit ne nuk do ndahemi, pasi në mjediset e shkollës sonë edhe në kuadër të nismave SHQK dhe JOM do mund të shfrytëzoni hapësirat sportive🥅🏐⛹🏻‍♂️ për të luajtur e për të qenë aktiv, bibliotekën📚 për të lexuar që të mos ndaheni nga libri, laboratorin SMARTLAB për të lundruar në botën digjitale💻 dhe kopështin🌱🌺 për të mirëmbajtur e kultivuar bimët dhe lulet tona.🙌🏻

Pushime të mbara!😍

🏫
👩🏻‍🎨🧵
☀️🌊

MINIMATURA 2025-2026😍🛎️Zilja e fundit tingëlloi sot për nxënësit e klasës së IX A, të IX B dhe të IX C. Ata u rritën dhe...
12/06/2026

MINIMATURA 2025-2026😍

🛎️Zilja e fundit tingëlloi sot për nxënësit e klasës së IX A, të IX B dhe të IX C. Ata u rritën dhe tanimë po bëhen gati për hapin tjetër, duke ditur se shkolla jonë do t’i mirëpresë gjithnjë dyerhapur.🏫

Suksese!❤️

Nxënësit e klasave të pesta mirëpritën në ditët e fundit të shkollës vogëlushët🌟 që së shpejti do ulen për herë të parë ...
11/06/2026

Nxënësit e klasave të pesta mirëpritën në ditët e fundit të shkollës vogëlushët🌟 që së shpejti do ulen për herë të parë në bankat e shkollës sonë, për të nisur rrugëtimin e bukur të dijes.📖

Address

Shkodër

Opening Hours

Monday 08:00 - 14:00
Tuesday 08:00 - 14:00
Wednesday 08:00 - 14:00
Thursday 08:00 - 14:00
Friday 08:00 - 14:00

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shkolla 9-vjeçare "Skenderbej"-faqja zyrtare posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Category