Administrata e Zonave te Mbrojtura, Shkodër

Administrata e Zonave te Mbrojtura, Shkodër Natyra është e jona duhet mbrojtur .

Vendim i Këshillit të Ministrave
nr. 102, datë 4.2.2015
Për krijimin dhe mënyrën e organizimit e të funksionimit të Agjencisë
Kombëtare të Zonave të Mbrojtura dhe të administratave rajonale të
zonave të mbrojtura.....

15/06/2026
13/06/2026

Administrata e ZM Shkodër, së bashku me Bashkinë Shkodër, KVR Shkodër, ACT4 Shkodra dhe Qendrën Rinore Atelie, u bënë bashkë në nismën “Youth for Theth”!
Kjo iniciativë solli energjinë dhe angazhimin e të rinjve në pastrimin dhe mbrojtjen e një prej perlave më të çmuara të Alpeve Shqiptare.
Me moton “Natyra na dhuron, ne kujdesemi”, të rinjtë dhe vullnetarët dhanë një shembull frymëzues qytetarie dhe përgjegjësie për mjedisin. 🌱
🙏 Faleminderit të gjithë pjesëmarrësve që u bënë pjesë e kësaj nisme dhe treguan se kujdesi për natyrën fillon nga secili prej nesh!
💚🏔️

AdZM Shkodër iu bashkua “Panairit Bujqësor”🍎🍒të organizuar nga shkolla 9-vjeçare “Prek Gjoni”, një aktivitet frymëzues q...
12/06/2026

AdZM Shkodër iu bashkua “Panairit Bujqësor”🍎🍒të organizuar nga shkolla 9-vjeçare “Prek Gjoni”, një aktivitet frymëzues që promovoi vlerat e punës, kreativitetin dhe angazhimin e👩‍🌾👨‍🌾 nxënësve.

Me përkushtim dhe dashuri për tokën, nxënësit 👩‍🌾👨‍🌾 prezantuan prodhimet bujqësore🍅🥒 të kultivuara prej tyre, duke dëshmuar se puna, durimi dhe respekti për natyrën 🌱 japin gjithmonë fryte të vyera.

Atmosfera festive u pasurua nga aktivitetet artistike 🎶, ku talenti, energjia dhe buzëqeshjet e nxënësve e kthyen këtë ditë në një festë të vërtetë të dijes, punës dhe krijimtarisë.

Të edukojmë brezat e rinj me dashurinë për tokën, natyrën ☘️ dhe punën është një investim për një të ardhme më të qëndrueshme. Çdo farë e mbjellë sot është një shpresë për nesër.

12/06/2026

🌿 Thethi më i pastër falë energjisë dhe angazhimit të të rinjve!
Bashkia Shkodër, KVR Shkodër, ACT4 Shkodra, Qendra Rinore Atelie dhe Administrata e Zonave të Mbrojtura Shkodër u bënë bashkë në nismën “Youth for Theth”, duke kontribuar në pastrimin dhe mbrojtjen e një prej perlave më të çmuara të Alpeve Shqiptare.
Me moton “Natyra na dhuron, ne kujdesemi”, të rinjtë dhe vullnetarët dhanë një shembull të shkëlqyer qytetarie dhe përgjegjësie për mjedisin.
Faleminderit të gjithë pjesëmarrësve që u bënë pjesë e kësaj nisme dhe treguan se kujdesi për natyrën fillon nga secili prej nesh. 💚🏔️

Në kuadër të “Ditës Botërore të Rrëqebullit” 🐈 së bashku me PPNEA, Qendrën Kulturore të Fëmijëve Fushë-Arrëz dhe nxënësi...
11/06/2026

Në kuadër të “Ditës Botërore të Rrëqebullit” 🐈 së bashku me PPNEA, Qendrën Kulturore të Fëmijëve Fushë-Arrëz dhe nxënësit👫e shkollës 9-vjeçare “Pjetër Arbnori” realizuam një aktivitet edukativ dhe argëtues me në qendër një nga speciet më të rralla dhe më të veçanta të faunës sonë – Rrëqebullin e Ballkanit (Lynx lynx)🐈.

Nxënësit, të ndarë në dy grupe sipas grupmoshave, patën mundësinë të mësojnë fakte interesante dhe informacion të vlefshëm mbi jetën, rëndësinë dhe mbrojtjen e kësaj specieje 🐈 të rrezikuar.

Përmes aktiviteteve interaktive si vizatimet për t’u ngjyrosur 🎨, demonstrimi i gjurmëve 🐾 të rreqebullit, përdorimi i kamerave kurth, prezantimi i fotografive 🎞️ dhe ekspozimi i imazheve të printuara në forex, nxënësit u njohën më nga afër me botën e rrëqebullit 🐈 dhe habitatin e tij natyror.

Aktiviteti u përmbyll me lojëra edukative dhe një performancë artistike 🎶 të realizuar nga grupi i fëmijëve të Qendrës Kulturore, duke sjellë emocione dhe mesazhe ndërgjegjësuese për ruajtjen e natyrës dhe biodiversitetit.

Së bashku 🤝 edukojmë brezat e rinj për të mbrojtur trashëgiminë tonë natyrore.

🌿 Natyra na dhuron, ne kujdesemi! 🌿Neser ftojm të rinjtë, qytetarët dhe të gjithë dashamirësit e natyrës t’i bashkohen a...
10/06/2026

🌿 Natyra na dhuron, ne kujdesemi! 🌿

Neser ftojm të rinjtë, qytetarët dhe të gjithë dashamirësit e natyrës t’i bashkohen aksionit vullnetar të pastrimit në Theth, një nga perlat më të çmuara të Parkut Kombëtare “Alpet e Shqipëris”.

🤝 Së bashku mund të japim kontributin tonë për mbrojtjen e mjedisit, ruajtjen e bukurive natyrore dhe promovimin e turizmit të qëndrueshëm.

📅 Data: 11 Qershor 2026
🕗 Nisja: Ora 08:00
📍 Vendtakimi: Teatri “Migjeni”

Le të japim një shembull pozitiv për komunitetin dhe brezat e ardhshëm. Çdo dorë ndihmon, çdo veprim bën diferencën! 💚

Liqeni i Shkodrës Qershor 2026
07/06/2026

Liqeni i Shkodrës

Qershor 2026

Address

Dobraç
Shkodër

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Administrata e Zonave te Mbrojtura, Shkodër posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Administrata e Zonave te Mbrojtura, Shkodër:

Share