28/04/2021
Të dashur banorë të qarkut Shkoder, me lejoni t'ju shpreh edhe njëherë tjetër falenderimet e përzemerta për mbështetjen tuaj maksimale në zgjedhjet e të dielës së 25 prillit. Çdo votë e juaja e dhënë për mua si kandidat për deputet, është një angazhim më shumë në misionin tim për 4 vitet e ardhshme në kuvendin e Shqipërisë, për të qënë zëri juaj, zëri i Shkodres tonë. Ka qënë një proçes tejet i vështirë dhe sfidues në shumë drejtime, mbi të gjitha për atë model fushate që u zhvillua në kurriz të Lëvizjes socialiste për Integrim, por ju nuk bëtë asnjë hap pas, nuk u ndikuat as nga fjalët dhe as nga presionet apo format e tjera të shëmtuara që i pamë të gjithë. Përkundrazi, vota juaj tregoi se emri im si kandidat për deputet është më i votuari në bashkinë e Shkodres dhe i mbështetur gjërësisht në të gjithë qarkun, krahasuar me 10 kandidatët e tjerë fitues të këtij proçesi zgjedhor. Mbështetje që kam besimin se nuk vjen rastësisht, por ju keni vlerësuan punën time të deritanishme, angazhimin që kam patur për Shkodrën, si dhe investimin në gjithë këto vite në politike, prej 2013-es kur për herë të parë dola si deputet i qarkut. Ky besim meriton përveç mirënjohjes që nga ana ime nuk ka munguar asnjeherë, edhe përkushtim më të fortë për të bërë shumë më shumë për Shkodrën, duke i dhënë mundësinë të dalë nga kjo krizë ku është zhytur e varfërisë dhe papunësisë. Do ta bëj të mundur ndryshimin jo vetëm duke kërkuar por edhe duke bashkëpunuar me këdo që i do të mirën qarkut tonë, sepse Shkodra është mbi të gjitha dhe gjithçka.
Faleminderit edhe njëherë tjetër me zemër për mbështetjen, kurajon dhe kulturën demokratike që treguat në këto zgjedhje! Të gjithë bashkë për Shkodrën tonë.
Me respekt Agron Çela.LSi E Ardhmja