Këshilli Bashkiak Shkodër

Këshilli Bashkiak Shkodër Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Këshilli Bashkiak Shkodër, Government Organization, Shkodër.

Organi përfaqësues i Bashkisë;
-Funksionon në bazë të rregullores së miratuar nga vetë këshilli.
-Ushtron vendimmarrjen e tij nëpërmjet urdhrave dhe vendimeve
-Përbëhët nga:Kryetari; Zv/kryetarët; Sekretari; 51 Këshilltarët

📢 NJOFTIM PËR KONSULTIM PUBLIKNë mbështetje të nenit 18 dhe neneve 89 e 90 të ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen ve...
01/09/2026

📢 NJOFTIM PËR KONSULTIM PUBLIK

Në mbështetje të nenit 18 dhe neneve 89 e 90 të ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, të ndryshuar, si dhe të ligjit nr. 146/2014 “Për njoftimin dhe konsultimin publik”, në vijim të shkresës së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë nr. 3523 prot., datë 31.07.2026, Këshilli Bashkiak Shkodër njofton zhvillimin e procesit të këshillimit me publikun lidhur me projektligjin:

“Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”.

Mendimet, komentet, rekomandimet dhe propozimet lidhur me projektligjin mund të paraqiten gjatë gjithë periudhës së konsultimit publik dhe deri më 22 shtator 2026, përfshirë këtë datë, në një nga mënyrat e mëposhtme:

📍 Me shkrim, pranë zyrave të Bashkisë Shkodër;

📬 Me postë, në adresën: Rr. “13 Dhjetori”, nr. 1, Shkodër;

📧 Nëpërmjet postës elektronike: [email protected];

🗣️ Gjatë seancave publike të përcaktuara në kalendar.

Mendimet, komentet dhe rekomandimet e paraqitura gjatë procesit do të administrohen dhe do të merren në konsideratë gjatë shqyrtimit dhe formulimit të mendimit zyrtar të Këshillit Bashkiak Shkodër mbi projektligjin.

📄 Materiali për konsultim:
Projektligji “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”, relacioni shpjegues dhe dokumentacioni shoqërues i përcjellë nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë.

📌 Dokumentacioni i plotë për konsultim është i publikuar në faqen zyrtare të Bashkisë Shkodër, në rubrikën “Këshillim me Publikun”.

https://bashkiashkoder.gov.al/k%C3%ABshillim_m_publikun/njoftim-per-keshillim-me-publikun-nga-keshilli-bashkiak-23/

🤝 Këshilli Bashkiak Shkodër fton qytetarët, grupet e interesit dhe të gjithë të interesuarit të njihen me dokumentacionin dhe të japin kontributin e tyre në këtë proces të rëndësishëm konsultimi publik.

Në mbështetje të nenit 18 dhe neneve 89 e 90 të ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, të ndryshuar; ligjit nr. 146/2014 “Për njoftimin dhe konsultimin publik”; në vijim të shkresës së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë nr. 3523 prot., datë 31.07.2026, Këshill...

📢 NJOFTIM PËR KONSULTIM PUBLIKNë mbështetje të neneve 18 dhe 54, shkronja “dh”, të ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisj...
01/09/2026

📢 NJOFTIM PËR KONSULTIM PUBLIK

Në mbështetje të neneve 18 dhe 54, shkronja “dh”, të ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, të ndryshuar, si dhe të ligjit nr. 146/2014 “Për njoftimin dhe konsultimin publik”, Këshilli Bashkiak Shkodër njofton hapjen e procesit të këshillimit me publikun për:

Projektin e Programit Buxhetor Afatmesëm (PBA) 2027–2029 dhe Projektbuxhetin Vjetor 2027 të Bashkisë Shkodër.

🗓️ Seancat e këshillimit me publikun do të zhvillohen sipas kalendarit bashkëlidhur njoftimit.

Mendimet, komentet, rekomandimet dhe propozimet mund të paraqiten deri më 09 tetor 2026, përfshirë këtë datë, në një nga mënyrat e mëposhtme:

📍 Me shkrim, pranë zyrave të Bashkisë Shkodër;

📬 Me postë, në adresën: Rr. “13 Dhjetori”, nr. 1, Shkodër;

📧 Nëpërmjet postës elektronike: [email protected];

🗣️ Gjatë seancave publike të përcaktuara në kalendar.

📄 Materiali për konsultim:
Programi Buxhetor Afatmesëm 2027–2029 dhe Projektbuxheti Vjetor 2027 i Bashkisë Shkodër.

Dokumentacioni i plotë dhe kalendari i seancave të konsultimit janë të publikuara në faqen zyrtare të Bashkisë Shkodër, në rubrikën “Këshillim me Publikun”.

https://bashkiashkoder.gov.al/k%C3%ABshillim_m_publikun/njoftim-per-keshillim-me-publikun-nga-keshilli-bashkiak-24/

🤝 Ftojmë qytetarët, grupet e interesit dhe të gjithë të interesuarit të njihen me dokumentacionin dhe të japin mendimet, komentet dhe propozimet e tyre. Pjesëmarrja juaj është një pjesë e rëndësishme e procesit të vendimmarrjes vendore.

Këshilli Bashkiak Shkodër

📢 NJOFTIM PËR DËGJESË PUBLIKENë kuadër të procedurave për vlerësimin e ndikimit në mjedis, Bashkia Shkodër fton qytetarë...
07/08/2026

📢 NJOFTIM PËR DËGJESË PUBLIKE
Në kuadër të procedurave për vlerësimin e ndikimit në mjedis, Bashkia Shkodër fton qytetarët, palët e interesuara dhe aktorët e shoqërisë civile të marrin pjesë në dëgjesën publike për projektin:
🚆 "Rehabilitimi i linjës hekurudhore Vorë – Hani i Hotit"
📅 Data: 27 Gusht 2026
⏰ Ora: 09:00
📍 Vendi: Salla e Këshillit Bashkiak, Bashkia Shkodër
Pjesëmarrja juaj është e rëndësishme për të kontribuar në këtë proces të rëndësishëm zhvillimi për komunitetin tonë.
🔗 Më shumë detaje, informacion dhe dokumentacionin shoqërues mund t'i lexoni në faqen zyrtare të Bashkisë Shkodër:

https://bashkiashkoder.gov.al/këshillim_m_publikun/njoftim-per-degjese-me-publikun-rehabilitimi-i-linjes-hekurudhore-vore-hani-i-hotit/

🏛️ Këshilli Bashkiak Shkodër, në mbledhjen e tij të radhës, miratoi këto projektvendime:🔹 Përdorimin e fondit shtesë mbi...
29/07/2026

🏛️ Këshilli Bashkiak Shkodër, në mbledhjen e tij të radhës, miratoi këto projektvendime:

🔹 Përdorimin e fondit shtesë mbi fondin e kushtëzuar për ndihmën ekonomike (deri në 6%) për muajin qershor 2026.

🔹 Miratimin e subjekteve që kërkojnë të njihen si “Posedues Jopronarë” dhe planrilevimet e sipërfaqeve përkatëse në zonat e zhvillimit në territorin e Bashkisë Shkodër.

🔹 Miratimin e kërkesës për transferimin në pronësi të pasurisë me nr. 316, vol. 6, f. 48, ZK 1209 nga pronar shteti tek Bashkia Shkodër.

🔹 Dhënien e pëlqimit për dhënien me qira të ekonomisë pyjore “Pruemos Sheldi”, Njësia Administrative Rrethina, ngastra 50A, për vazhdimin e operimit të antenës së komunikimit të kompanisë së telefonisë celulare ONE ALBANIA sh.a.

🔹 Miratimin e listës së përfituesve dhe masën e subvencionimit të interesave të kredive për individë/familje që përfitojnë banesa me kosto të ulët me kredi të lehtësuar nga shteti.

🔹 Miratimin e gjerësisë së zonave të rezervuara për varrezat.

🔹 Miratimin e tavaneve përfundimtare të shpenzimeve të Programit Buxhetor Afatmesëm 2027–2029 për Bashkinë Shkodër.

🔹 Ndryshimin e pjesshëm të VKB nr. 51, datë 14.04.2009, për listën e pronave të paluajtshme shtetërore që kërkohen për transferim në pronësi të Bashkisë Shkodër, si dhe ndryshimin e fushës së përdorimit të pronës me nr. rendor 53 “Shkolla Industriale dhe Konvikt”.

29/07/2026

Mbledhja e Keshillit Bashkiak 29.07.2026

Të nderuar qytetarë,Këshilli Bashkiak Shkodër njofton zhvillimin e mbledhjes së radhës : 📅 29 Korrik  2026⏰ Ora 17:00📍 S...
21/07/2026

Të nderuar qytetarë,

Këshilli Bashkiak Shkodër njofton zhvillimin e mbledhjes së radhës :

📅 29 Korrik 2026
⏰ Ora 17:00
📍 Salla e Mbledhjeve të Këshillit Bashkiak Shkodër

Faleminderit!

Në mbështetje të ligjit Nr. 139/2015, datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, i ndryshuar dhe rregullores “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit Bashkiak Shkodër”, miratuar me Vendimin Nr.60, datë 28.12.2020, njoftoj thirrjen e mbledhjes së Këshillit Bashkiak Shkodë...

📢 NJOFTIM PËR KONSULTIM PUBLIKKëshilli Bashkiak Shkodër fton qytetarët, grupet e interesit dhe çdo palë të interesuar të...
17/07/2026

📢 NJOFTIM PËR KONSULTIM PUBLIK

Këshilli Bashkiak Shkodër fton qytetarët, grupet e interesit dhe çdo palë të interesuar të marrin pjesë në konsultimin publik për projektvendimin:

📌 “Për miratimin e Rregullores së Shfrytëzimit të Hapësirës Publike në Bashkinë Shkodër.”

🗓 Data: E mërkurë, 12 gusht 2026
🕛 Ora: 12:00
📍 Vendi: Salla e Mbledhjeve e Këshillit Bashkiak Shkodër

✍️ Sugjerimet dhe komentet mund të dorëzohen deri më 12 gusht 2026, në një nga format e mëposhtme:
• Pranë Zyrës së Protokollit të Bashkisë Shkodër

• Me postë
• Me email: [email protected]

Pjesëmarrja juaj është e rëndësishme për të kontribuar në një proces vendimmarrjeje të hapur, transparent dhe gjithëpërfshirës.

Në mbështetje dhe në zbatim të nenit 18 dhe nenit 54, shkronja “k”, të Ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, si dhe të Ligjit nr. 146/2014 “Për njoftimin dhe konsultimin publik”, Këshilli Bashkiak i Bashkisë Shkodër njofton organizimin e një seance këshillimi me...

Këshilli Bashkiak Shkodër, në mbledhjen e tij të radhës, miratoi këto vendime:✅ Për përdorimin e fondit shtesë mbi fondi...
30/06/2026

Këshilli Bashkiak Shkodër, në mbledhjen e tij të radhës, miratoi këto vendime:

✅ Për përdorimin e fondit shtesë mbi fondin e kushtëzuar për ndihmën ekonomike (deri në 6%) për muajin maj 2026.

🔥 Mbi dhënien e ndihmës financiare për dëmet e shkaktuara nga zjarri.

🏔️ Për miratimin e dhënies së pëlqimit për trajtimin e pasurive me nr. 805 dhe nr. 806, ZK …, sipas Ligjit nr. 21/2025 “Për Paketën e Maleve”.

📋 Për miratimin e subjekteve që kërkojnë të njihen si “Posedues Jopronarë” dhe të planrilevimeve të sipërfaqeve përkatëse në zonat e zhvillimit në territorin e Bashkisë Shkodër.

⚽ Për miratimin e dhënies së pëlqimit për nënshkrimin e marrëveshjes së investimit për rikonstruksionin e terreneve sportive në kompleksin “Zmijanej”, në bashkëpunim me FSHF-në.

🎒 Për miratimin e planit të përmirësimit të shërbimit për arsimin parashkollor në Bashkinë Shkodër.

📚 Për miratimin e planit të përmirësimit të shërbimit për arsimin parauniversitar në Bashkinë Shkodër.

🚌 Për subvencionimin e transportit qytetës dhe rrethqytetës të udhëtarëve në Bashkinë Shkodër.

📝 Për një ndryshim në VKB nr. 44, datë 25.06.2025, “Për miratimin e rrjetit të linjave, stacioneve të qëndrimit dhe të tarifës së biletave të transportit qytetës dhe rrethqytetës të udhëtarëve në Bashkinë Shkodër”.

🤝 Këto vendime synojnë përmirësimin e shërbimeve publike, mbështetjen e qytetarëve dhe nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm të Bashkisë Shkodër.

30/06/2026

Mbledhja e Keshillit Bashkiak 30.06.2026

Address

Shkodër

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Këshilli Bashkiak Shkodër posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Këshilli Bashkiak Shkodër:

Shortcuts

Share