Biblioteka Publike "Marin Barleti"

Biblioteka Publike "Marin Barleti" Kjo është e vetmja faqe zyrtare e Bibliotekës Publike "Marin Barleti"

📚 Ne takimin e radhës të Klubit të Librit për fëmijë, u diskutua libri "Me quajnë... Gegë Marubi" pjesë e kolanës për fë...
08/06/2026

📚 Ne takimin e radhës të Klubit të Librit për fëmijë, u diskutua libri "Me quajnë... Gegë Marubi" pjesë e kolanës për fëmijë me biografitë e personazheve të njohura botërore e shqiptare. Çdo libër flet për një figurë shquar të historisë, shkencës, artit, kulturës, letersisë e të mendimit, që në vetë të parë tregon në mënyrë shumë të këndshme jetën dhe veprën e vet, si dhe mjedisin dhe kohën në të cilën jetoi.

04/06/2026

📍 Ju ftojmë në ngjarjen përmbyllëse të projektit Frames of Flavours

Të premten, më 5 qershor, në orën 11:00, në Bibliotekën Publike "Marin Barleti" do të zhvillohet aktiviteti përmbyllës i projektit Frames of Flavours.

Ju presin histori që lindin nga kuzhinat, tryezat familjare, ritualet, kujtimet dhe ato detaje të vogla të jetës së përditshme që lidhin popujt e Ballkanit më shumë sesa mendojmë.

Në diskutim do të marrin pjesë mentorët e projektit:

Aleksandra Petrushevska, artiste vizuale dhe profesoreshë në International Balkan University në Shkup;
Zvezdan Mančić, president i Qendrës për Zhvillimin e Fotografisë dhe drejtor i Festivalit Ndërkombëtar të Fotografisë Vizualizator në Beograd;
Senad Xhexhovi, artist vizual, dizajner grafik dhe pedagog në Universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës.

Ejani të zbuloni se si artistët e rinj nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut kanë shndërruar kuzhinat, tregjet, tryezat familjare dhe ushqimin e përditshëm në rrëfime artistike për trashëgiminë tonë të përbashkët kulturore.

Projekti bashkon krijimtarinë dhe perspektivat e artistëve e fotografëve të rinj, të moshës 18–35 vjeç, të cilët gjatë katër muajve të fundit kanë zhvilluar ide, kanë filmuar, fotografuar dhe dokumentuar skena të jetës së përditshme, të lidhura me ushqimin, ritualet familjare dhe traditat që përcillen brez pas brezi.

Ju mirëpresim!

📚 Në kuadër të 1 Qeshorit Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve Klubi i librit për Fëmijë u fokusua tek kjo ditë e veçantë që ...
01/06/2026

📚 Në kuadër të 1 Qeshorit Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve Klubi i librit për Fëmijë u fokusua tek kjo ditë e veçantë që u dedikohet atyre, aftësisë së tyre që ato të shprehen lirshëm në lidhje me të drejtat e tyre, si dhe lidhja e tyre me librin, miku më i çmuar në jetën e një fëmije. Gjithashtu temë diskutimi ishte edhe libri "Më quajnë Kleopatra" pjese e Kolanës për fëmijë me biografitë e personazheve të njohura shqiptare dhe te huaja. Çdo libër flet për një figurë të shquar të historisë.

30/05/2026

📝 Biblioteka Publike “Marin Barleti” ka nderin t’ju ftojë në takimin me temë:

"BASHKIMI EVROPIAN DHE ANËTARËSIMI I SHQIPËRISË"

Ky aktivitet ka si qëllim të ofrojë një mundësi për të njohur dhe vlerësuar historikun e marrëdhënieve Shqipëri-Bashkim Evropian dhe sfidat që e shoqërojnë

Folëse: Dr. Zemaida Mozali

Eksperte, BE & Integrim Evropian, Pedagoge, Universiteti i Tiranës


Ju mirëpresim


Datë: 1 Qershor 2026
Ora 10.00

Vendi: Biblioteka Publike "Marin Barleti"

📚 Sot mirëpritëm në ambientet e Bibliotekës Publike “Marin Barleti” nxënësit e klasës së 10-të të shkollës së mesme Maar...
21/05/2026

📚 Sot mirëpritëm në ambientet e Bibliotekës Publike “Marin Barleti” nxënësit e klasës së 10-të të shkollës së mesme Maarif Schools of Albania, në një vizitë edukative dhe kulturore që solli më pranë botën e librit dhe trashëgimisë sonë letrare.
Gjatë vizitës, nxënësit u njohën me procesin e anëtarësimit në bibliotekë dhe me mundësitë që biblioteka ofron për lexim, studim dhe aktivitete kulturore. Një ndalesë e veçantë ishte vizita në fondin e librave të vjetër, ku të rinjtë patën mundësinë të shohin nga afër botime me vlera historike e kulturore dhe të njihen me autorët dhe veprat që kanë lënë gjurmë në letërsinë dhe mendimin shqiptar.
Gjithashtu nxënësit patën mundësinë të vizitonin ekspozitën “Danishi dhe Danuta: Një histori dashurie shqiptaro-polake” e cila vazhdon të jetë e hapur në sallën ekspozitore të Bibliotekës Publike “Marin Barleti”.
Ky takim ishte një mundësi e bukur për të nxitur dashurinë për librin, kërkimin dhe ruajtjen e kujtesës kulturore tek brezi i ri. 📖✨





📚 Patëm kënaqësinë të mirëprisnim në Bibliotekën Publike "Marin Barleti" nxënësit e Shkollës “Tring Smajli”, Grudë.Gjatë...
21/05/2026

📚 Patëm kënaqësinë të mirëprisnim në Bibliotekën Publike "Marin Barleti" nxënësit e Shkollës “Tring Smajli”, Grudë.
Gjatë kësaj vizite të veçantë, fëmijët u njohën me hapësirat e bibliotekës, këndin e librave për fëmijë dhe botën magjike që ofron leximi. Përmes kuriozitetit dhe entuziazmit të tyre, dita u mbush me buzëqeshje, imagjinatë dhe dashuri për librin. 📖✨

20/05/2026

📝 Salla "Koliqi" në 123 vjetorin e lindjes së
Ernest Koliqit
(20 Maj 1903 - 15 Janar 1975)
Biblioteka Publike "Marin Barleti"




📚 Kënaqësi të mirëprisnim në ambientet e Bibliotekës Publike “Marin Barleti” një delegacion të Lidhjes së Shqiptarëve të...
19/05/2026

📚 Kënaqësi të mirëprisnim në ambientet e Bibliotekës Publike “Marin Barleti” një delegacion të Lidhjes së Shqiptarëve të Rumanisë (ALAR), në një vizitë domethënëse që forcon urat kulturore dhe lidhjet shpirtërore mes shqiptarëve kudo që jetojnë.
Delegacioni përbëhej nga Bogdan Ali-Stoica, deputet i Parlamentit të Rumanisë dhe përfaqësues i minoritetit etnik shqiptar; Radu Savulescu, sekretar shteti kundër diskriminimit dhe njëkohësisht drejtues i Lidhjes së Shqiptarëve të Rumanisë (ALAR); Luan Topçiu, shkrimtar, përkthyes, studiues dhe drejtues kulturor i ALAR-it, si edhe leksikograf; si dhe Prof. Zamira Shkreli nga Qendra e Studimeve Albanologjike pranë Universitetit “Luigj Gurakuqi”. Delegacioni shoqërohej nga Andreas Dushi, drejtues i Qendrës së Botimeve Enciklopedike dhe Albanologjike pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.
Delegacioni u prit nga përgjegjësja e Bibliotekës Publike “Marin Barleti”, Dr. Ledia Dushi.
Gjatë takimit u diskutua mbi rëndësinë e ruajtjes dhe promovimit të identitetit kulturor shqiptar në diasporë, forcimin e bashkëpunimeve akademike e kulturore, si dhe mbi mundësitë e zhvillimit të projekteve të përbashkëta në fushën e librit, studimeve albanologjike dhe aktiviteteve kulturore.
Në kuadër të kësaj vizite, delegacioni i dhuroi Bibliotekës Publike “Marin Barleti” një fond librash të autorëve shqiptarë të përkthyer në gjuhën rumune, një kontribut me vlerë për pasurimin e fondit bibliotekar dhe për promovimin e letërsisë shqiptare përtej kufijve gjuhësorë e kulturorë.
Mirënjohës për këtë vizitë të vyer, për dhuratën simbolike të librave dhe për dialogun frytdhënës në shërbim të kulturës shqiptare dhe të bashkëpunimit mes institucioneve tona.





📚 Në ambientet e Bibliotekës Publike “Marin Barleti” në Shkodër u zhvillua aktiviteti i Klubit të Librit “Mësojmë nga e ...
18/05/2026

📚 Në ambientet e Bibliotekës Publike “Marin Barleti” në Shkodër u zhvillua aktiviteti i Klubit të Librit “Mësojmë nga e kaluara”, organizuar nga Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Bashkinë Shkodër, Bibliotekën Publike “Marin Barleti” dhe ZVA Shkodër.
Në qendër të takimit ishte libri memuaristik “Nëpër shtigjet e ferrit” i Viktor Martini, një dëshmi e drejtpërdrejtë mbi përsekutimin e familjes Martini gjatë diktaturës komuniste.
Aktiviteti solli përballë njëri-tjetrit librin, kujtesën personale dhe dokumentin arkivor, duke ndërtuar një rrëfim të plotë mbi mekanizmat e përsekutimit politik. Përmes kujtimeve të autorit dhe dosjeve të ruajtura në arkivën e ish-Sigurimit të Shtetit, pjesëmarrësit u njohën jo vetëm me fatin e një familjeje të goditur nga regjimi, por edhe me mënyrën se si dokumentohej dhe ushtrohej represioni institucional.
Në emër të AIDSSH takimin e hapi znj. Brunilda Cerraga, Përgjegjëse e Sektorit të projekteve dhe edukimit në Autoritetin për Informimin mbi Dokumentet e ish Sigurimit të Shetit. Më pas fjalën e rastit e mbajti z. Leka Ndoja, Drejtor i Arkivës ISKK. Takimi vijoi me diskutimet e mësueseve të shkollave të rrethit të Shkodrës, zonjat Merita Kastrati, Orjeta Dushi, Rudina Prendi dhe Mirela Sakej.
Aktiviteti u moderua nga znj. Rovena Rozhani, Punonjëse e AIDSSH-së.
Klubi i Librit “Mësojmë nga e kaluara” synon të përdorë letërsinë memuaristike dhe arkivën si mjete edukimi historik dhe qytetar, veçanërisht për të rinjtë dhe mësuesit, me qëllim që historia e diktaturës të njihet përmes fateve konkrete njerëzore dhe kujtesës së dokumentuar.
Gjatë këtij takimi, u themelua në Shkodër Klubi i Librit "Mësojmë nga e kaluara" një nismë e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, Bashkinë Shkodër, Bibliotekën Publike “Marin Barleti” dhe ZVA Shkodër.






📚 Klubi i Librit “Mësojmë nga e kaluara” i AIDSSH-së zhvillohet në Shkodër, në bashkëpunim me pushtetin vendor dhe Bibli...
16/05/2026

📚 Klubi i Librit “Mësojmë nga e kaluara” i AIDSSH-së zhvillohet në Shkodër, në bashkëpunim me pushtetin vendor dhe Bibliotekën Publike “Marin Barleti”, me librin memuaristik “Nëpër shtigjet e ferrit” të Viktor Martinit.

Aktiviteti sjell përballë njëri-tjetrit librin, dëshminë personale dhe dokumentin arkivor, duke ndërtuar një rrëfim të plotë mbi persekutimin e familjes Martini gjatë diktaturës komuniste. Përmes kujtimeve të autorit dhe dosjeve të ruajtura në arkivën e ish-Sigurimit të Shtetit, pjesëmarrësit njihen jo vetëm me historinë personale të një familjeje të goditur nga regjimi, por edhe me mekanizmin dokumentar të përsekutimit politik.

Klubi i Librit “Mësojmë nga e kaluara” synon të përdorë letërsinë memuaristike dhe arkivën si mjete edukimi historik dhe qytetar, veçanërisht për mësuesit dhe të rinjtë, në mënyrë që historia e diktaturës të njihet përmes fateve konkrete njerëzore dhe kujtesës së dokumentuar.








Address

Sheshi "2 Prilli"
Shkodër
4001

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00
Saturday 08:00 - 13:30

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Biblioteka Publike "Marin Barleti" posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Biblioteka Publike "Marin Barleti":

Share

Category