Avokati i Popullit - Zyra Rajonale Shkodër

Avokati i Popullit - Zyra Rajonale Shkodër Na kontaktoni në çdo kohë!

Zyra Rajonale e Avokatit të Popullit Shkodër, merr ankesa në lidhje me shkeljen e të drejtave, lirive dhe interesave të ligjshme të individëve nga organet e administratës publike.

14/02/2026
Më datë 09.01.2026, Zyra Rajonale e Avokatit te Popullit Shkoder zhvilloi një takim me përfaqësues të organizatave të sh...
13/01/2026

Më datë 09.01.2026, Zyra Rajonale e Avokatit te Popullit Shkoder zhvilloi një takim me përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, në kuadër të rolit të Avokatit të Popullit si mbrojtës i mbrojtësve të të drejtave të njeriut.

Takimi kishte për qëllim dëgjimin e problematikave që OSHC-të hasin në ushtrimin e veprimtarisë së tyre, ku u evidentuan çështje që lidhen me aksesin në shërbime publike, mbështetjen institucionale, transportin për personat me aftësi të kufizuara, shërbimet sociale, arsimore dhe mbrojtjen e grupeve vulnerabël.

🤝 Zyra Rajonale e Avokatit të Popullit mbetet e angazhuar në dialog të hapur me shoqërinë civile, në funksion të forcimit të mbrojtjes së të drejtave të njeriut.

Me date 18 dhjetor 2025, Zyra Rajonale e Avokatit te Popullit, ne bashkepunim me Institucionin e Komisionerit per Mbrojt...
23/12/2025

Me date 18 dhjetor 2025, Zyra Rajonale e Avokatit te Popullit, ne bashkepunim me Institucionin e Komisionerit per Mbrojtjen nga Diskriminimi, me perfaqesues z. Dejan Cullafiq, zhvilluan dy takime ne terren ne Shkollen 9-vjeçare “Ali Laçej” dhe Shkollen Speciale “3 Dhjetori” ne Shkoder.
Nxenesit, prinderit dhe stafi arsimor u njohen me Seksionin per Mbrojtjen dhe Promovimin e te Drejtave te Femijeve, si dhe me rolin e Avokatit te Popullit si mbrojtes i mbrojtesve te te drejtave te njeriut. Takimet sherbyen per ndergjegjesimin mbi te drejtat themelore dhe per evidentimin e problematikave qe lidhen me arsimin gjitheperfshires dhe mbrojtjen nga diskriminimi.

Me date 15 dhjetor Zyra Rajonale e Avokatit te Popullit Shkoder, zhvilloi takime individuale me qytetare ne Bashkine Mal...
23/12/2025

Me date 15 dhjetor Zyra Rajonale e Avokatit te Popullit Shkoder, zhvilloi takime individuale me qytetare ne Bashkine Malesi e Madhe, per te degjuar shqetesimet e tyre mbi sherbimet publike dhe çeshtjet administrative. Banoret paraqiten problemet kryesore te zones lidhur me mbifaturimet e energjise elektrike, furnizimin e kufizuar me uje te pijshem dhe zvarritjen e procesit te legalizimeve. Institucioni i Avokatit te Popullit u angazhua t’i verifikoje dhe te ndjeke rastet sipas ligjit⚖️.

17/12/2025

Avokatja e Popullit, znj. Erinda Ballanca, me ftesë të prezencës së OSBE-së në Shqipëri, mori pjesë në aktivitetin
“Të Drejtat e të Moshuarve në Shqipëri: Gjetjet Përfundimtare mbi Qasjen në Shërbime dhe Ndikimin e Digjitalizimit”.

Në fjalën e saj, znj. Ballanca theksoi rëndësinë e mbrojtjes së dinjitetit, pavarësisë dhe të drejtave të të moshuarve, si dhe nevojën për mekanizma të posaçëm që garantojnë akses të barabartë në shërbime publike dhe mbrojtje sociale.

Ajo vuri theksin te sfidat e moshimit, nevoja për një minimum jetik, indeksim të qëndrueshëm të pensioneve dhe përmirësim të cilësisë së shërbimeve sociale dhe rezidenciale. Po ashtu, znj. Ballanca nënvizoi se digjitalizimi i shërbimeve duhet të fuqizojë të moshuarit dhe të sigurojë përfshirjen e tyre, jo përjashtimin.

Avokati i Popullit mbetet i përkushtuar ndaj monitorimit, promovimit të të drejtave të të moshuarve dhe garantimit të kushteve që çdo qytetar i moshës së tretë të jetojë me dinjitet dhe mbështetje të plotë.

10/12/2025

Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut çdo 10 Dhjetor është një ditë reflektimi dhe shprese, që na rikthen te parimet themelore mbi të cilat ndërtohet çdo shoqëri e drejtë: dinjiteti, barazia, liria.

Ato nuk janë ideale të largëta, por standarde që marrin jetë sa herë zgjedhim të sillemi me drejtësi, me empati dhe me respekt.

Kjo ditë na kujton se fuqia për ta bërë realitet vizionin e të drejtave të njeriut është e përbashkët:
– tek institucionet që mbajnë përgjegjësi,
– tek qytetarët që kërkojnë llogari,
– dhe tek çdo veprim i vogël i ndershmërisë së përditshme.

08/12/2025

Çdo 8 Dhjetor na kujton se shoqëritë ringrihen kur të rinjtë guxojnë të kërkojnë dritë përballë errësirës.

Lëvizja studentore e 35 viteve më parë mbetet dëshmi se ndryshimi nis nga një ndërgjegje që zgjohet.

Sot, si edhe atëhere, të rinjtë mbajnë mbi vete përgjegjësinë për ta çuar përpara ëndrrën për liri, dinjitet dhe drejtësi.

03/12/2025

Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara është një kujtesë e qartë se respektimi i të drejtave të tyre nuk mundet e nuk duhet të mbetet thjesht një garanci deklarative ligjore por të jetë realitet i prekshëm për çdo qytetar.

Avokati i Popullit nënvizon se personat me aftësi të kufizuara duhet të kenë mundësi të jetojnë në mënyrë të pavarur, të marrin pjesë plotësisht në jetën shoqërore, të kenë akses në arsim, punësim, informim dhe shërbime që garantojnë dinjitet dhe barazi.

Megjithëse janë bërë hapa përpara, barriera të rëndësishme infrastrukturore vazhdojnë të pengojnë zbatimin e plotë të këtyre të drejtave. Mungesa e infrastrukturës së përshtatshme, shërbimeve mbështetëse dhe asistencës personale vazhdon të kufizojë pavarësinë dhe përfshirjen e individëve.

Për këtë arsye, Avokati i Popullit kërkon nga institucionet shtetërore të forcojnë zbatimin e Konventës për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara, të përmirësojnë politikat publike dhe të sigurojnë që përfshirja të jetë parim themelor në çdo vendimmarrje.

Kjo ditë na kujton se përfshirja nuk matet me fjalë, por me veprime konkrete. Ndërtimi i një shoqërie ku askush nuk mbetet pas kërkon përkushtim të përditshëm – nga institucionet, komuniteti dhe secili prej nesh.

25/11/2025

Sot, Institucioni i Avokatit të Popullit i bashkohet thirrjes globale të Kombeve të Bashkuara për t’i dhënë fund çdo forme dhune ndaj grave dhe vajzave.

Këtë vit, vëmendja e UN është përqendruar te një kërcënim në rritje: dhuna digjitale – nga ngacmimet dhe përndjekja online, te publikimi i pamjeve intime pa pëlqim, gjuhën e urrejtjes dhe format e tjera të abuzimit në hapësirën virtuale.

Në një epokë ku jeta jonë zhvillohet gjithnjë e më shumë në platforma digjitale, mbrojtja e të drejtave të grave duhet të jetë po aq e fortë online sa edhe offline.

Sot dhe çdo ditë, ne qëndrojmë në krah të grave dhe vajzave për një shoqëri ku siguria dhe dinjiteti janë të garantuara, në çdo hapësirë — fizike ose virtuale.

18/11/2025
13/11/2025
13/11/2025

Avokati i Popullit në kuadër të mandatit dhe rolit të tij si mbrojtës i mbrojtësve të të drejtave të njeriut, ka zhvilluar një takim online me përfaqësuesit e Zyrës Qendrore dhe 6 Zyrave Rajonale, me pjesëmarrjen e ndihmëskomisionereve nga Seksioni i Përgjithshëm.

Qëllimi i takimit ishte forcimi i rolit të institucionit si pikë fokale për Mbrojtësit e të Drejtave të Njeriut (HRD), si dhe rritja e bashkëpunimit me organizatat e shoqërisë civile dhe aktivistët në nivel lokal.

Gjatë diskutimeve u trajtuan: sfidat ne bashkepunimin me shoqërinë civile në rajone; roli promovues i Avokatit të Popullit dhe mandati i tij për mbrojtjen e HRD-ve;
rëndësia e dokumenteve dhe praktikave ndërkombëtare, përfshirë rolin e ENNHRI në forcimin e kapaciteteve të institucioneve kombëtare të të drejtave të njeriut.

Për pjesëmarrësit u realizua edhe një prezantim lidhur me konceptin e Mbrojtësve të të Drejtave të Njeriut, rolin e tyre dhe mënyrat se si Avokati i Popullit ushtron mandatin për t’i mbështetur dhe mbrojtur ata. U dakordësua organizimi i një serie takimesh me organizatat lokale të shoqërisë civile dhe aktivistë, ku përfaqësuesit e Zyrës Qendrore do të marrin pjesë, sipas nevojës, edhe në format hibrid.

Ky proces është pjesë e angazhimit tonë të vazhdueshëm për të mbështetur dhe mbrojtur ata që mbrojnë të drejtat e njeriut në Shqipëri.

Address

Shkoder
Shkodër

Opening Hours

Monday 08:30 - 16:30
Tuesday 08:30 - 16:30
Wednesday 08:30 - 16:30
Thursday 08:30 - 16:30
Friday 08:30 - 16:30

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Avokati i Popullit - Zyra Rajonale Shkodër posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Avokati i Popullit - Zyra Rajonale Shkodër:

Share

Category