Fressh Postribe

Fressh Postribe Forumi Rinor Eurosocialist Shqipetar. Postribe

Ftohen te gjithe FRESSH-istat,anetar e simpatizant te PS Postribe te marrin pjese ne kete takim. Njoftojme se nisja behe...
07/06/2015

Ftohen te gjithe FRESSH-istat,anetar e simpatizant te PS Postribe te marrin pjese ne kete takim.
Njoftojme se nisja behet ne ora 18:00 me dt.09\06\2015 te Ura e Mesit,prane Zyres Elektorale PS Postribe.
Ju mirepresim.

Postriba gati per t'i dhene mbeshtetjen   per te realizuar projekte konkrete per zhvillimin e zones.
27/05/2015

Postriba gati per t'i dhene mbeshtetjen per te realizuar projekte konkrete per zhvillimin e zones.

Ndryshimi bëhet me aksion konkrete dhe jo me fjalë. Të mbështesim tregun bujqësor të brëndshem i cili rrezikohet nga produketet e importit shumë herë më pak cilësore se tonat. Krijimi i magazinave frigoriferike do bëjë të mundur ruajtjen e prodhimit dhe do ndihmojë në orientimin e fermerit ndaj prodhimit dhe tregut të produkteve bujqësore. Pastrimi i kanaleve kulluese dhe krijimi i rezervuareve janë domosdoshmëri për bujqësinë. Nderhyjmë në sistemin rrugor strategjik që ti japim prioritet turizmit për më shumë të ardhura dhe prosperitet.

Te dashur banor te fshatit  ------ ------  komuna   me 26 maj,ora 16.30 te fusha e futbollit ...Myselim...Ftoheni te mer...
23/05/2015

Te dashur banor te fshatit ------ ------ komuna me 26 maj,ora 16.30 te fusha e futbollit ...Myselim...
Ftoheni te merrni pjesë në takim me kandidaten,
,

krytarja e ardhshme e bashkis shkoder .

21/05/2015


Fjala e mbajtur gjate prezantimit te programit elektoral
Ne rradhe te pare dua te pershendes z. Niko Peleshi, zv.kryeministrin e Shqiperise per prezencen e tij gjate prezantimit te programit per t’i dhene suport dhe mbeshtetje nje projekti kaq te detajuar qe do ta coje Shkodren ne drejtimin e duhur.
Ne rradhe te dyte dua te falenderoj deputetet e pranishem si dhe te falenderoj pjesemarrjen e tyre aktive ne ngritjen dhe hartimin e ketij programi kaq ambicioz dhe qe pa suportin e skuadres se eksperteve qe me ka asistuar gjate gjithe rruges se konsultimeve, qytetare te mire dhe me perkushtim per Shkodren, do te ishte i pamundur ky rezultat sot.
Falenderoj me perulje çdo qytetar qe pranoi te na ndihmonte, duke sugjeruar dhe mbeshtetur permes konsultave ne takimet e shumta me grupet e interesit.
Ky s’eshte programi im, ky eshte programi yne, program per Shkodren, as i socialisteve, as i demokrateve, as i LSI, i atyre pa parti apo qe votojne apo nuk votojne.
Une nuk jam ketu per t’i shpallur lufte nga nje llogore politike nje partie tjeter politike .
Une jam ketu qe se bashku me gjithe qytetaret e Shkodres t’i japim zgjidhje problemeve qe mundojne Shkodren dhe jam e bindur qe me vitalitetin dhe bujarine qe na karakterizon gjithe se bashku jemi te gatshem te japim maksimumin tone per Shkodren.
Ky program eshte ngritur mbi fondamente te rendesishme qe perçojne ndryshim, zhvillim ekonomik, punesim dhe rrisin cilesine e shoqerise.
Dy nga fondamentet baze qe fatkeqesisht i kane munguar me se shumti kesaj bashkie gjate qeverisjes vendore jane zeri dhe aksioni per transparence si dhe fokusimi tek rinia, forca me e madhe dhe vitale qe ka nje komb.
Une gjate kesaj fjale do flas ne vija te pergjithshme per programin dhe kryesisht do flas per ato pjese qe asociohen me aksionin.
Transparenca dhe mekanizmat per realizimin e saj jane elementet kyc ne garantimin e nje sherbimi cilesor dhe eficient ndaj qytetarit.
Ne do ekranizojme dhe do bejme te aksesueshme per qytetaret çdo te dhene te bashkise, duke filluar qe nga tenderat, lejet e ndertimit: si jepen, ku jepen, kujt i jepen, si do jete organika e bashkise dhe kriteret per tu bere pjese e saj, cilat jane projektet e bashkise, perfituesit, sa jane te ardhurat dhe shpenzimet etj.
Do kete monitore ne sheshe publike prane qendrave te njesive vendore.
Standartizimi i procesit dhe procedurave te bashkise do te jete fokusi yne duke na bere te pameshirshem ne luften ndaj klientelizmit dhe korrupsionit.
Rinia ne bashkine e Shkodres, edhe pse eshte burimi me i madh i energjise dhe kapaciteteve, eshte totalisht e pa orientuar dhe e lene ne meshire te fatit te vet.
Shkodra ka nje potencial prej 50000 te rinjsh nen moshen 30 vjec, te shperfillur nga instancat vendore dhe me nje papunesi mbi 50%.
Ne besojme fort tek rinia sepse rinia ka nocione shperthyese per jeten dhe sic thote Aristoteli ata nuk i jane nenshtruar jetes dhe limiteve te saj . Gadishmeria e tyre plot shprese i ben ata te besojne se jane te afte te permbushin gjera te medha, prandaj, rinia priret gjithnje nga fisnikeria dhe jo nga oportunizmi i momentit.
Pikerisht per kete ka nevoje shoqeria jone, qe t’i kthehet besimi ne vlera.
Fokusi tek rinia do te jete thelbi o qeverisjes sone duke filluar nga punesimi, orientimi i duhur ne tregjet e punes dhe duke e vene theksin fort tek formimi profesional i te rinjve ne bashkepunim me biznesin dhe kundrejt stimulit financiar.
Krijimi nga ana e bashkise te fondeve te garancise per lehtesi ne kredi marrje nga te rinjte, dhenia e ambjenteve falas nga bashkia per te rinjte nen moshen 25 vjec dhe qe duan te zhvillojne biznesin e tyre apo aktivitete te tjera sociale ne te mire te shoqerise si dhe do tu krijojme mundesi per takse “0” ne vitin e pare te punes.
Do ndertojme qendra multifunksionale per te rinjte. Se bashku me qeverine do ndertojme kompleksin shumesportesh ne favor te edukimit dhe argetimit te te rinjve. Do ndertojme kende sportive dhe hapesira te gjelberta mes pallateve qe te rinjte te kene ku te rrijne dhe te socializojne larg jetes se klubeve dhe ne menyre te shendetshme. Do nxisim turizmin si nje nder shtyllat kryesore te zhvillimit ekonomik e social te Shkodres dhe ku rinia do te jete perfituesi kryesor si persa i perket punesimit ashtu dhe argetimit.
Ne kemi vleresuar me kujdesin me te madh cdo potencial te Shkodres, duke u konsultuar me shume grupe ekspertesh nga entet investuese prane qeverise si dhe me eksperte jashte konturit politik, duke menduar vetem ne interes te qytetarit, besoj kemi ngritur sistemin me te mire te shfrytezimit te ketyre potencialeve natyrore qe nga alpet e deri ne bregdet. Resurset natyrore qe ne kemi jane per tu patur zili dhe nga vende qe gjeografikisht nuk ndodhen shume larg nesh por qe zhvillimin ekonomik dhe prosperitetin e kane bazuar tek turizmi.
Disa projekte serioze per turizmin te cilat do kene mbeshtetjen e qeverise dhe maksimumin e seriozitetit tone ne realizimin e tyre jane:
Velipoja qytet i dyte. Fillimisht me ndertimin e nje superstarde Shkoder-Velipoje qe pergjysmon kohen dhe cilesine e transportit si dhe me nje strategji per planifikimin urban qe t’i jape hov zhvillimit te kesaj zone ne planin turistik.
Ne do perqendrohemi shume tek marketimi i Shkodres permes zyrave vitale turistike si dhe incentivimit te agjensive turistike. Do organizojme disa evente te pervitshme dhe te shpeshta qe t’i japim jete Shkodres, te promovojme vlerat e saj, historine, traditen, artin, kulturen.
Do ngrejme rrjetin e muzeumeve. Do bejme nje rikualifikim te hyrjes se Shkodres, te kalase dhe shesheve perreth. Do rivitalizojme objektet historike e kulturore si teatri, galerite, fototekat, qendrat e kultures. Do ndertojme qendren multifunksionale te arteve.
Do ngrejme dhe kthejme ne moto te pushuesve shqiptare dhe atyre te rajonit turizmin malor nder alpet e Shqiperise per vete bukurine dhe vlerat kuruese qe ai gezon. Permes partneritetit public-privat do ndertojme pistat e skive dhe rikonstruksionin e rruges se Dugagjinit ne partneritet me qeverine si dhe po ne partneritet me qeverine do subvencjonojme agriturizmin dhe te gjithe llojet e qendrave qe do ofrojne sherbime ne favor te turizmit. Cdo qytetar qe do te ngreje te tilla struktuara do perfitoje nga suvencionet dhe do te kete lehtesi fiskale nga ana e bashkise, ne te njejtat kushte do te jete dhe agrobiznesi, sidomos ai qe do punoje ne mbeshtetje te zonave turistike qe Shkodra i ka me shumice.
Bashkia nuk hap direkt vende pune, por me politikat qe do ndjekim ne do ta pergjysmojme numrin e te rinjve te papune dhe do ngrejme cilesine e punesimit tek ata, shume te rinj qe punojne jashte fushave te pasionit te tyre.
Liqeni I Shkodres do jete ne qender te vemendjes tone dhe do ta kthejme ate ne nje atraksion te mirefillte turistik, permes rehabilitimit te plazheve, aksionit per pastrimin dhe ruajtjen nga ndotja, nxitjes se zhvillimit te sporteve ujore, rritjes se hapesirave te gjelberta, krijimit te mundesise per lundrim sportiv dhe argetues ne liqen dhe Bune, krijimin e hapesirave per ngritjen e kampingjeve si dhe rehabilitimin e rruges se Zogajve dhe Tarabosh*t per te mundesuar hedhjen me parashute per te apasionuarit do te jene mundesite nje hap larg per cdo qytetar te bashkise Shkoder .
Cdo gje qe u permend me siper dhe cdo atraksion tjeter qe lidhet me historine mijera vjecare te Shkodres duke filluar nga kalaja e Shkodres e Drishtit, perlat natyrore anes lumenjve Bune, Drin e Kir dhe shume te tjera do te jene te listuara ne sitet e vecanta per turiste, te promovuara dhe subvencionuara nga bashkia.
Ne kuadrin e zhvillimit ekonomik nje pike e forte ne programin tone, pervec suportit per rikualifikimin e zonave industriale, do kete dhe bujqesia si nje nga punedhenesit dhe influencuesit kryesor te ekonomise. Ne bashkepunim me qeverine ne do thithim shume fonde per te mbeshtetur ata fermere qe do nderrmarrin kooperime bujqesore dhe ne vazhdim te kesaj, bashkia me suportin edhe te eksperteve me te mire do te nderrmarre nje program per sensibilizimin dhe orientimin e fermerit qe te prodhoje ne drejtim te asaj cfare kerkon tregu si dhe te gjetjes se tij brenda dhe jashte vendit.
Ne do ndertojme nje pike grumbullimi frigoriferike ku te mund te konservohet i gjithe prodhimi bujqesor, ne menyre qe fermeret te jene ne gjendje qe te stabilizojne sasite dhe cmimet dhe te sfidojne importin e produkteve nga jashte.
Rikualifikimin e prones bujqesore dhe asaj ndertimore dhe suporti yne ne paisjen me certifikate hipotekore.
Rikualifikimi urban, mjedisor dhe mobiliteti do te jene qendra e vemendjes sherbimeve tona dhe aksesit ne bashkepunim me qeverine.
Bordet e kullimit, argjinaturat, kanalet vaditese, rruget kryesore e dytesore. Do rehabiltojme sheshet kryesore si ai i Parruces, Kirasit, Skenderbegut, Rusit dhe ne te gjithe komunat dhe qendrat e medha, do rehabilitojme sistemin e depurimit te ujrave te zeza dhe do t’i japim zgjidhje te perhershme furnizimit me uje te pijshem ne cdo zone te banueshme ne bashkine e re Shkoder permes nje projekti disa milion euro ne partneritet me qeverine qe t’i japim Shkodres nje karakter dhe fryme urbane.
Rikonceptimi i pastrimit te mbetjeve urbane qe nga menyra dhe shtrirja e grumbullimit te tyre, vend grumbullimet, tek klasifikimi I tyre dhe deri sistemimi ne menyre estetike i kazaneve me mekanizem nen t**e neper qendrat dhe zonat e rendesishme urbane.
“T’i sherbejme me cilesi qytetarit eshte detyrimi yne, mireqenja e tij sociale dhe individuale eshte vizioni qe ne kemi”
Bashkia do t’i sherbeje me perkushtim shtresave ne nevoje duke u hapur ndaj qytetarit. Nga nje bashki e mbyllur me nje zyre qe ekzistonte formalisht ne sherbimin social, do te kthehet ne nje bashki qe do te jete mbeshtetja dhe mikpritja e cdo qytetari ne nevoje duke potencializuar te gjithe veprimtarine e saj ne drejtim te aksionit social. Ne do kemi nje bashkepunim dhe bashkerendim te fuqishem me te gjithe aktoret dhe faktoret qe merren me sherbimin social qe nga individet e thjeshte deri tek organizatat qe operojne ne kete drejtim, qe nga femijet deri tek rehabilitimi i institucioneve ne sherbim te tyre, si kopshte cerdhe, shkolla dhe shtim i tyre aty ku ka mbipopullime duke vene theksin tek mundesimi dhe promovimi per t’i kthyer shkollat ne qendra komunitare, pajisja e tyre me kushte dhe mundesi per transport ne zonat e thella .
Do te luftojme fenomenin e gjakmarrjes. Eshte sfida ime personale. Ne bashkepunim me qeverine dhe instancat qe varen prej saj qe brenda dy viteve te para te qeverisjes tone vendore asnje femije te mos humbase asnje dite shkolle per shkak te ngujimit.
Do te punojme shume ne permiresimin dhe rritjen e rendit dhe sigurise publike ne bashkepunim me policine. Do vendosim kamera sigurie dhe sistem te integruar monitorimi ne cdo zone, lagje problematike dhe ambientet rreth e qark shkollave.
Permes kualifikimit urban mjedisor dhe programit per mobilitetin do sigurojme levizjen e lire te qytetareve neper trotuare dhe me bicikleta. Do sistemojme ceshtjen e parkingjeve dhe te krejt rrjetit te transportit publik ne te gjithe bashkine e re. Do ndertojme terminalin e ri te autobuzave i quajtur “Terminali i Veriut”. Do ndertojme mbi 75 km piste ciklistike dhe do ta shpallim bashkine Shkoder bashki eko, nje bashki qe do jete ne sherbim te cdo qytetari duke filluar nga femijet deri tek moshat e treta e pajisur me qendra shendetesore ne perpjestim te drejte me popullaten duke shtuar qendrat aty ku mungojne si dhe duke permirsuar kushtet e tyre.
Sporti eshte nje tjeter ngjarje e rendesishme per bashkine Shkoder. Brezat na kane trasheguar nje histori 100 vjecare ne sportin elitar por qe kohet e fundit nuk eshte perfaqesuar ne nivelin e duhur ne rang kombetar e me gjere. Gjate mandatit tone 4-vjecar ne qender te vemendjes tone do jete instalimi i nje sistemi qe e ndjek sportin nga niveli edukues deri ne ate elitar.
Do angazhohemi fort ne krijimin dhe clirimin e terreneve sportive si dhe ne bashkepunim me qeverine. Pervec sadiumit do ndertojme dhe kompleksin shumesportesh “Vllaznia”. Mbeshtetja e ekipeve te futbollit, volejbollit, atletikes, peshengritjes, notit do te jete detyrimi yne si bashki.
Perparesi te vencante, qe ne fillimin e mandatit tone, do kete zgjidhja e statusit juridik te klub-futbollit “Vllaznia” si dhe suporti i pandashem ne mbeshtetjen e skuadres se zemres dhe tifozerise se saj, ne menyre qe ta kthejme Vllaznine ne eliten e futbollit shqiptar, pse jo kampione te Superliges shqiptare.
Per nje te ardhme europiane te qytetit tone te bashkise se re me me shume punesim per te rinjte, hapesira te gjelberta, me nje infrastructure turistike europiane, me nje sistem te kualifikuar urban mjedisor dhe me gjithe suportin dhe vemendjen jo vetem tone por edhe te qeverise per te mbeshtetur biznesin e vogel e te madh dhe vecanerisht agrobinesin dhe per shume arsye qe koleget e mi do prezantojne ne vazhdim na jepni mundesine jashte ngjyrimeve politike, ne emer te se ardhmes te femijeve dhe te rinjve qe kjo sakuader e mrekullueshme ekspertesh dhe njerzish te perkushtuar per shkodren te shpallet fituese me 21 qershor dhe ne shkodranet te ecim ne drejtimin e duhur.

Në prezantimin e programit për Bashkine Shkoder.Me nje program fantastik dhe dinjitoz ku cdo i ri e gjen veten ketu. Fal...
21/05/2015

Në prezantimin e programit për Bashkine Shkoder.Me nje program fantastik dhe dinjitoz ku cdo i ri e gjen veten ketu. Faleminderit Keti Bazhdari.

21/05/2015

Zyra Qëndrore PS Postribë me banoret e Postribes duke ndjekur live programin e

Zyra Qëndrore PS Postribë me banoret e Postribes duke ndjekur live programin e
21/05/2015

Zyra Qëndrore PS Postribë me banoret e Postribes duke ndjekur live programin e

20/05/2015

Prsh ju njoftojm se sot ne oren .8. te darkes behet prezantimi i programit
Keti Bazhdarit te Drivasti te ura mesit jeni te lutur te merni pjes , miresetevini

17/05/2015



17/05/2015



     takim me      TE Zyra Qendrore PS Postribë,
17/05/2015

takim me TE Zyra Qendrore PS Postribë,

Strukturat e Fressh Postribe sot gjate nje takimi pune.
15/05/2015

Strukturat e Fressh Postribe sot gjate nje takimi pune.



Address

Postribe
Shkodër
URAEMESIT

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Fressh Postribe posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share