Biblioteka HAMDI FAJA Shijak

Biblioteka  HAMDI FAJA Shijak "Sot që nga agimi jemi të shkapërderdhur, të dehur, e meqë jemi në një të tillë gjendje, p?

30/08/2025

Sesioni shkencor i letërsisë

Rrezarta Morina: Postmodernizmi në veprën e Ag Apollonit (“Kësulëkuqja, përrallë për të rritur”)

Ndonëse e perceptuar si letërsi atipike në raport me letërsinë botërore, letërsia shqipe megjithatë ka arritur të absorbojë lëvizjet dhe epokat letrare që ravijëzuan në historinë e letrave botërore. Si një lëvizje që influencoi letërsinë, postmodernizmi arriti të ngjizej edhe në letërsinë shqipe, duke thyer doksat e modernes, letërsisë së traditës dhe duke integruar arealin e veçorive identifikuese. Intermedialiteti, intertekstualiteti, miksimi zhanror, thyerja e strukturës tradicionale të rrëfimit, erudicioni bëhen veçoritë rudimentare mbi të cilat ndërtohen veprat postmoderniste edhe në letërsinë shqipe. Me Rexhep Qosjen si ndër emrat e parë që sjell frymën postmoderne në veprat e veta, edhe Ag Apolloni dhe krijimtaria e tij bëhen përçuese të kësaj fryme. Ndaj, me piketim në romanin “Kësulëkuqja, përrallë për të rritur”, ky studim do të synojë nxjerrjen në pah të veçorive të përgjithshme të paraqitjes së postmodernizmit në krijimtarinë e këtij autori.
Intertekstualiteti, si veçori themelore e postmodernizmit, e që e shenjon këtë roman që në titull, toni ironik, qasja shpesh parodike ndaj elementeve sakrale, loja strukturore mbi të cilat konstituohet ky roman do të bëhen disa prej elementeve mbi të cilat ky studim do të synojë të nxjerrë përfundime. Si rrjedhojë, studimi do të koncentrohet në të dyja rrafshet, atë strukturor e përmbajtjesor. Natyrisht, metoda strukturaliste do të jetë metodë esencë e këtij studimi, ndërkaq edhe formalizmi, komparatistika, here-herë hermeneutika dhe ajo historike-letrare do të gërshetohen për të nxjerrë në pah identitetin postmodern të romanit.
Nëpërmjet piketimit të të dyja rrafsheve të përmendura dhe një mori elementesh, ky studim do të artikulohet si përpjekje për të ravijëzuar portretin e letërsisë sonë në ‘fazën’ e postmodernizmit dhe mbi të gjitha individualitetin krijues të autorit të përmendur brenda kësaj rryme letrare.

Fjalët kyçe: postmodernizëm, intertekstualitet, strukturalizëm, Ag Apolloni, letërsi shqipe

25/07/2025

Nga Edison Ypi

S’ka gjë më të keqe dhe më të dëmshme se libri i keq. Libri i keq është një zhgarravitje dhe një llomotitje e papërgjegjshme, pa punë të lodhshme, pa sakrifica të mundimshme, pa shkak të madh, pa arsye e lartë, pa talent, energji, ndjeshmëri, dashuri, frymëzim, përkushtim, vetflijim.
Libri i keq është një çthurje e thurur pa magjepsje, pa dehje, pa dalldi, pa çmendje të bukur, pa marrosje të këndshme.
Libri i keq është një vjellje e kollajshme pa lodhje për t’u shprehur sa më shkurt dhe sa më bukur.

Libri i keq është një koleksion ligësish plot me përdredhje konformisti, insistim budallai, stoicizëm edepsizi, vuajtje të paafti, përpëlitje oportunisti, shkretëtirë shpirtërore materialisti.
Libri i keq është një ankth prej të cilit do të shpëtosh por s’di se si, do të ikësh, por s’di se ku.
Libri i keq, pa lodhje në secilën fjalë, pa mundim në secilën rrokje, pa vuajtje në secilën gërmë, pa mahnitje në secilin tingull, pa përdorim të filtrave artistikë që s’lejojnë të depërtimin e llumrave, pa atë misterin që të shkruarën e bën Art, pa atë delirin që të bën të fërgëllosh, pa atë dorën e padukëshme që ndez dritën e përtejme, pa atë flakën e zbehtë që leximin e bën të këndshëm dhe librin Letërsi, është një batak i amanozotshëm plot me zhaba, gaforre, gjarpërinj, insekte.

Libri i keq është një përpjekje e kotë për të mbushur me bosh një humnerë të dobishme.
Libri i keq është një kombinim situatash banale që s’bëjnë asnjë tablo, s’formojnë asnjë mozaik.
Libri i keq është një stinë e mërzitshme. Behar pa Dashuri. Dimër pa acar. Pranverë pa aroma. Vjeshtë pa fruta.

Libri i sotëm i këllirshëm është më i keq se libri i keq i diktaturës që na shkaktonte gajasje spasmatike.
Libri i keq i sotëm është një ferr që s’të bën të qeshësh por vetëm të vuash.

Libri i keq është shkaku që shumicës së shqiptarëve të sotëm u merren mendtë pasi lexojnë një paragraf.
Libri i keq është arsyeja pse u duket vetja shkrimtarë po arritën të shkruajnë një rrjesht e gjysmë në kompjuter.
Libri i keq nuk ekziston për t’u lexuar.
Libri i keq ekziston për t’u sh*tur dhe për të bërë të njohur menderautorin e plehërveprës duke dëshpëruar lexuesin.
Libri i keq është mënyra me efikase për ta ndotur Tempullin e Artit duke i vënë kazmën Letërsisë.

Libri i keq nuk është për shqiptarë, as për njerëz.
Libri i keq është për gjallesa primitive të një planeti të largët ku e shkruara artistike pritet të nisi pas miliona vitesh.
Libri i keq është shpërdorimi më i përbindshëm që i bëhet Lirisë. Poshtërimi më i padenjë për një komb të vjetër. Dënimi më i pamerituar për një popull leximtarësh.

24/05/2025

Njëherë e një kohë, një dervish shkoi tek berberi për dhe i tha: Jepi briskut, berber efendi! Berberi filloi t'ia rruante kokën dervish*t dhe në momentin që kishte mbaruar njërën anë dhe filloi të rruante anën tjetër të kokës, hyri brenda gangoja i lagjes. Ai shkoi drejt e te dervishi, ia futi një shpullë të fortë në anën e rruar të kokës dhe bërtiti: Çohu mor kungull, çohu se do të rruhem unë.

Dervishi ishte durimtar i madh. Ai ishte ‘pa dorë për atë që e godet, pa gjuhë për atë që e ofendon’ dhe besonte se çdo gjë që vinte nga njerëzit ishte vullneti i Zotit. Megjithatë, gjuha e bullizuesit nuk ndalej gjatë gjithë kohës që rruhej dhe e tallte vazhdimisht dervishin, ‘Kungull andej e kungull këtej’, nuk e hoqi një moment të vetëm kungullin nga goja.

Më në fund, rruajtja mbaroi dhe gangoja doli nga berberhania. Sapo hodhi disa hapa, kur një karrocë me kuaj që kishte dalë jashtë kontrollit, zbriti kodrën dhe e vuri gangon poshtë. Bullizuesi dha shpirt aty për aty në mënyrën më të tmerrshme. Berberi ktheu sytë nga dervishi dhe e pyeti: A nuk ishte pak i tepruar mallkimi jot, o dervish?

Dervishi përgjigjet i zhytur në mendime: Betohem në Zot se nuk e mallkova. E fala dhe ia bëra hallall hakun tim që pa dalë nga berberhania. Madje as nuk u ofendova prej tij, por shiko or mik se edhe kungulli e ka një Zot, dhe me siguri duhet të jetë ofenduar rëndë!

Mësimi:
Dervishi dhe poeti i madh turk Junus Emre, ka thënë: S’ka gjë, Krijuesi është ndihmësi yt. Mos kujto se ajo që bën shtypësi do ti sjellë fitim. Rënkimi i të shtypurit e rrëzon edhe mbretin. Por e gjithë kjo, vjen në kohën e duhur!

29/09/2024
16/09/2024
30/07/2024

Pascal Fauliot - Rrëfenja të të Urtëve Japonezë

Tridhjetë e tre rrëfenja, njëherazi edhe mësime të çmuara jete vijnë dhe të shoqëruara me imazhe të marra nga botime, piktura zen dhe kaligrafi të tjera pjesë e botës legjendare japoneze…

Address

Shijak, Shqiperi
Shijak
2014

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Biblioteka HAMDI FAJA Shijak posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Biblioteka HAMDI FAJA Shijak:

Share

Category