15/06/2026
📢 Seminar: Roli mbikëqyrës i Këshillit Bashkiak dhe auditimi i brendshëm
📅 18 Qershor 2026 | ⏰ Ora 10:30
📍 Salla e Këshillit Bashkiak, Shijak
Këshilli Bashkiak Shijak, në kuadër të projektit "Bashki të Forta" dhe me mbështetjen e Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM), organizon një seminar të dedikuar rolit të Këshillit Bashkiak si shtyllë e qeverisjes vendore.
Seminari do të trajtojë:
Forcimi i rolit mbikëqyrës të Këshillit Bashkiak në menaxhimin financiar
Mbështetja e mekanizmave të auditimit dhe kontrollit të brendshëm për rritjen e llogaridhënies
Ndjekja e zbatimit të rekomandimeve dhe përdorimi i instrumenteve të mbikëqyrjes për transparencë dhe integritet institucional
Aktiviteti është i hapur për anëtarët të Këshillit Bashkiak, përfaqësues të administratës së Bashkisë dhe Prefekturës, organizata të shoqërisë civile, media lokale, të rinj dhe qytetarë aktivë.