Bashkia Selenicë Faqja Zyrtare

Bashkia Selenicë Faqja Zyrtare Bashkia Selenicë është e kufizuar me brigjet e lumit Vjosë në veri-lindje, vargu i Shashice-Çikës.

Bashkia e Selenicës shtrihet rrëzë kodrave në bregun e majtë të Vjosës, pikërisht në afërsi të fushës ku lumi i Vlorës derdhet në Vjosë, si një degë e rëndësishme e tij.Dëshmitë e para për emrin Selenicë datojnë në vitin 1700 dhe deri më sot vazhdon të njihet me këtë emër.Emri i këtij qyteti është i lidhur kryesisht me pasuritë e nëntokës së saj,nxjerrjen dhe shfrytëzimin e bitumit natyror,gjë që ka ndikuar në rritjen dhe zhvillimin e qytetit.Në fillim të shekullit të kaluar ka dëshmi të shumta të shfrytëzimit çnjerëzor që u janë bërë burimeve natyrore të bitumit nga shoqëritë e huaja.Zhvillimin më të madh Selenica e mori pas Luftës II Botërore, ku si rrjedhojë e shfrytëzimit të bitumeve të saj u hapën shumë vende pune dhe numri i banorëve u rrit ndjeshëm.Në fillim të viteve ’90 Selenica numëronte mbi 8000 banorë dhe kujtohet me nostalgji që në Selenicë kishte trupë amatore teatri, estrade dhe sallë kinemaje, pallat kulture dhe muze, shkollë të mesme dhe bujqësore, si edhe bibliotekë publike...

📢 NJOFTIM | DËGJESA PUBLIKE PËR REFORMËN ADMINISTRATIVO-TERRITORIALEBashkia Selenicë do të zhvilloj dëgjesat publike me ...
20/08/2026

📢 NJOFTIM | DËGJESA PUBLIKE PËR REFORMËN ADMINISTRATIVO-TERRITORIALE

Bashkia Selenicë do të zhvilloj dëgjesat publike me qytetarët dhe grupet e interesit, në kuadër të diskutimit mbi Reformën Administrativo-Territoriale.

📍 Takimet do të zhvillohen sipas këtij kalendari:

🌟 NATA E TRETË E VAJZËFEST 2026! 🌟Sonte, Vajza bëhet sërish skenë e muzikës, ritmit dhe festës! 🎶✨Në natën e tretë të Va...
16/08/2026

🌟 NATA E TRETË E VAJZËFEST 2026! 🌟

Sonte, Vajza bëhet sërish skenë e muzikës, ritmit dhe festës! 🎶✨

Në natën e tretë të VajzëFest 2026, ju presim me dy emra të dashur të muzikës shqiptare:

🎤 Irini Qirjako – zëri i fuqishëm dhe i veçantë që do të sjellë emocionet e këngës popullore shqiptare.

🔥 West Side Family – për ta kthyer natën në një festë të madhe me ritëm, energji dhe këngë që i dimë të gjithë!

📍 Vajzë, Vlorë
📅 16 Gusht
🎉 Nata e tretë – mos mungoni!

Ejani ta mbyllim VajzëFest 2026 në oren 20:00 me muzikë, emocione dhe shumë festë! ❤️🎶

11/08/2026

🎶 Tri net këngë, traditë dhe krenari labe!

Një tjetër edicion i Festivalit të Këngës Labe u mbyll, duke lënë pas emocione, tinguj dhe momente që do të mbeten gjatë në kujtesën e të gjithëve.

Mirënjohje për çdo grup, këngëtar, artist dhe veçanërisht për të rinjtë që u ngjitën në skenë dhe sollën me pasion e dinjitet zërin, historinë dhe shpirtin e Labërisë.

Një falënderim i veçantë për publikun, që me praninë dhe duartrokitjet e tij e ktheu këtë festival në një festë të vërtetë të kulturës sonë.

Sepse Kënga Labe nuk është vetëm këngë. Është identitet, kujtesë, krenari dhe një trashëgimi që kalon nga brezi në brez.

🎶 Edicioni i IV-të i Festivalit Folklorik të Bashkisë Selenicë po afron! 🎶Ju ftojmë të bëheni pjesë e një feste të veçan...
04/08/2026

🎶 Edicioni i IV-të i Festivalit Folklorik të Bashkisë Selenicë po afron! 🎶

Ju ftojmë të bëheni pjesë e një feste të veçantë të trashëgimisë shpirtërore dhe kulinarisë së zonës, ku do të përjetojmë magjinë e këngës labe, tingujt e instrumenteve popullore dhe traditat tona të çmuara.

📍 Kota ju pret!
Ejani të festojmë së bashku, të ruajmë dhe të përcjellim brez pas brezi vlerat e kulturës dhe traditës sonë.

❤️ Të gjithë të mirëseardhur!

03/08/2026

SELENICA, BASHKI MË VETE!

Pasi u njoha me projektin e ri të reformës administrativo-territoriale, po paraqes argumentet e mia lidhur me kundërshtimin e idesë së bashkimit të bashkisë së Selenicës me atë të Vlorës.

Mendimi im është që duhet dëgjuar zëri i ekspertëve, por mbi të gjitha zëri dhe interesi i qytetarëve.

Gjatë diskutimeve për buxhetin e shtetit, qëndrimi im ka qënë se, ndarja e buxhetit të shtetit mes qeverisjes qendrore dhe pushtetit vendor është e padrejtë. Rreth 90% e buxhetit administrohet nga qeveria qendrore, ndërsa vetëm 10% u shkon 61 bashkive të vendit.

Kam bindjen se transfertat e pakushtëzuara që marrin bashkitë nga buxheti i shtetit janë shumë të ulëta. Nëse do të bënim një ndarje të drejtë të buxhetit të shtetit duke shtuar buxhetin për qeverisjen vendore, nuk do të kishim nevojë të zvogëlojmë numrin e bashkive, por të rrisim financimin e tyre, veçanërisht për investime në infrastrukturë, duke mbështetur bashkitë që kanë më shumë nevojë.

Raporti përfundimtar "Reforma Administrativo-Territoriale 2.0" nxjerr në pah vetë treguesit pozitivë të Bashkisë Selenicë:

1.Funksionaliteti si bashki
Selenica renditet e 29-ta në rang kombëtar, me një IFB (Indeks të Funksionalitetit të Bashkive) prej 57.3.

2.Performanca ekonomike
Edhe në këtë tregues renditet e 29-ta në vend, me një IPE (Indeks të Performancës Ekonomike) prej 42.2, mbi mesataren kombëtare.

Paga mesatare është 58.386 lekë, pothuajse në nivelin e mesatares kombëtare dhe më e lartë se në shumë bashki të ngjashme për nga madhësia.

Detyrimet e prapambetura janë vetëm 3.6%, një tregues më i mirë se mesatarja kombëtare.

3.Indeksi i Masës Urbane (IMU)
I vetmi tregues që mund ta penalizojë Selenicën është IMU-ja, për shkak se popullsia është e shpërndarë në shumë fshatra dhe jo e përqendruar në një qendër urbane.

Por, pikërisht për këtë arsye, Selenica duhet të jetë bashki, ndryshe do t'i largonte edhe më shumë shërbimet nga qytetarët.

Nëse do të ndiqej logjika e funksionalitetit dhe performancës ekonomike, atëherë edhe disa bashki të tjera, të cilat renditen më poshtë se Selenica, do të duhej të mos quheshin më bashki. Por kjo nuk po ndodh.

Komisioni pretendon se treguesit ekonomikë të Bashkisë Selenicë janë të ulët, duke u mbështetur te numri i bizneseve.

Po si ka mundësi që anëtarët e Komisionit kanë harruar se Selenica ka brenda territorit të saj dy nga pasuritë minerare më të rëndësishme të vendit. Minierën e Selenicës dhe ndërmarrjen më të madhe të prodhimit të naftës në Shqipëri, atë të Gorrishtit.

A ka dijeni Komisioni sa rentë minerare përfiton shteti nga prodhimi i rreth 35 mijë tonëve naftë bruto në vit nga Gorrishti i Selenicës?

Cilat nga bashkitë që do të quhen bashki pas reformës japin një kontribut kaq të madh në buxhetin e shtetit?!

Problemi i vërtetë qëndron te ligji për taksat kombëtare.
Bashkive që kanë pasuri natyrore u kthehet vetëm 5% e rentës minerare (e cila është 10%), që në praktikë përkthehet në vetëm 0.5% të vlerës së prodhimit.

Për katër vite me radhë jam përpjekur për ta ndryshuar këtë ligj. Në këtë iniciativë m'u bashkua edhe OSBE-ja, por sërish nuk arritëm ta realizojmë këtë ndryshim, në mënyrë që vlera që përfitojnë bashkitë, të shkonte nga 5% në 30% të rentës minerare.

Në përfundim, unë mendoj se bashkia Selenicë i plotëson të gjitha kriteret, për të vazhduar të funksionojë me sukses si bashki më vete.

Uroj që Kuvendi i Shqipërisë ta respektojë këtë realitet, të dëgjojë zërin e qytetarëve dhe ta lejojë Selenicën të vazhdojë të funksionojë si bashki më vete!

28/07/2026

🌊Lumi Shushicë po kthehet çdo ditë e më shumë në një destinacion të preferuar të turizmit natyror dhe malor në Bashkinë Selenicë.

Në këtë video, një grup turistësh eksplorojnë rrjedhën e lumit, duke përjetuar ecjen në ujërat e kristalta dhe bukurinë e natyrës së paprekur.

Deri pak kohë më parë, ky ishte një destinacion pak i njohur. Sot, falë promovimit të vazhdueshëm dhe kontributit të Vlora Hiking në organizimin e tureve dhe promovimin e zonës, gjithnjë e më shumë vizitorë po zgjedhin të zbulojnë këtë thesar natyror.

📍 Shushica ju pret për një eksperiencë unike mes natyrës, malit dhe aventurës.

Me ftesë të organizatorëve dhe të Komunës së Dragash*t, Grupi Folklorik i Bashkisë Selenicë mori pjesë në edicionin e VI...
27/07/2026

Me ftesë të organizatorëve dhe të Komunës së Dragash*t, Grupi Folklorik i Bashkisë Selenicë mori pjesë në edicionin e VIII të Festivalit Ballkanik "Opoja Vallëzon", i zhvilluar në Bresanë, Kosovë, nga 24 deri më 26 korrik 2026.

Performanca e grupit nga Labëria e Vlorës u prit me duartrokitje të shumta dhe u vlerësua nga organizatorët si një nga momentet më të veçanta të festivalit, pasi për herë të parë në këtë skenë u interpretua kënga polifonike labe, pasuri botërore e UNESCO-s. Polifonia u ndërthur me muzikën dhe vallet tradicionale të grupeve pjesëmarrëse nga Polonia, Kroacia, Turqia, Bullgaria, Bosnjë-Hercegovina, Maqedonia, Qipro, Mali i Zi dhe ansamblet vendase.

Gjatë festivalit, Kryetari i Komunës së Dragash*t, Dr. Bexhet Xheladini, priti në një takim miqësor Kryetarin e Bashkisë Selenicë, z. Nertil Bellaj. Në takim u diskutua për rëndësinë e ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore, si dhe për forcimin e bashkëpunimit përmes aktiviteteve dhe festivaleve që afrojnë komunitetet dhe krijojnë ura miqësie mes shqiptarëve.

Address

Rr. Llambi Bombaj Pranë Spitalit Selenicë
Selenicë
9427

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 14:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Bashkia Selenicë Faqja Zyrtare posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Bashkia Selenicë Faqja Zyrtare:

Shortcuts

Share