Parku Kombëtar i Butrintit

Parku Kombëtar i Butrintit Fondacioni për Menaxhimin e Butrintit Në një tokë moçalore vetë Parku emërtohet sipas qytetit antik që shtrihet në qendër të tij. pr.Kr. si edhe Baptisteri.
(1)

Parku Kombëtar i Butrintit është burim krenarie kombëtare dhe është i njohur gjerazi edhe jashtë kufijve të Shqipërisë, jo vetëm për shkak të mbetjeve arkeologjike por edhe si një vend me bukuri natyrore, si zonë në mbrojtje të krijesave të egra dhe jetës bimore. Pozicioni gjeografik dhe rrënojat e mrekullueshme i japin një atmosferë unike Butrintit, gjë e cila i ka magjepsur vizitorët në shekuj. U shpall si një qendër e Trashëgimisë Botërore të UNESCOS në vitin 1992 dhe 12 mijë hektar të tij janë pjesë e “Zonave Ligatinore me Rëndësi Ndërkombëtare” nga konventa e Ramsarit. Parku ka diversitet ekologjik me biosfera të ndryshme të cilat mbajnë varietete të larmishme të jetës bimore dhe shtazore shumë prej të cilave janë të shpallura si globalisht të rrezikuara. Jeta më intensive e shpendëve bëhet gjatë sezonit të dimrit dhe fillimit të pranverës të cilat konsiderohen edhe si periudhat më të favorshme të vitit për të parë mijëra shpendë migrues që gjenden në tokën moçalore. Kufijtë e Parkut prej 94 km² janë: në veri lumi i Bistricës, në Jug Kodrat e Korafit, perëndim deti Jon dhe në lindje Mali i Milesë. Parku ka një larmishmëri të një sërë llojesh shpendësh ujor, kjo për shkak të prezencës së kënetave kripore dhe ujërave të fresketa të liqeneve Bufi dhe Butrint, lagunës së Armurit, kanalit të Vivarit dhe lumit Pavlla si dhe gjithashtu një fushe të gjerë e cila përmbytet pjësërisht sidomos gjatë periudhës së dimrit. Kanali i Vivarit është i famshëm për pasurinë e peshqëve që mban. Lundërzat mund të gjenden në të dy anët e kanalit të Vivarit gjithashtu edhe të lumit Pavlla. Fusha e Vrinës, kullotë me kanale të mëdha drenazhuese strehon gjitare, zvaranikë, amfibë dhe zogj këngëtare të ndryshëm, ndërsa pyjet dhe kallamishtet e kodrave përreth strehojnë gjitarë më të mëdhenj siç janë ujqit, çakenjtë, dhelprat dhe nuse lalat. Sipas mitologjisë qyteti i Butrintit u ndërtua nga Trojanët aty rreth shek të 13 pr.Kr. Kontrolli strategjik i Butrintit në Jon dhe pjesët tokësore në Ballkan e bënte atë të dëshirueshme nga fuqitë e mëdha europiane që nga Lufta e Parë Peloponeze në shek e 5-të deri tek ato Napoleoniane në shek e 19-të. Helenët, Romakët, Bizantinët, Venecianët dhe Turqit Otomanë të gjithë i kanë dhënë formë qytetit dhe monumenteve të dukshme sot në Park. Bërthama e periudhës helenistike të shek të 4 pr.kr e qytetit u zhvillua afër një tempulli dedikuar Asklepit. Me dhuratat që i ofroheshin këtij tempulli u ndërtua një teatër aty nga shek i 3. i cili është një nga monumentet më spektakolare edhe tani. Teatri u ri-modelua edhe gjatë periudhës perandorake ku Butrinti pati privilegjin e të qenit qytet i kolonisë Romake. Gjatë shek të 4-t zhvilloi një sërë rezidencash private siç është Pallati i Trikonkës. Gjatë shekullit të 5 pati nje sërë ndërtimesh të tjera religjoze ku vihen re Bazilika e Madhe ashtu si dhe bazilikat e tjera që ndodhen rreth qytetit Vrinë, Diaporit, Akropol etj. Nga fundi i shek të 5-të kërcënimi nga vandalët i solli qytetit ndërtimin e një muri rrethues të ri. Qyteti ra në duar të ndryshme si Normanët, Perandoria Bizantine, dy herë në Despotatin e Epirit, dy herë u muar nga Anzhuinët deri sa sëbashku me Korfuzin nga Republika Serene e Venedikut në 1386. Rivitalizimi mesjetar në Butrint si një qendër urbane u kontrrollua nga një kala e vogël e shek të 13-të vendosur në akropol dhe e rindërtuar nga Luixhi Maria Ugolini. Butrinti qëndroi nën venedikun përreth 400 vjet. Ngritja e Perandorisë Otomane në shek e 15-të e vendosi Butrintin në front duke e pushtuar qytetin here pas here. Pas 1815 Butrinti filloi të vizitohej nga vizitorë një ditor të cilët frekuentonin Korfuzin si pasojë e pushtimit Britanik të tij. Artistë të tillë si Edward Lear dhe Henry Cook e dokumentuan me fotot dhe pikturat e tyre Butrintin, më pas qyteti ra edhe në duart e Ali Pashë Tepelenës dhe që prej asaj periudhe shkëlqimi i qytetit filloj të zbehej deri sa filluan gërmimet e para në 1928 nga arkeologu italian Luigi Maria Ugolini.

12/09/2026

Momente nga ceremonia “Hyjnesha Kthehet në Shtëpi”, ku në Kalanë e Akropolit mirëpritëm përfaqësues të institucioneve, partnerë dhe miq të Butrintit për të ndarë së bashku këtë moment të veçantë të rikthimit të një prej simboleve më të rëndësishme të trashëgimisë sonë kulturore. 🏛️ 🙌🏼

Sot, Hyjnesha e Butrintit u kthye në shtëpi!Pas gati një shekulli, një prej simboleve më të çmuara të trashëgimisë sonë ...
11/09/2026

Sot, Hyjnesha e Butrintit u kthye në shtëpi!

Pas gati një shekulli, një prej simboleve më të çmuara të trashëgimisë sonë kulturore rikthehet në Butrint, në vendin ku u zbulua dhe në kontekstin historik të cilit i përket.

Ceremonia “Hyjnesha Kthehet në Shtëpi” mblodhi sot, në Kalanë e Akropolit, përfaqësues të institucioneve, partnerë, studiues dhe miq të trashëgimisë kulturore, për të shënuar një moment të veçantë për Parkun Kombëtar të Butrintit.

Nga sot, Hyjnesha e Butrintit mirëpret publikun në Muzeun Arkeologjik të Parkut!

Fondacioni për Menaxhimin e Butrintit falënderon Muzeun Historik Kombëtar për bashkëpunimin dhe kontributin në realizimin e këtij rikthimi të rëndësishëm.

11/09/2026

Hyjnesha e Butrintit kthehet në shtëpi.

Pas gati një shekulli nga zbulimi i saj në Butrint, një prej veprave më të rëndësishme të trashëgimisë sonë kulturore rikthehet në vendin ku historia e saj nisi.

Ky rikthim nuk është vetëm një moment muzeal.
Është një takim me kujtesën, me identitetin dhe me trashëgiminë që Butrinti mbart ndër shekuj.

Tashmë, vizitorët mund ta shohin nga afër Hyjneshën e Butrintit në Muzeun e Butrintit.

09/09/2026

Hyjnesha e Butrintit, kthehet në shtëpi!

09/09/2026

Historia e saj nisi këtu…

08/09/2026

Për gati një shekull diçka ka munguar…

07/09/2026

Kemi kënaqësinë të prezantojmë logon e re të Parkut Kombëtar të Butrintit.

E frymëzuar nga historia, karakteri dhe trashëgimia e veçantë e këtij vendi, logoja përfaqëson lidhjen mes shtresave të kohës, natyrës dhe peizazhit kulturor të Butrintit.

05/09/2026

Çdo vizitor e përjeton Butrintin në mënyrën e tij!

Për vizitorin tonë nga Bosnja dhe Hercegovina, Butrinti është një vend ku qytetërime të ndryshme kanë lënë gjurmët e tyre, duke krijuar një histori që vazhdon të lexohet edhe sot.🏛️

03/09/2026

Nga janari deri në 31 Gusht, Parku Kombëtar i Butrintit ka mirëpritur 204,867 vizitorë:
▫️69% individë
▫️31% vizitorë në grupe

Prej tyre, 182,101 kanë ardhur nga vende të ndryshme të botës, ndërsa 22,766 janë vizitorë vendas.

Address

Fondacioni Për Menaxhimin E Butrintit
Sarandë

Opening Hours

Monday 08:30 - 18:00
Tuesday 08:30 - 18:00
Wednesday 08:30 - 18:00
Thursday 08:30 - 18:00
Friday 08:30 - 18:00
Saturday 08:30 - 18:00
Sunday 08:30 - 18:00

Telephone

+355692266969

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Parku Kombëtar i Butrintit posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Parku Kombëtar i Butrintit:

Shortcuts

Share

Category