11/06/2026
📢🎭 FESTIVALI FOLKLORIK I SHKOLLAVE “BREZ PAS BREZI” – EDICIONI I
🏛️ Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Vlorë, në bashkëpunim me Bashkinë Selenicë dhe Zyrën Vendore të Arsimit Parauniversitar (ZVA), ju ftojnë të merrni pjesë në Festivalin Folklorik të Shkollave “Brez pas Brezi”, një aktivitet që synon ruajtjen, promovimin dhe përcjelljen e vlerave të trashëgimisë sonë shpirtërore tek brezat e rinj. 🇦🇱✨
🎶 Nxënësit do të sjellin në skenë:
🔹 Këngë polifonike labe
🔹 Valle tradicionale
🔹 Interpretime me instrumente popullore
📅 11 Qershor 2026
🕙 Ora 10:00
📍 Gjorm, Vlorë
🎭🎵 Ju mirëpresim të bëheni pjesë e këtij aktiviteti të veçantë!
🏛️