Bashkia Sarande

Bashkia Sarande Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Bashkia Sarande, Government Organization, Rruga Abedin Dino Nr 11, Sarandë.

14/09/2026
Kinemaja zbret buzë detit! 🎬🌊Nga 18 deri më 20 shtator 2026, Saranda shndërrohet në një skenë të hapur të artit, kulturë...
13/09/2026

Kinemaja zbret buzë detit! 🎬🌊

Nga 18 deri më 20 shtator 2026, Saranda shndërrohet në një skenë të hapur të artit, kulturës dhe filmit. Në edicionin e 13-të të DEA Open Air International Film Festival, publiku do të ketë mundësinë të përjetojë magjinë e kinemasë nën qiellin e hapur, me detin Jon si sfond.

Çdo mbrëmje, duke nisur nga ora 20:30, shëtitorja e Sarandës do të mirëpresë filmdashës, artistë dhe vizitorë për një eksperiencë të veçantë, ku filmi takohet me atmosferën mesdhetare të qytetit.
Tre mbrëmje kushtuar kinematografisë, kulturës dhe emocioneve që vetëm ekrani i madh mund të krijojë.

Hyrja është e lirë!

Ejani të ndajmë së bashku filmin, artin dhe magjinë e Sarandës.

18–20 Shtator 2026 | Ora 20:30 | Shëtitorja e Sarandës

Sot u zhvillua aktiviteti “GoOverboard: Albania – Corfu”, maratona e notit që përshkon Kanalin e Korfuzit dhe që prej vi...
12/09/2026

Sot u zhvillua aktiviteti “GoOverboard: Albania – Corfu”, maratona e notit që përshkon Kanalin e Korfuzit dhe që prej vitit 2014 është kthyer në një simbol miqësie dhe bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Këtë vit, gara mblodhi rreth 120 notarë nga vende të ndryshme të botës, të cilët u nisën nga Pema e Thatë, Ksamil, drejt pjesës veriore të Korfuzit.

Përtej dimensionit sportiv, aktiviteti shërbeu edhe si një urë lidhëse ndërinstitucionale mes Bashkisë Sarandë dhe Bashkisë së Korfuzit të Veriut, me pjesëmarrjen e:

z. Giorgios Machiemaris – Kryetar i Bashkisë së Korfuzit të Veriut

znj. Spyridoula Kokkali – Zv.Kryetare e Bashkisë së Korfuzit të Veriut

z. Georgios Mavropoulos – Drejtues i Mbrojtjes Civile në Bashkinë e Korfuzit të Veriut

z. Florjan Sali – Zv.Kryetar i Bashkisë Sarandë

znj. Erisa Çakalli – Drejtore e Drejtorisë së Turizmit, Bashkia Sarandë

z. Aleksandër Lilo – Drejtor i Policisë Bashkiake, Bashkia Sarandë

Gjatë takimit u diskutuan mundësi të reja bashkëpunimi mes dy bashkive, forcimi i marrëdhënieve institucionale dhe vijimi i kësaj tradite të bukur, e cila afron dy vendet fqinje përmes sportit, turizmit dhe miqësisë.

Urime të gjithë pjesëmarrësve për guximin, përkushtimin dhe shpirtin sportiv të treguar në këtë sfidë të veçantë. Çdo notar që mori pjesë bëhet pjesë e një tradite që ndërton ura mes njerëzve dhe brigjeve tona.

NJOFTIM PËR KONSULTIM PUBLIKBashkia Sarandë fton qytetarët, përfaqësuesit e komunitetit, grupet e interesit, bizneset, o...
08/09/2026

NJOFTIM PËR KONSULTIM PUBLIK

Bashkia Sarandë fton qytetarët, përfaqësuesit e komunitetit, grupet e interesit, bizneset, organizatat e shoqërisë civile dhe të gjithë aktorët e interesuar të bëhen pjesë e konsultimit publik për Programin Buxhetor Afatmesëm 2027–2029 dhe projektbuxhetin vjetor 2027.

Në kuadër të këtij procesi do të zhvillohen takime publike me komunitetin për të dëgjuar nga afër mendimet, komentet, rekomandimet dhe propozimet e qytetarëve.

📍 16 Shtator 2026 | Ora 11:00
Konsultim publik me banorët e Lagjeve nr. 1, 2, 3 dhe 4
Pranë Bashkisë Sarandë

📍 17 Shtator 2026 | Ora 11:00
Konsultim publik me banorët e Njësisë Administrative Ksamil
Restorant “Beshiku”, Rruga Ali Pashë Tepelena

🗣️ Pjesëmarrja juaj është e rëndësishme!
Kontributi i qytetarëve ndihmon në përcaktimin e prioriteteve dhe në hartimin e një buxheti sa më pranë nevojave të komunitetit.

NJOFTIM PËR KONSULTIM PUBLIKBashkia Sarandë fton qytetarët, përfaqësuesit e komunitetit, grupet e interesit, bizneset, o...
08/09/2026

NJOFTIM PËR KONSULTIM PUBLIK

Bashkia Sarandë fton qytetarët, përfaqësuesit e komunitetit, grupet e interesit, bizneset, organizatat e shoqërisë civile dhe të gjithë aktorët e interesuar të bëhen pjesë e konsultimit publik në kuadër të Reformës Administrativo-Territoriale.

Ky proces synon të sigurojë një pjesëmarrje sa më të gjerë të komunitetit, duke krijuar mundësinë që qytetarët të njihen me propozimet e paraqitura dhe të shprehin mendimet, vlerësimet, sugjerimet dhe rekomandimet e tyre.

🗣️ Mendimi dhe zëri i komunitetit janë të rëndësishëm!

📅 14 Shtator 2026
🕛 Ora 12:00
📍 Salla e Bashkisë Sarandë

Ftohen të marrin pjesë të gjithë qytetarët, banorët e njësive administrative, përfaqësuesit e bizneseve, organizatat e shoqërisë civile, grupet e interesit, përfaqësues të institucioneve dhe çdo person tjetër i interesuar.

Bashkë për një proces konsultimi gjithëpërfshirës dhe një qeverisje vendore sa më pranë komunitetit.

🏊‍♂️🌊 Maratona e Notit 2026 – Kupa “Idriz Muço” riktheu në Sarandë emocionin, traditën dhe pasionin për notin! 🏆Aktivite...
08/09/2026

🏊‍♂️🌊 Maratona e Notit 2026 – Kupa “Idriz Muço” riktheu në Sarandë emocionin, traditën dhe pasionin për notin! 🏆

Aktiviteti mblodhi sportdashës dhe të apasionuar pas notit nga breza të ndryshëm, duke e kthyer këtë maratonë në një festë të vërtetë sportive dhe në një urë lidhëse mes traditës dhe brezave të rinj.

Kupa mban emrin e Idriz Muços, 60 herë rekordmen, një figurë e spikatur e sportit të notit, kujtimi dhe kontributi i të cilit vijojnë të frymëzojnë dashurinë për këtë disiplinë sportive.

🏊‍♂️🌊 MARATONA E NOTIT 2026 - KUPA “IDRIZ MUÇO” 🏆Një traditë e bukur sportive që rikthehet çdo vit, duke sjellë në bregd...
05/09/2026

🏊‍♂️🌊 MARATONA E NOTIT 2026 - KUPA “IDRIZ MUÇO” 🏆

Një traditë e bukur sportive që rikthehet çdo vit, duke sjellë në bregdetin e Sarandës emocionin, pasionin dhe dashurinë për notin dhe detin.🌊

📅 E diel 7 Shtator
⏰ Ora 10:00
🏆 Kupa “Idriz Muço”

Maratona e Notit është tashmë një aktivitet i përvitshëm dhe pjesë e traditës sportive të Sarandës. Për një qytet të lidhur pazgjidhshmërisht me detin, noti nuk është vetëm sport, është pjesë e identitetit, historisë dhe shpirtit të tij.

Ftojmë notarët, sportdashësit, qytetarët dhe vizitorët të bëhen pjesë e kësaj dite, për të mbështetur pjesëmarrësit dhe për të vazhduar së bashku një traditë që i përket Sarandës dhe detit të saj.

Një qytet buzë detit, një traditë që vazhdon, një emër që meriton të kujtohet. 🌊🏊‍♂️

Ju mirëpresim! 💙

🌿 Saranda mirëpret Panairin Mbarëkombëtar të 14-të të Suvenireve Miqësore me Mjedisin! 🇦🇱Në bashkëpunim me Qendrën AJMMI...
04/09/2026

🌿 Saranda mirëpret Panairin Mbarëkombëtar të 14-të të Suvenireve Miqësore me Mjedisin! 🇦🇱

Në bashkëpunim me Qendrën AJMMI, me pjesëmarrjen e znj. Evis Allushi, Prefekte e Vlorës, znj. Manjola Nikollo, Nënkryetare e Bashkisë Sarandë, si dhe të përfaqësuesve të Drejtorisë së Turizmit dhe Qendrës Kulturore, u çel në Sarandë ky panair që sjell në vëmendje mjeshtërinë, traditën dhe kreativitetin e artizanëve shqiptarë. 🧵✨

Në këtë edicion marrin pjesë artizanë të ardhur nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, si dhe nga trevat shqiptare jashtë kufijve të saj, përfshirë Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, duke e bërë panairin një hapësirë të bukur bashkimi, shkëmbimi kulturor dhe promovimi të traditave tona mbarëkombëtare. 🇦🇱🤝

Gjatë aktivitetit u ndanë gjithashtu çmimet e para për punimet më të spikatura, duke vlerësuar mjeshtërinë, origjinalitetin, kreativitetin dhe përkushtimin e artizanëve në ruajtjen dhe përcjelljen e trashëgimisë sonë kulturore. 🏆✨

📍 Shëtitorja “Naim Frashëri”
Deri më 5 shtator

Një festë e artizanatit, trashëgimisë kulturore dhe dashurisë për mjedisin. 🌱

Ejani dhe zbuloni punimet unike të artizanëve tanë! 🤍

Address

Rruga Abedin Dino Nr 11
Sarandë

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Bashkia Sarande posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Bashkia Sarande:

Shortcuts

Share