12/04/2026
Policia Bashkiake Sarandë 👮♂️👮♀️, pas kontrolleve të kryera në shëtitoren e Sarandës, ka konstatuar vendosjen e një numri të madh tabelash reklamuese 🏪 nga subjekte private në gjithë gjatësinë e saj.
Menjëherë në bashkëpunim me Nërmarjen e Shërbimeve 👷♂️ të Bashkisë Sarandë janë çmontuar dhe hequr gjithë tabelat e paligjshme të vendosura me qëllim përfitimi. Si pasojë është liruar çdo hapësirë publike që shërben për kalimin e këmbësorëve 🚶♂️🚶♀️.
👮♂️ Policia Bashkiake gjen rastin t’i bëjë thirrje gjithë subjekteve private se zënia e hapësirave publike bëhet vetëm përmes lejes përkatëse në 📄 Bashki, bazuar në rregulloren e hapësirave publike miratuar me vendim të Këshillit Bashkiak Sarandë.
🚔
👏
🏢
⚽️