Këshilli Bashkiak Rrogozhinë

Këshilli Bashkiak Rrogozhinë Faqja zyrtare e Këshillit Bashkiak Rrogozhinë në rrjetin social Facebook. Organi përfaqësues i Bashkisë.

Përbëhet nga 21 Këshilltarë, Kryetari, Zv/Kryetari, Sekretari. Ushtron kompetencat e tij mbështetur në Ligj dhe në Rregullore.

15/04/2026

Mbledhja e radhes e KB

10/04/2026

📌NJOFTIM

Të nderuar qytetarë !
Ju njoftojmë se ditën e Mërkurë datë 15.04.2026 ora 13:00ºº, në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak në katin e dytë, ish Bashkia Rrogozhinë zhvillohet mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak, me rendin e ditës si më poshtë :

1- Miratim i rendit të ditës.
2- Miratim i procesverbalit Nr.4, të mbledhjes së Këshillit Bashkiak datë 17.03.2026.
3- Miratim i projekt - vendimit, “Për dhënien e ndihmës ekonomike për familjet në nevojë për muajin Shkurt 2025 nga fondi i Bllok - Ndihmës 6%”.
4- Miratim i projekt - vendimit, “Për dhënien e ndihmës ekonomike për familjet në nevojë për muajin Prill 2026 nga fondi i pushtetit vendor”.
5- Miratim i projekt-vendimit, "Për miratimin e tavaneve përgatitore të shpenzimeve për programin buxhetor afatmesëm të Bashkisë Rrogozhinë për vitin 2027-2029".
6- Njohje me planin operacional vjetor 2026-2027, “Për administrimin e pyjeve dhe të kullotave të Bashkisë Rrogozhinë”.
7- Raport nga drejtoria e bujqësisë , mbi masat e marra për sistemin e kullimit dhe vaditjes dhe për gjendjen e rezervuareve në territorin e bashkisë Rrogozhinë.
8- Raport, mbi veprimtarinë e Qendrës Kulturore “Haxhi Memolla” për vitin 2025 si dhe aktivitetet e parashikuara për vitin 2026.
9- Informim i Këshillit Bashkiak "Mbi parandalimin e dhunës me bazë gjinore".
10- Shqyrtim i kërkesës së kryetares së grupit të djathtë znj. Silvana Aliu.
11- Informacion nga policia e shtetit mbi rendin dhe sigurinë publike në bashkinë Rrogozhinë.
12- Të ndryshme.
-Shqyrtim i ankesës së një grupi qytetarësh te lagjes nr.1, Rrogozhinë mbi problematikën e një segmenti në kanalin Peqin-Kavajë.
-Shqyrtim i kërkesës së z. F. Rexhepi.
-Shqyrtim i kërkesës së tre subjekteve tregtare për dëmshpërblim nga përmbytja e Janarit 2026.

Ju faleminderit. Ju ftojmë të na ndiqni live.

12/03/2026

📌NJOFTIM

Të nderuar qytetarë !
Ju njoftojmë se ditën e Martë datë 17.03.2026 ora 13:00ºº, në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak në katin e dytë, ish Bashkia Rrogozhinë zhvillohet mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak, me rendin e ditës si më poshtë :

1- Miratim i rendit të ditës.
2- Miratim i procesverbalit Nr.2, të mbledhjes së Këshillit Bashkiak datë 03.02.2026.
3-Miratim i procesverbalit Nr.3, të mbledhjes së Këshillit Bashkiak datë 25.02.2026.
4- Miratim i projekt - vendimit, “Për dhënien e ndihmës ekonomike për familjet në nevojë për muajin Janar 2025 nga fondi i Bllok - Ndihmës 6%”.
5- Miratim i projekt - vendimit, “Për dhënien e ndihmës ekonomike për familjet në nevojë për muajin Shkurt 2026 nga fondi i pushtetit vendor”.
6-Miratim i projekt - vendimit, “Për dhënien e ndihmës ekonomike për familjet në nevojë për muajin Mars 2026 nga fondi i pushtetit vendor”.
7- Miratim i projekt - vendimit, “Për miratimin e Planit Vendor të veprimit për barazinë gjinore të bashkisë Rrogozhinë për vitin 2026-2028”.
8- Miratim i projekt-vendimit, "Për miratimin e tavaneve përgatitore të shpenzimeve për programin buxhetor afatmesëm të Bashkisë Rrogozhinë për vitin 2027-2029".
9- Njohje me planin operacional vjetor 2026-2027, “Për administrimin e pyjeve dhe të kullotave të Bashkisë Rrogozhinë”.
10- Raport nga drejtoria e bujqësisë , mbi masat e marra për sistemin e kullimit dhe vaditjes dhe për gjendjen e rezervuareve në territorin e bashkisë Rrogozhinë.
11- Raport, mbi veprimtarinë e Qendrës Kulturore “Haxhi Memolla” për vitin 2025 si dhe aktivitetet e parashikuara për vitin 2026.
12- Informim i Këshillit Bashkiak "Mbi parabdalimin e dhunës me bazë gjinore".
13- Të ndryshme.

Ju faleminderit. Ju ftojmë të na ndiqni live.

26/02/2026

Mbledhja e KB, date 25.02.2026

26/02/2026

Video e Keshillit Bashkiak , 25.02.2026

18/02/2026

📌NJOFTIM

Të nderuar qytetarë !
Ju njoftojmë se ditën e Mërkurë datë 25.02.2026 ora 14:00ºº, në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak në katin e dytë, ish Bashkia Rrogozhinë zhvillohet mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak, me rendin e ditës si më poshtë :

1- Miratim i rendit të ditës.
2- Miratim i procesverbalit Nr.2, të mbledhjes së Këshillit Bashkiak datë 03.02.2026.
3- Miratim i projekt - vendimit, “Për dhënien e ndihmës ekonomike për familjet në nevojë për muajin Janar 2025 nga fondi i Bllok - Ndihmës 6%”.
4- Miratim i projekt - vendimit, “Për dhënien e ndihmës ekonomike për familjet në nevojë për muajin Shkurt 2026 nga fondi i pushtetit vendor”.
5- Miratim i projekt - vendimit, “Për miratimin e Planit Vendor të veprimit për barazinë gjinore të bashkisë Rrogozhinë për vitin 2026-2028”.
6- Njohje me planin operacional vjetor 2026-2027, “Për administrimin e pyjeve dhe të kullotave të Bashkisë Rrogozhinë”.
7- Raport nga drejtoria e bujqësisë , mbi masat e marra për sistemin e kullimit dhe vaditjes dhe për gjendjen e rezervuareve në territorin e bashkisë Rrogozhinë.
8- Raport, mbi veprimtarinë e Qendrës Kulturore “Haxhi Memolla” për vitin 2025 si dhe aktivitetet e parashikuara për vitin 2026.
9- Të ndryshme.

Ju faleminderit. Ju ftojmë të na ndiqni live.

17/02/2026

Të nderuar qytetarë !

Ju njoftojmë që dëgjesa publike e planifikuar të zhvillohej sot në orën 13:00 në Njësinë Administrative Lekaj pezullohet. Arsyeja e pezullimit vjen për shkak se projektakti që do të konsultohej, "Për miratimin e kalimit në përdorim të një prone në pronësi të Bashkisë Rrogozhinë në favor të Shoqërisë KF Egnatia Sh.A”, do të ri-përpunohet. Do të njoftoheni sërish për datën e organizimit të dëgjesës.

Ju faleminderit për mirëkuptimin.

10/02/2026

📌NJOFTIM
Të nderuar qytetarë !
Ju njoftojmë se ditën e Mërkurë (nesër) datë 11.02.2026 ora 11:00ºº, në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak në katin e dytë, ish Bashkia Rrogozhinë zhvillohet mbledhja emergjente e Këshillit Bashkiak, me rendin e ditës si më poshtë :

1- Miratim i rendit të ditës.
2- Miratim i procesverbalit Nr.2, të mbledhjes së Këshillit Bashkiak datë 03.02.2026.
3- Njohje e Këshillit Bashkiak me përfundimin e parakohshëm të mandatit të Kryetarit të Bashkisë z. Edison Memolla, për shkak të dënimit penal me vendim të formës së prerë, në zbatim të nenit 62 të ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore” i ndryshuar.
4- Njohje e Këshillit Bashkiak me ushtrimin e përkohshëm të funksioneve të Kryetarit të Bashkisë deri në zgjedhjen e kryetarit të ri nga zëvendëskryetari, z. Andi Proshka (zëvendëskryetar i vetëm) sipas pikës 5, neni 61 të ligjit nr.139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore” i ndryshuar.
5- Njoftim i Këshillit të Ministrave nëpërmjet Prefektit të Qarkut Tiranë, për përfundimin e mandatit të kryetarit përpara afatit, sipas pikës 3, të nenit 61 të ligjit nr. 139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”, i ndryshuar.
6- Të ndryshme.

Ju faleminderit. Ju ftojmë të na ndiqni live.

Të nderuar qytetarë!Këshilli Bashkiak Rrogozhinë, në bashkëpunim me administratën e bashkisë, fton të gjithë qytetarët, ...
03/02/2026

Të nderuar qytetarë!

Këshilli Bashkiak Rrogozhinë, në bashkëpunim me administratën e bashkisë, fton të gjithë qytetarët, përfaqësuesit e shoqërisë civile, bizneset, median dhe grupet e interesit të marrin pjesë në konsultimin publik “Për miratimin e kalimit në përdorim të një prone në pronësi të Bashkisë Rrogozhinë në favor të Shoqërisë KF Egnatia SH.A”

Konsultimi do të zhvillohet në ambientet e Njësisë Administrative Lekaj me qëllim mbledhjen e mendimeve dhe sugjerimeve.

🗓 Data dhe ora: 17.02.2026, ora 13:00.
📍 Vendi: Njësia Administrative Lekaj.

Ju mirëpresim.

30/01/2026

📌NJOFTIM

Të nderuar qytetarë !
Ju njoftojmë se ditën e Martë datë 03.02.2026 ora 12:30ºº, në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak në katin e dytë, ish Bashkia Rrogozhinë zhvillohet mbledhja jashtë radhe e Këshillit Bashkiak, me rendin e ditës si më poshtë :

1- Miratim i rendit të ditës.
2- Miratim i procesverbalit Nr.1, të mbledhjes së Këshillit Bashkiak datë 22.01.2026.
3- Miratim i projekt - vendimit, “Për miratimin e listës së familjeve që do të përfitojnë nga programi për “Përmirësimin e banesave ekzistuese për komunitetet e varfëra dhe të pafavorizuara”.
4- Miratim i projekt - vendimit, “Për miratimin në parim të deklaratës për bashkëfinancim të familjeve që do të përfitojnë nga programi për, “Përmirësimin e banesave ekzituese për komunitetet e varfëra dhe të pavaforizuara”.
5- Të ndryshme.

Ju faleminderit. Ju ftojmë të na ndiqni live.

Të nderuar qytetarë!Këshilli Bashkiak Rrogozhinë, në bashkëpunim me administratën e bashkisë, fton të gjithë qytetarët, ...
17/01/2026

Të nderuar qytetarë!

Këshilli Bashkiak Rrogozhinë, në bashkëpunim me administratën e bashkisë, fton të gjithë qytetarët, përfaqësuesit e shoqërisë civile, bizneset, median dhe grupet e interesit të marrin pjesë në konsultimin publik për Planin Vendor të Veprimit për Barazinë Gjinore 2026-2028.

Konsultimi do të zhvillohet në ambientet e sallës së Këshillit Bashkiak Rrogozhinë, me qëllim mbledhjen e mendimeve dhe sugjerimeve për përmirësimin e këtij plani.

🗓 Data dhe ora: 23.01.2026, ora 10:00.
📍 Vendi: Salla e Këshillit Bashkiak Rrogozhinë.

Lutem konsultoni draftin e planit në linkun:

https://bashkiarrogozhine.gov.al/konsultime-publike/

Ju mirëpresim.

Titulli: “Për ndërmarrjen e nismës për rishikimin pjesor të dokumentit të Planit të Përgjithshëm Vendor me procedurë të thjeshtuar”

16/01/2026

📌NJOFTIM

Të nderuar qytetarë !
Ju njoftojmë se ditën e Enjte datë 22.01.2026 ora 11:00ºº, në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak në katin e dytë, ish Bashkia Rrogozhinë zhvillohet mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak, me rendin e ditës si më poshtë :

1- Miratim i rendit të ditës.
2- Miratim i procesverbalit Nr.12, të mbledhjes së Këshillit Bashkiak datë 24.12.2025.
3- Miratim i projekt - vendimit, “Për dhënien e ndihmës ekonomike për familjet në nevojë për muajin Dhjetor 2025 nga fondi i Bllok - Ndihmës 6%”.
4- Miratim i projekt - vendimit, “Për dhënien e ndihmës ekonomike për familjet në nevojë për muajin Janar 2026 nga fondi i pushtetit vendor”.
5- Miratim i projekt - vendimit, “Për miratimin e listës së familjeve që do të përfitojnë nga programi për “Përmirësimin e banesave ekzistuese për komunitetet e varfëra dhe të pafavorizuara”.
6- Miratimin i projekt - vendimit, “Për miratimin e kalendarit të përgatitjes së programit buxhetor afatmesëm (PBA) për vitet 2027-2029 dhe buxhetit vjetor”.
7- Miratim i projekt - vendimit, “Për miratimin e fondit të akorduar nga Këshilli i Ministrave për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura”.
8- Miratim i projekt - vendimit, “Për zëvendësimin e vakancave të krijuara në komisionet e këshillit bashkiak”.
9- Shqyrtim i situatës së krijuar nga përmbytjet e ndodhura gjatë muajit Janar 2026, në territorin e bashkisë Rrogozhinë.
10- Shqyrtim i dy kërkesave të anëtares së këshillit bashkiak znj. Silvana Aliu.
11- Të ndryshme.
- Shqyrtim i shkresës së Ministrisë së Financave, mbi mosrespektimin e kërkesave të ligjit nr.10296, datë 08.07.2010 “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin” i ndryshuar.
- Të tjera.

Ju faleminderit. Ju ftojmë të na ndiqni live.

Address

Lagja Nr. 1, Rruga E Kavajës, Blloku “12 Shtatori"
Rrogozhinë
2503

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Këshilli Bashkiak Rrogozhinë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Category