Bashkia MIRDITE-Faqja Zyrtare

Bashkia MIRDITE-Faqja Zyrtare Bashkia Mirdite është institucion zyrtar në shërbim të qytetarëve.

05/09/2026

📍Ekipet e Shërbimit Zjarrfikës të Bashkisë Mirditë u angazhuan në mbështetje të operacionit për përballimin e situatës së krijuar nga zjarret në Bashkinë Himarë.

NJOFTIMTë nderuar qytetarë,Njësia e Shërbimit Ujësjellës-Kanalizime Mirditë njofton se, për shkak të rënies së prurjeve ...
31/08/2026

NJOFTIM

Të nderuar qytetarë,

Njësia e Shërbimit Ujësjellës-Kanalizime Mirditë njofton se, për shkak të rënies së prurjeve nga burimi i Bargjanës, do të aplikohet kufizim i furnizimit me ujë të pijshëm për qytetin e Rrëshenit, duke filluar nga data 31.08.2026, gjatë orarit 23:00–05:00.

Ky kufizim vjen si pasojë e thatësirës së tejzgjatur dhe rënies së prurjeve nga burimi i Bargjanës dhe do të zbatohet me qëllim menaxhimin sa më të mirë të rezervave dhe garantimin e furnizimit me ujë gjatë ditës.

Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin!

23/08/2026

Njoftim për situatën e zjarreve në territorin e Bashkisë Mirditë.

Situata e zjarreve në territorin e Bashkisë Mirditë po mbahet nën kontroll falë ndërhyrjes së koordinuar dhe angazhimit të pandërprerë të strukturave në terren.

Vëmendja kryesore mbetet te vatra e zjarrit në zonën Tenë/Malaj, ku situata u përkeqësua për shkak të përhapjes së flakëve dhe afërsisë me banesat.
Me marrjen e njoftimit, në terren u angazhuan menjëherë forcat zjarrfikëse, shërbimi pyjor, strukturat e emergjencave civile dhe kapacitetet e tjera vendore në dispozicion.

Për shkak të rrezikut të drejtpërdrejtë për banesat dhe banorët, u kërkua mbështetje urgjente nga struktura të tjera. Në operacion u angazhuan forca zjarrfikëse të ardhura në ndihmë nga Bashkia Mat, Kamëz dhe Njësia Administrative Paskuqan, mjete të Forcave të Armatosura, si dhe kapacitete për ndërhyrje nga ajri. Për garantimin e sigurisë së banorëve, u bë edhe evakuimi i disa familjeve nga zona e rrezikuar.

Ndërhyrja u mbështet nga një bashkëpunim i ngushtë me Policinë e Shtetit dhe Urgjencën Mjekësore të Spitalit Bashkiak Mirditë. Për dy ditë me radhë, ndërhyrja nga ajri dhe puna e forcave në terren bënë të mundur izolimin e zjarrit dhe vënien e tij nën kontroll, duke shmangur përhapjen e mëtejshme drejt banesave.

Operacioni në Tenë/Malaj vijon në terren deri në shuarjen e plotë të vatrës dhe eliminimin e çdo rreziku për riaktivizim.

Në Kaçinar, vatra e zjarrit vijon të jetë aktive, por situata është nën kontroll dhe strukturat në terren po punojnë për shuarjen e plotë të saj dhe parandalimin e përhapjes.
Ndërkohë, vatrat e zjarrit në Tharri, Lufaj, Perlat dhe Velë janë shuar dhe situata në këto zona paraqitet e stabilizuar.

Bashkia Mirditë shpreh mirënjohjen për të gjitha strukturat dhe personat e angazhuar në përballimin e kësaj situate: Ministrinë e Mbrojtjes, Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Prefektin e Qarkut Lezhë, Forcat e Armatosura, Policinë e Shtetit, forcat zjarrfikëse, shërbimin pyjor, strukturat e emergjencave civile, punonjësit e shërbimeve mbështetëse dhe njësive administrative, si dhe ekipet zjarrfikëse të ardhura në ndihmë nga Bashkia Mat, Kamëz dhe Nj. Adm. Paskuqan.

Një falënderim i veçantë u shkon banorëve të fshatrave, të cilët kanë qenë pranë strukturave në terren dhe kanë treguar solidaritet, përgjegjshmëri dhe gatishmëri për të mbrojtur komunitetet dhe pronat e tyre.

Bashkia Mirditë shpreh gjithashtu solidaritetin dhe mirënjohjen për nëntetarin Andrea Kaci, i cili u dëmtua gjatë aksionit për shuarjen e zjarrit.
Andrea Kaci është jashtë rrezikut për jetën dhe i urojmë shërim të shpejtë e të plotë.

Ndërhyrja e koordinuar e të gjitha strukturave ka bërë të mundur shmangien e dëmeve në banesa dhe mbrojtjen e banorëve, pronave dhe sipërfaqeve pyjore.

Në këto momente të vështira, puna dhe sakrifica e çdo personi të angazhuar në terren janë dëshmi e përgjegjësisë dhe e forcës së bashkëpunimit.

Mirënjohje për të gjithë ata që po punojnë për mbrojtjen e Mirditës.

Bashkia Mirditë vijon të jetë e angazhuar në terren deri në shuarjen e plotë të vatrave aktive dhe garantimin e sigurisë së banorëve dhe territorit.

20/08/2026

📍Vijon puna për rregullimin e rrugës Tarazh–Ujë Shtrez.

Nesër, më datë 20 gusht, ora 18:00, Bashkia Mirditë ju fton në koncertin e Ansamblit Mirdita, “Dita e Emigrantëve”. 🎶🇦🇱📍...
19/08/2026

Nesër, më datë 20 gusht, ora 18:00, Bashkia Mirditë ju fton në koncertin e Ansamblit Mirdita, “Dita e Emigrantëve”. 🎶🇦🇱

📍 Sheshi “Abat Doçi”, Rrëshen

Ju mirëpresim!

13/08/2026

NJOFTIM

Një vatër zjarri e rënë dje, rreth orës 14:00, në territorin e fshatrave Perlat i Epërm, Trojez dhe Malaj, është vënë nën kontroll pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse, shërbimit pyjor dhe strukturave të emergjencave civile.

Në mbështetje të Bashkisë Mirditë u angazhua një mjet zjarrfikës nga Bashkia Mat, si dhe Forcat e Armatosura me dy mjete zjarrfikëse dhe 30 efektivë.

Strukturat vijojnë monitorimin e situatës në terren për të parandaluar riaktivizimin e zjarrit.

Apelojmë qytetarët të tregojnë kujdes dhe të njoftojnë menjëherë në numrin 128 për çdo vatër zjarri që konstatojnë.

🇦🇱🤝🇭🇷 Bashkia Mirditë ka zyrtarizuar marrëveshjen e binjakëzimit me Komunën Nova Rača, Kroaci, duke shënuar një hap të r...
11/08/2026

🇦🇱🤝🇭🇷 Bashkia Mirditë ka zyrtarizuar marrëveshjen e binjakëzimit me Komunën Nova Rača, Kroaci, duke shënuar një hap të rëndësishëm në zgjerimin e bashkëpunimit ndërkombëtar.

Marrëveshja u nënshkrua nga Kryetari i Bashkisë Mirditë, z. Albert Melyshi, dhe Kryetari i Komunës Nova Rača, z. Darko Knežić, në praninë e Ambasadores së Republikës së Shqipërisë në Kroaci znj. Donika Hoxha , e cila përshëndeti këtë iniciativë si një model të bashkëpunimit mes dy vendeve.

Përmes kësaj marrëveshjeje synohet forcimi i bashkëpunimit në fusha me interes të ndërsjellë, si zhvillimi lokal, bujqësia, turizmi, kultura, arsimi, rinia, mbrojtja e trashëgimisë kulturore.

https://bashkiamirdite.gov.al/?p=8348

Kardinali Ernest Simoni Troshani kremtoi këtë të premte Meshën e Shenjtë në ish-burgun e Spaçit, vendin ku vuajti 18 vit...
31/07/2026

Kardinali Ernest Simoni Troshani kremtoi këtë të premte Meshën e Shenjtë në ish-burgun e Spaçit, vendin ku vuajti 18 vite burg gjatë regjimit komunist.

Rikthimi i tij në Spaç ishte një moment i mbushur me simbolikë. Në vendin e vuajtjeve, ai u kthye për të falënderuar Zotin dhe për të dëshmuar se besimi është më i fortë se persekutimi.

Në Meshë morën pjesë besimtarë, ish-të burgosur politikë, të përndjekur, klerikë, përfaqësues të komuniteteve fetare, përfaqësues institucionesh dhe qytetarë. Ata u bashkuan në lutje për të kujtuar viktimat e diktaturës komuniste.

Gjatë kremtimit të Meshës së Shenjtë, Kardinali Ernest Simoni Troshani përcolli një mesazh për falje, paqe dhe shpresë, duke theksuar se e vërteta duhet mbrojtur pa frikë dhe se urrejtja nuk duhet të zërë vend në zemrat e njerëzve.

Kryetari i Bashkisë Mirditë z. Albert Melyshi u shpreh se është një emocion i veçantë të mirëpresim në Spaç Kardinalin Ernest Simon Troshani, i cili rikthehet në këto troje të vuajtjes, dhimbjes dhe sakrificës, tashmë si Kardinal.

Një moment i veçantë ishte letra që Papa Leoni XIV i dërgoi Kardinalit Ernest Simoni Troshani.

Ati i Shenjtë u bashkua shpirtërisht me kremtimin dhe e cilësoi Spaçin si një nga vendet më të dhimbshme të historisë së Shqipërisë.

Në mesazhin e tij, Papa shkroi se asnjë zinxhir nuk mund të burgosë një ndërgjegje të ndriçuar nga Ungjilli. Ai u lut për të gjithë ata që vuajtën dhe humbën jetën në Spaç.

Gjithashtu, u bëri thirrje brezave të rinj të ruajnë kujtesën historike dhe të mbrojnë lirinë, dinjitetin njerëzor dhe paqen. Në përfundim të letrës, Papa Leoni XIV i dha Kardinalit Ernest Simoni Troshani dhe të gjithë pjesëmarrësve Bekimin Apostolik.

Address

Sheshi "Abat Doçi"
Rrëshen
4601

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:30
Tuesday 08:00 - 16:30
Wednesday 08:00 - 16:30
Thursday 08:00 - 16:30
Friday 08:00 - 14:00

Telephone

+35521622233

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Bashkia MIRDITE-Faqja Zyrtare posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Bashkia MIRDITE-Faqja Zyrtare:

Shortcuts

Share