Këshilli Bashkiak Mirditë

Këshilli Bashkiak Mirditë Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Këshilli Bashkiak Mirditë, Government Organization, sheshi Abat Doçi, Rrëshen.

në këtë faqe do të gjeni informacion nga Këshilli Bashkiak Mirditë, të jepni mendimin dhe komentet tuaja mbi aktet e ndryshme dhe te ndiqni punën e atyre që janë përfaqësuesit tuaj në "parlamentin lokal" të Mirditës

23/08/2026
📢 NJOFTIM PËR THIRRJEN E MBLEDHJES SË KËSHILLIT BASHKIAK MIRDITËNë mbështetje të nenit 53 (pikat 2 dhe 4) dhe nenit 56 (...
15/08/2026

📢 NJOFTIM PËR THIRRJEN E MBLEDHJES SË KËSHILLIT BASHKIAK MIRDITË

Në mbështetje të nenit 53 (pikat 2 dhe 4) dhe nenit 56 (pika 2, shkronja "a") të ligjit nr. 139/2015 "Për vetëqeverisjen vendore" (i ndryshuar), si dhe neneve 56, 57 & 58 të Rregullores së Funksionimit të Këshillit Bashkiak Mirditë, njoftohet thirrja e mbledhjes së radhës të Këshillit Bashkiak.

🗓 Data: E mërkurë, 19 Gusht 2026

⏰ Ora: 10:00

📍 Vendi: Bashkia Mirditë

📋 RENDI I DITËS:

* Projekt-Vendim: "Për miratimin e përfitimit të ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar, për bllok-ndihmën deri në 6 %, për periudhën 01 - 31 Korrik 2026", Bashkia Mirditë.

* Projekt-Vendim: "Për miratimin e përfitimit të ndihmës ekonomike, për bllok-ndihmën me fondin e bashkisë, për periudhën 01 - 31 Korrik 2026", Bashkia Mirditë.

11/08/2026
29/07/2026

Mbledhja e Këshillit të Bashkisë Mirditë 29.07.2026

25/07/2026

🇦🇱Sonte, boksieri mirditor Kristian Prenga do të ngjitet në ring në Xhedah të Arabisë Saudite, ku do të përballet me një nga emrat më të njohur të boksit botëror, britanikun Anthony Joshua.

Në mbështetje të sportistit që përfaqëson me dinjitet Mirditën dhe Shqipërinë në arenën ndërkombëtare, Bashkia Mirditë ka organizuar transmetimin e ndeshjes në sheshin “Abat Doçi”, Rrëshen.

🕚 Ora: 23:00

Ftojmë të gjithë qytetarët, sportdashësit dhe tifozët të bashkohen në shesh, për t’i dhënë Kristian Prengës mbështetjen e merituar.

Kur në ring ngjitet një shqiptar, ngjitet krenaria e një kombi. Forca, Kristian Prenga! 🇦🇱

📢 NJOFTIM PËR MBLEDHJEN E RADHËS TË KËSHILLIT BASHKIAK MIRDITËKëshilli Bashkiak Mirditë njofton zhvillimin e mbledhjes n...
22/07/2026

📢 NJOFTIM PËR MBLEDHJEN E RADHËS TË KËSHILLIT BASHKIAK MIRDITË

Këshilli Bashkiak Mirditë njofton zhvillimin e mbledhjes nr. 7/2026, e cila do të mbahet:

📅 E mërkurë, 29 korrik 2026

⏰ Ora 10:00

📍 Në ambientet e Bashkisë Mirditë

📲 Transmetim online në Facebook

Rendi i ditës:

1️⃣ Miratimi i përfitimit të ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar (bllok-ndihma deri në 6%) për periudhën 01–30 qershor 2026.

2️⃣ Miratimi i përfitimit të ndihmës ekonomike nga fondi i Bashkisë Mirditë për periudhën 01–30 qershor 2026.

3️⃣ Dhënia me qira e fondit pyjor/kullosor subjektit “Tete Albania Tunnel & Mining” SHA, në Njësinë Administrative Orosh.

4️⃣ Miratimi i ndërtimit/rikonstruksionit të rrugës auto me gjatësi rreth 420 ml që lidh lagjen Melth, fshati Xhuxhë, me rrugët ekzistuese të zonës, Njësia Administrative Fan.

5️⃣ Kalimi në pronësi të Bashkisë Mirditë i objektit nr. 1/107, Zona Kadastrale 3344, me sipërfaqe 255 m², dhe miratimi i tij për funksion muzeal për Industrinë e Bakrit në Rubik.

6️⃣ Miratimi i Draft-Memorandumit të partneritetit dhe bashkëpunimit ndërmjet Bashkisë Mirditë dhe Komunës Nova Rača, Republika e Kroacisë.

7️⃣ Miratimi i binjakëzimit dhe bashkëpunimit institucional ndërmjet Bashkisë Mirditë dhe Kontesë së Nysës (Powiat Nyski), Republika e Polonisë.

8️⃣ Miratimi i marrëveshjes ndërmjet UNDP dhe Bashkisë Mirditë për zbatimin e projektit “Askush të mos mbetet pas”.

9️⃣ Miratimi i tavaneve përfundimtare të shpenzimeve të Programit Buxhetor Afatmesëm (PBA) 2027–2029.

🔟 Miratimi i përdorimit të fondit rezervë (tre pika).

1️⃣1️⃣ Miratimi i propozimit të Kryetarit të Bashkisë Mirditë për emërimin e drejtuesit të Kulturës, Artit, Muzikës – Ansamblit Mirdita dhe Qendrës Kulturore.

1️⃣2️⃣ Informacion dhe kthim përgjigjeje për Këshillin Bashkiak nga Njësia Administrative Kthellë dhe Kryetari i fshatit Perlat Epër.

📌 Mbledhjet e komisioneve të përhershme të Këshillit Bashkiak:

🔹 Komisioni i Ekonomisë, Financave dhe Buxhetit, 📅 E hënë, 27 korrik 2026 | ⏰ 10:00

🔹 Komisioni i Bujqësisë, Pyjeve, Shëndetit Publik, Menaxhimit të Ujërave, Mbrojtjes së Mjedisit dhe Biodiversitetit, 📅 E hënë, 27 korrik 2026 | ⏰ 11:00

🔹 Komisioni i Shërbimeve Publike, Transportit, Parkingjeve,
Infrastrukturës dhe Strehimit, 📅 E hënë, 27 korrik 2026 | ⏰ 11:30

🔹 Komisioni i Arsimit, Sportit dhe Turizmit, 📅 E hënë, 27 korrik 2026 | ⏰ 12:00

Kryetari i Këshillit Bashkiak Mirditë
Aleksandër Picaku

Address

Sheshi Abat Doçi
Rrëshen
4602

Opening Hours

08:00 - 16:00

Telephone

+355682046531

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Këshilli Bashkiak Mirditë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Këshilli Bashkiak Mirditë:

Shortcuts

Share