12/06/2026
📍 Bashkia Roskovec i bashkohet nismës humanitare në mbështetje të bashkëqytetarit tonë, Laurand Rama.
Në këto momente të vështira, solidariteti dhe mbështetja e komunitetit janë më të rëndësishme se kurrë. Për këtë arsye, pranë Zyrës së Informacionit është vendosur një kuti emergjence, e cila do të jetë në dispozicion të qytetarëve çdo ditë nga ora 08:00 deri në 16:00, duke filluar nga sot.
Çdo qytetar ka mundësinë të japë kontributin e tij, sipas mundësive financiare, duke u bërë pjesë e një kauze në mbështetje të Laurandit dhe familjes së tij.
🤝 Ftojmë të gjithë qytetarët dhe bizneset të bashkohen në këtë nismë solidariteti dhe humanizmi.
Të bashkohemi për Laurandin!