Forca Ajrore

Forca Ajrore Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Forca Ajrore, Transit System, Rruga e aeroportit, Rinas.

𝐅𝐨𝐫𝐜𝐚 𝐀𝐣𝐫𝐨𝐫𝐞:
Komanda dhe Shtabi
Kompania e Mbështetjes e FAj
BAj Farkë
BAj Kuçovë
Qendra Stërvitore
Qendra e Kontroll Raportimit
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak
Batalioni i Mbrojtjes Ajrore të bazuar në tokë
Detashmenti i Avioneve pa pilot

01/06/2026

✨ Gëzuar Festën e Fëmijëve! ✨

✈️🇦🇱 Në Ljubljana, në takimin e Komitetit të Aviacionit të NATO-s, ku morën pjesë përfaqësues nga 35 vende aleate dhe pa...
27/05/2026

✈️🇦🇱 Në Ljubljana, në takimin e Komitetit të Aviacionit të NATO-s, ku morën pjesë përfaqësues nga 35 vende aleate dhe partnere, Shqipëria u përfaqësua nga Komandanti i Forcës Ajrore, Gjeneral Brigade Edmond Voci.

Fokusi i diskutimeve ishte forcimi i sigurisë ajrore, koordinimi i hapësirës ajrore dhe rritja e interoperabilitetit mes vendeve të Aleancës.

Për Forcën Ajrore Shqiptare, pjesëmarrja në këtë forum përkthehet në më shumë bashkëpunim me aleatët, shkëmbim eksperiencash dhe rritje të kapaciteteve operacionale 🚀🤝

🇦🇱

25/05/2026
Në mbështetje të trajnimeve të përbashkëta✈️Forca Ajrore gjithmonë kontribuuese në forcimin e gatishmërisë dhe rritjen e...
23/05/2026

Në mbështetje të trajnimeve të përbashkëta

✈️Forca Ajrore gjithmonë kontribuuese në forcimin e gatishmërisë dhe rritjen e kapaciteteve operacionale ndërvepruese. 🇦🇱

22/05/2026

Lajm i mirë nga BE! 🇪🇺

Një tjetër mbështetje e rëndësishme për Forcat e Armatosura të Shqipërisë.

Këshilli i Bashkimit Evropian 🇪🇺 miratoi paketën e tretë të asistencës për Shqipërinë 🇦🇱 në kuadër të "European Peace Facility", me vlerë 21 milionë euro, duke e çuar mbështetjen totale në 49 milionë euro.

Paketa përfshin mjete të blinduara të lehta, mjete taktike dhe inxhinierike, si edhe trajnim dhe mbështetje operacionale për FARSH.

Ky është një vlerësim konkret për seriozitetin, besueshmërinë dhe rolin aktiv të Shqipërisë krah aleatëve dhe partnerëve evropianë në siguri dhe mbrojtje. 🇦🇱🇪🇺

“Historia nuk duhet të heshtë në arkiva, por të jetojë në kujtesën e kombit” – Niko Kotherja, Drejtor i Muzeut të Forcav...
22/05/2026

“Historia nuk duhet të heshtë në arkiva, por të jetojë në kujtesën e kombit” – Niko Kotherja, Drejtor i Muzeut të Forcave të Armatosura

Muzeu i Forcave të Armatosura, i hapur në dhjetor 2023 në Bërzhitë, është një hapësirë moderne ku historia ushtarake shqiptare bëhet e prekshme për çdo vizitor.
Me rreth 3600 objekte muzeale, nga epoka ilire e deri tek Shqipëria në NATO, pavijone për Skënderbeun, Luftën e Ftohtë, periudhën komuniste dhe ushtrinë moderne si dhe ekspozita në natyrë me tanke, artileri, avionë e mjete detare
Mesazhi i drejtorit për brezin e ri: “Një popull që njeh historinë e vet është më i fortë, më i vetëdijshëm dhe më i përgatitur për sfidat e së ardhmes”.
Intervistën e gjeni në gazetën “Ushtria”: https://www.mod.gov.al/publikime/gazeta-ushtria

Forca Ajrore vijon mbështetjen ndërstrukturore në kuadër të stërvitjes së Forcës Tokësore “Mburoja e Arbrit”.Pas stërvit...
21/05/2026

Forca Ajrore vijon mbështetjen ndërstrukturore në kuadër të stërvitjes së Forcës Tokësore “Mburoja e Arbrit”.

Pas stërvitjes në Forcën Detare “Redoni Goditës 26”, këtë herë Forca Ajrore mbështeti Forcën Tokësore, duke realizuar transportin ajror të trupave të Grup Batalionit të Këmbësorisë së Lehtë dhe Regjimentit të Këmbësorisë së Jugut.

Me helikopterët Cougar dhe Black Hawk, rreth 200 efektivë u trajnuan mbi procedurat e transportit ajror dhe reagimit operacional, në funksion të rritjes së gatishmërisë dhe ndërveprimit.

✈️🛰️🤝 Rritja e ndërveprueshmërisë dhe koordinimit operacional mbetet prioritet për Forcat e Armatosura.🎯 Në Bazën Ajrore...
20/05/2026

✈️🛰️🤝 Rritja e ndërveprueshmërisë dhe koordinimit operacional mbetet prioritet për Forcat e Armatosura.

🎯 Në Bazën Ajrore të Kuçovës, personeli i Detashmentit te Mjeteve Ajrore pa Pilot, UAV, zhvilloi një takim pune me personelin JTAC të Forcës Tokësore, me fokus standardizimin e procedurave operative, koordinimin në kohë reale dhe forcimin e bashkëpunimit në operacionet e përbashkëta, në përputhje me standardet e NATO-s.

🇦🇱 Forca Ajrore mbetet e angazhuar në zhvillimin e kapaciteteve moderne dhe rritjen e gatishmërisë operacionale.




18/05/2026

Address

Rruga E Aeroportit
Rinas
1504

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Telephone

+35544504698

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Forca Ajrore posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Category