AgroPuka

AgroPuka "Agro-Puka is a farmers’ association contributing to the integrated rural development of Puka rural

Agropuka eshte themeluar ne Gusht 2001 si nje shoqate e prodhuesve te Pukes, ne kodrat dhe mallet e Shqiperise se Veriut, Rrethi i Pukes, Prefektura Shkoder. Aktualisht(2014) ka 300 anetare te cilet jane pronare te ligjshem te organizates. Shumica jene vete prodhues; te tjeret mbeshtesin keshilluesit, specialistet, tregetaret dhe konsumatoret e saj. Eshte i vetmi aktor i shoqerise Civile ne Puke q

e mbeshtet zhvillimin rural nepermjet grumbullimit dhe perpunimit te produkteve, furnizimit me inpute, trainim dhe keshillim professional, mbeshtetje per rritjen e pemeve frutore, rehabilitimin e tokave djerre dhe infrastructure vaditese, mekanizimit, permiresimin rracor ne dhi, etj

Shoqata AGROPUKA zhvilloi një ekskursion me fëmijët përfitues të programit SMILES, ku nuk munguan aktivitetet kreative, ...
26/05/2026

Shoqata AGROPUKA zhvilloi një ekskursion me fëmijët përfitues të programit SMILES, ku nuk munguan aktivitetet kreative, lojërat në grup, surprizat dhe dhuratat. 💛

Përmes këtyre aktiviteteve synojmë të krijojmë momente të bukura, të forcojmë bashkëpunimin mes fëmijëve dhe të sjellim sa më shumë buzëqeshje në jetën e tyre. 🌸✨

Falenderojmë përzemërsisht partnerët tanë për mbështetjen e vazhdueshme:
🤝 Dorcas Aid International Albania
🤝 Kom over en help

08/05/2026
🌿 Aromë Fshati – Edicioni i VI 🌿Qerreti ju mirëpret për herë të parë në një festë të traditës, mikpritjes dhe vlerave lo...
07/05/2026

🌿 Aromë Fshati – Edicioni i VI 🌿

Qerreti ju mirëpret për herë të parë në një festë të traditës, mikpritjes dhe vlerave lokale!

📍 Më 23 Maj 2026, ora 10:00, në Qerret, Bashkia Pukë, ju ftojmë të bëheni pjesë e “Aromë Fshati”, organizuar nga Shoqata AgroPuka në bashkëpunim me Grupin e Grave Qerret dhe Bashkia Pukë - Faqja Zyrtare.

✨ Një ditë e veçantë për të promovuar resurset e zonës, prodhimet lokale, gatimet tradicionale, kulturën dhe bukuritë natyrore të Qerretit.

Le të ndajmë së bashku atmosferën e ngrohtë, mikpritjen dhe dashurinë për vendin tonë.

Aktiviteti zhvillohet me mbështetjen e projektit SMILES, financuar nga Dorcas Aid International Albania dhe Kom Over en Help

📌 Eja në Qerret!
📌 Zbulo bukuritë e vendit tënd!
📌 Mbështet prodhimet lokale!

| | | | | | |

Në kuadër të programit SMILES, mbështetur nga Dorcas Aid International Albania dhe Kom over en Help, Shoqata Agropuka or...
07/04/2026

Në kuadër të programit SMILES, mbështetur nga Dorcas Aid International Albania dhe Kom over en Help, Shoqata Agropuka organizoi një aktivitet të veçantë me rastin e festës së Pashkëve.

Fëmijët e familjeve të përfshira në projekt u angazhuan me shumë dashuri dhe përkushtim në përgatitjen e dhuratave simbolike, të cilat më pas i shpërndanë për qytetarët pukjanë në qytetin e Pukës. 🎁🌸

Ky aktivitet solli buzëqeshje, ngrohtësi dhe një ndjenjë të fortë komuniteti, duke reflektuar vlerat e solidaritetit dhe kujdesit për njëri-tjetrin që kjo festë përfaqëson.

Falenderojmë të gjithë fëmijët për energjinë dhe zemrën e tyre të madhe, si dhe partnerët tanë për mbështetjen e vazhdueshme në fuqizimin e komunitetit. 💛

Shoqata Agropuka shpreh mirënjohjen e saj të thellë për bashkëpunimin e suksesshëm prej më shumë se 15 vitesh me We Effe...
07/04/2026

Shoqata Agropuka shpreh mirënjohjen e saj të thellë për bashkëpunimin e suksesshëm prej më shumë se 15 vitesh me We Effect, Suedi.

Ky partneritet ka qenë një rrugëtim i rëndësishëm dhe frymëzues në fuqizimin ekonomik dhe social të komuniteteve lokale, veçanërisht të grave dhe fermerëve në zonën e Pukës. Përmes këtij bashkëpunimi janë realizuar aktivitete, trajnime dhe iniciativa me ndikim të qëndrueshëm në zhvillimin lokal.

Në përmbyllje të këtij partneriteti të gjatë dhe të vyer, ne vlerësojmë thellësisht kontributin dhe mbështetjen e vazhdueshme të We Effect dhe shpresojmë që fryma e këtij bashkëpunimi të vazhdojë edhe në të ardhmen në forma të reja.

Rrugëtimet e bukura nuk mbarojnë kurrë… ato thjesht marrin forma të reja.
..........................................

Shoqata Agropuka expresses its deep gratitude for the successful collaboration of more than 15 years with We Effect, Sweden.

This partnership has been a meaningful and inspiring journey in strengthening the economic and social empowerment of local communities, especially women and farmers in the Puka area. Through this cooperation, numerous activities, trainings, and initiatives have been implemented, creating a lasting impact on local development.

As we conclude this long and valuable partnership, we sincerely appreciate the continuous support and contribution of We Effect and hope that the spirit of this collaboration will continue in new forms in the future.

Beautiful journeys never truly end… they simply take on new shapes.

Më 5 mars 2026, Shoqata Agropuka organizoi aktivitetin me temë “Praktikat më të Mira të Grave të Suksesshme në Promovimi...
11/03/2026

Më 5 mars 2026, Shoqata Agropuka organizoi aktivitetin me temë “Praktikat më të Mira të Grave të Suksesshme në Promovimin e Barazisë Gjinore ndër vite”, me pjesëmarrjen e grupeve te bashkëpunimit të grave në zonat rurale të Pukës. Gjatë aktivitetit u prezantuan praktikat më të suksesshme të zbatuara ndër vite në kuadër të projektit të mbështetur nga We Effect, të cilat kanë ndikuar në fuqizimin ekonomik të grave, rritjen e aftësive profesionale dhe përmirësimin e prodhimit lokal.

Në përfundim të aktivitetit u shpërndanë certifikata mirënjohjeje për drejtueset e 6 grupeve të bashkëpunimit të grave dhe për disa anëtare të Agropukës që kanë kontribuar ndër vite si aktiviste dhe vullnetare. Aktiviteti shërbeu gjithashtu si një moment reflektimi mbi arritjet ndër vite dhe si një nxitje për iniciativa dhe bashkëpunime të reja gjatë vitit 2026.

📌Shoqata Agropuka mbështetet nga We Effect, Swedi, në kuadër të projektit “Përmirësimi i jetesës së njerëzve në Shqipërine Verilindore.”
______________________________________

On March 5, 2026, the Agropuka Association organized an event titled “Best Practices of Successful Women in Promoting Gender Equality Over the Years,” with the participation of women cooperation groups in rural areas of Puka. During the event, the most successful practices implemented over the years within the project supported by We Effect were presented, highlighting their impact on women’s economic empowerment, the development of professional skills, and the improvement of local production.

At the end of the event, certificates of appreciation were awarded to the leaders of the six women’s cooperation groups and to several Agropuka members who have contributed over the years as activists and volunteers. The activity also served as a moment to reflect on achievements over the years and to encourage new initiatives and collaborations for 2026.

The Agropuka Association is supported by We Effect, Sweden, within the framework of the project “Improving the Livelihood of People in Northeastern Albania.”

📌Falë kontributit dhe mbështetjes nga komuniteti, bizneset lokale, institucionet, të cilët dhuruan me zemër, u bë e mund...
14/01/2026

📌Falë kontributit dhe mbështetjes nga komuniteti, bizneset lokale, institucionet, të cilët dhuruan me zemër, u bë e mundur mbyllja me sukses e Fushatës “Kovat Blu”, e iniciuar nga programi SMILES, financuar nga Dorcas Aid International Albania dhe Kom over en Help.

🖊️Gjatë periudhës Tetor-Dhjetor u punua intensivisht nga stafi i shoqatës Agropuka në promovimin e fushatës dhe sensibilizimin e komunitetit për mbledhjen e sa më shumë kovave me ushqime dhe materiale bazë jetësore.

Nga kjo fushatë u mbështeten 50 familje në nevojë në 📍Bashkinë Pukë dhe 📍Njësitë Administrative Gjegjan/Qerret.

Falenderimet tona shkojnë për:

📎Grupet e vullnetarëve, të cilet u treguan të gatshëm të na ndihmonin në shpërndarjen e kovave në familjet e identifikuara/ Vullnetarë nga shoqëria civile Pukë&Gjegjan);
-Stafi i Bashkise Puke
-Nxënësit e shkollës9-vjecare "Migjeni", Pukë;
Nxenesit e shkolles se mesme "Sabah Sinani"
Stafi NJVKSH, Pukë;
Lindita Hyseni (LRD);
Biznese lokale;
Përfaqësuese të grupeve të grave, Gjegjan/Qerret;
Komuniteti Pukjan;





📌Në kuadër të projektit Farm to Fork Academy – Nga Ferma në Tryezë”, u zhvillua një tryezë e rrumbullakët si aktivitet p...
06/01/2026

📌Në kuadër të projektit Farm to Fork Academy – Nga Ferma në Tryezë”, u zhvillua një tryezë e rrumbullakët si aktivitet përmbyllës, me qëllim reflektimin mbi punën e realizuar gjatë 6 muajve të zbatimit dhe diskutimin e hapave të ardhshëm për qëndrueshmërinë klimatike dhe ekonomike të zonës.

🍀🌲Takimi mblodhi rreth 50 pjesëmarrës, përfshirë anëtarë të Koalicionit Klimatik, fermerë lokalë, përfaqësues të OJF-ve, të rinj, aktorë lokalë, drejtues të njësive administrative Qelëz, Qerret dhe Gjegjan, si dhe përfaqësues të Bashkisë Pukë.

📎Gjatë diskutimeve u prezantuan rezultatet kryesore të projektit, u ndanë përvoja konkrete nga terreni dhe u theksuan sfidat që ndryshimet klimatike po sjellin për bujqësinë, burimet ujore dhe jetesën e familjeve rurale. Një vëmendje e veçantë iu kushtua nevojës për bashkëpunim të vazhdueshëm, përfshirjes së të rinjve dhe zhvillimit të praktikave të qëndrueshme në nivel lokal.

🤝 Tryeza shërbeu si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të dialogut dhe angazhimit të përbashkët për një të ardhme më reziliente dhe të qëndrueshme për Pukën dhe zonat përreth.

🌍 Së bashku për klimën, komunitetin dhe të ardhmen!

📌Ky projekt zbatohet nga Agropuka, në rolin e nën-grantuesit të Albanian Network for Rural Development të projektit “Akademia nga Ferma në Tryezë për Ballkanin Perëndimor të gjelbër Farm to Fork Academy@- E ardhmja jonë e përbashkët Evropiane”, financuar nga Bashkimi Evropian dhe që zbatohet bashkërisht nga familja e Rrjeteve Kombëtare të Zhvillimit Rural në gjashtë vendet e Ballkanit Perendimor, në Kroaci dhe nga platforma e tyre rajonale e bashkëpunimit, Rrjeti Ballkanik për Zhvillim Rural.

Në kuadër të projektit “Zbutja dhe Përshtatja ndaj Ndryshimeve Klimatike” u realizuan një sërë aktivitetesh që synojnë n...
24/12/2025

Në kuadër të projektit “Zbutja dhe Përshtatja ndaj Ndryshimeve Klimatike” u realizuan një sërë aktivitetesh që synojnë ndërgjegjësimin dhe përfshirjen aktive të të rinjve në mbrojtjen e mjedisit dhe ndërtimin e një të ardhmeje më të qëndrueshme.

📚 U zhvilluan takime ndërgjegjësuese me të rinjtë në shkolla, si dhe 1 marshim sensibilizues me të rinjtë, ku u diskutua rëndësia e kujdesit për natyrën dhe roli i komunitetit në veprimet mjedisore.
🌲 Në kuadër të projektit u realizua blerja e fidaneve të llojit Bredh, për të kontribuar në gjelbërimin dhe rehabilitimin e zonave të dëmtuara ku nxënësit e shkollës “Migjeni” – Pukë, në bashkëpunim me mësuesit dhe me punonjësit e shërbimit të Bashkisë Pukë realizuan mbjelljen e fidaneve në zona të ekspozuara nga erozioni, duke dhënë një shembull konkret bashkëpunimi dhe përgjegjësie qytetare.

🤝 Ky projekt tregon se përmes bashkëpunimit mes shkollës, institucioneve dhe komunitetit, mund të krijojmë ndikim pozitiv për mjedisin dhe brezat e ardhshëm.

📌Ky projekt zbatohet nga Agropuka, në rolin e nën-grantuesit të Albanian Network for Rural Development të projektit “Akademia nga Ferma në Tryezë për Ballkanin Perëndimor të gjelbër Farm to Fork Academy@- E ardhmja jonë e përbashkët Evropiane”, financuar nga Bashkimi Evropian dhe që zbatohet bashkërisht nga familja e Rrjeteve Kombëtare të Zhvillimit Rural në gjashtë vendet e Ballkanit Perendimor, në Kroaci dhe nga platforma e tyre rajonale e bashkëpunimit, Rrjeti Ballkanik për Zhvillim Rural.

🎄Panairi i fundvitit – Puka Fest 2025🎄🎄✨Shoqata Agropuka me mbështetjen e Dorcas Aid International Albania & Kom over en...
23/12/2025

🎄Panairi i fundvitit – Puka Fest 2025🎄🎄

✨Shoqata Agropuka me mbështetjen e Dorcas Aid International Albania & Kom over en Help, si dhe në bashkëpunim me Bashkia Pukë - Faqja Zyrtare organizuan panairin e fundvitit Puka Fest 2025.

📌Këtë vit patëm nderin të na vizitonte Presidenti i Republikës së Shqipërisë Z. Bajram Begaj. Gjatë vizitës në panair u njoh nga afër me prodhues të ndryshëm lokalë, duke përgëzuar punën, përkushtimin dhe cilësinë e produkteve të tyre. Presidenti shprehu vlerësime të veçanta për organizimin e këtij manifestimi agrobujqësor, duke përgëzuar në mënyrë të veçantë Drejtorin Ekzekutiv të Shoqatës “AgroPuka”, z. Sabah Djaloshi, për kontributin dhe angazhimin në realizimin e një eventi të suksesshëm. Gjithashtu panairi u vizitua nga një numër i lartë vizitorësh dhe banorësh të vendit.

✨✨Ky panair u zhvillua në kuadër të festave të fundvitit, ku morën pjesë mbi 50 fermerë, grupe prodhuesish, grupe të perpunimit të grave, biznese dhe OJF lokale të cilët ekspozuan gatime dhe veshje tradicionale të zonës.

❄️❄️Panairi i fundvitit Puka Fest 2025 i dha ngjyrat më të bukura të qytetit të Pukës duke krijuar një atmosferë të këndshme për të pranishmit në vigjilje të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.

Address

Lagjia " E Re"
Pukë
4400

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00
Saturday 08:00 - 16:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when AgroPuka posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to AgroPuka:

Share