31/03/2016
Frpd Pogradec në vazhdën e procesit të ristrukturimit ka nisur aplikimin e një formati të ri bashkëveprimi mes antarëve të saj dhe personazheve publikë të shquar, me influencë publike dhe arritje profesionale, me qëllim rigjallërimin e jetës qytetare në qytetin e Pogradecit dhe dëgjimin e zerit të të rinjve nga qeverisja vendore e ajo qëndrore me synim bërjen e tyre faktor determinant në vendimarrje.
I pyetur për këtë iniciativë ambicioze, kreu i Frpd Pogradec, Erdion Maçolli e përshkruan :” Një stacion debati, në të cilin pritet të ndalojnë përballë antarëve të Frpd Pogradec, persona me begraund profesional, akademik dhe politik, të cilët do të ndajnë me ne eksperiencën e arritjeve të tyre”.
image
Suksesi i parë i këtij formati debati ishte biseda e hapur e organizuar në ambientet e bibliotekës së qytetit me pjesëmarrjen e Grida Duma, ditën e shtunë, ku në një bashkëbisedim interaktiv, u diskutua për sfidat e sotme të të rinjve demokratë si dhe për riorganizimin e FRPD.
image
Pjesë e formatit, me ftesë të Frpd Pogradec ishte edhe Kryetari i Bashkisë së Pogradecit, Eduart Kapri. Në fjalën mbajtur para të rinjve, Kapri theksoi mbështetjen e tij për strukturen e Frpd Pogradec duke e cilësuar atë si krahun e djathtë të tij në qeverisje. Më pas Kapri theksoi se Frpd Pogradec nuk është thjesht një forcë e madhe mbështetëse e Bashkisë me ide, energji dhe projekte për ringritjen e qytetit të Pogradecit, por edhe një aleat i tij nga i cili do të ketë promovime në vazhdimësi në pozicione të rëndësishme të administratës, nxitur kjo nga aftesite profesionale.
Duket që shumë prej të rinjve demokratë që kanë drejtuar FRPD tashmë janë pjesë e stafit të Eduart Kapri, I cili duket hapur që mbështet të rinjtë. Pjesë e stafit janë edhe shumë të rinj që nuk janë aktivizuar politikisht por njihen për aftësi të mira menaxhimi.
Të rinjtë demokratë do të krijojnë edhe një rrjet të tyrin studentor që do ketë si qëllim mbështetjen e të gjithë studentëve pogradecarë kudo që ata studiojnë në Shqipëri.
Së shpejti në Pogradec do të ketë një trajnim Fondacioni për Liri dhe Demokraci për të rinjtë anëtarë të FRPD, duke qënë një mundësi tjetër më shumë për të gjithë aktivistët.