Këshilli Vendor Rinor Pogradec

Këshilli Vendor Rinor Pogradec Faqja Zyrtare
Këshilli Vendor Rinor Pogradec

Bashkia Pogradec, në bashkëpunim me Zyrën Vendore Arsimore Pogradec dhe Këshillin e Qarkut Korçë, ju fton të bëheni pjes...
24/03/2026

Bashkia Pogradec, në bashkëpunim me Zyrën Vendore Arsimore Pogradec dhe Këshillin e Qarkut Korçë, ju fton të bëheni pjesë e projektit më të madh rajonal për talentet e reja.
​🎭 A ke talent në
​🎤 Këngë
​💃 Kërcim & Performancë
​📖 Poezi
​🎭 Aktrim?
Ftojmë të gjithë nxënësit e klasave të 9-ta dhe shkollave të mesme për të përfaqësuar me krenari Pogradecin në konkursin rajonal "Puls on Stars".
Të gjithë të interesuarit të plotësojnë linkun e regjistrimit.
https://forms.gle/X2sVhb1cjG1J6kyq9

Për detaje në lidhje me organizimin kontaktoni në numrin e telefonit: 0676378929

Bashkia Pogradec mirëpriti projektin Youth360, ku për tre ditë me radhë, zërat e rinj të qytetit tonë u bënë bashkë për ...
11/03/2026

Bashkia Pogradec mirëpriti projektin Youth360, ku për tre ditë me radhë, zërat e rinj të qytetit tonë u bënë bashkë për të diskutuar mbi Rininë, Paqen dhe Sigurinë. 🗣️🇪🇺
​Përmes debateve konstruktive, punës në grup dhe analizës së konflikteve, të rinjtë tanë treguan se ndryshimi i vërtetë fillon vërtet nga brenda komunitetit tonë. 🤝💡
​Ky aktivitet u realizua përmes skemës së granteve RYCOgnizing YPS, mbështetur nga Bashkëpunimi Gjerman 🇩🇪 dhe zbatuar nga .
​Aktiviteti u bashkëfinancua gjithashtu nga . 🇺🇳🇦🇱
​ YouthPower RYCO UNFPA

📸✨ Konkurs Fotografie: "Një udhëtim vizual në çdo kënd të Juglindjes" ✨📸🌿🎭 Qëllimi: Promovimi i natyrës, kulturës, tradi...
15/09/2025

📸✨ Konkurs Fotografie: "Një udhëtim vizual në çdo kënd të Juglindjes" ✨📸

🌿🎭 Qëllimi: Promovimi i natyrës, kulturës, traditave dhe destinacioneve turistike të Qarkut Korçë, përmes syrit të apasionuarve të fotografisë.

📅 Afati i dorëzimit të fotove: 23 shtator 2025
📧 Adresa elektronike: [email protected]

📍 Hapësira gjeografike: Fotot duhet të jenë realizuar brenda territorit të Qarkut Korçë.
👥 Kush mund të marrë pjesë: Të gjithë të apasionuarit pas fotografisë.

🏆 Fotot më të mira do të përzgjidhen nga një komision vlerësues dhe do të ndahen çmime speciale.
🎉 Ceremonia e ndarjes së çmimeve: 26 shtator 2025, në Bashkinë Pogradec.

👉 Merrni kamerën 📷, kapni bukuritë e juglindjes 🌄 dhe bëhuni pjesë e këtij udhëtimi vizual unik! ✨

20/08/2025
🏐 KVR dhe të rinjtë e apasionuar pas sportit organizuan sot një super aktivitet Beach Volley! ☀️🌊 Një ditë e bukur plot ...
18/07/2025

🏐 KVR dhe të rinjtë e apasionuar pas sportit organizuan sot një super aktivitet Beach Volley! ☀️🌊 Një ditë e bukur plot argëtim, sport dhe energji pozitive! 🎉💪

Promovojmë së bashku Beach Volley si një nga sportet më të dashura gjatë sezonit turistik veror në Bashkinë Pogradec! 🇦🇱🏖️

Faleminderit për mbështetjen! 🙌🍀

🏐🌞 KVR Pogradec ju fton në Beach Volley! 🎉📅 E premte, 18 korrik 2025🕣 Ora 08:30📍 Fusha përballë “Sherlock”Ejani të kaloj...
16/07/2025

🏐🌞 KVR Pogradec ju fton në Beach Volley! 🎉

📅 E premte, 18 korrik 2025
🕣 Ora 08:30
📍 Fusha përballë “Sherlock”

Ejani të kalojmë një ditë plot sport 🏆, energji pozitive ✨ dhe argëtim në rërë! 🌊

🎊 Të gjithë të rinjtë e interesuar janë të mirëpritur të marrin pjesë! 🎈

🚴‍♀️🌿 Sot pedaluam përgjatë aksit Pogradec–Drilon, i cili u shoqërua edhe me një vizitë në Qendrën e Vizitorëve në Drilo...
05/06/2025

🚴‍♀️🌿 Sot pedaluam përgjatë aksit Pogradec–Drilon, i cili u shoqërua edhe me një vizitë në Qendrën e Vizitorëve në Drilon.

🌍 Të rinjtë pjesëmarrës dhanë mesazhin e tyre: "Të mbrojmë natyrën, të zgjedhim alternativa të gjelbra!"
Një aktivitet që promovon lëvizjen e qëndrueshme, ndërgjegjësimin mjedisor dhe fuqizimin e të rinjve në mbrojtje të biodiversitetit.

🙏 Faleminderit të gjithë të rinjve për energjinë dhe angazhimin!
🤝Faleminderit bashkëpunëtorëve tanë:
ZVAPP, Shoqata "Unë Gruaja " për mbështetjen dhe bashkëpunimet e vazhdueshme!

🚴‍♂️ Në kuadër të Ditës së Pedalimit dhe Ditës Botërore të Mjedisit, Bashkia Pogradec dhe ZVAPP ju ftojnë të bëheni pjes...
03/06/2025

🚴‍♂️ Në kuadër të Ditës së Pedalimit dhe Ditës Botërore të Mjedisit, Bashkia Pogradec dhe ZVAPP ju ftojnë të bëheni pjesë e aktiviteteve:

🌿 Pedalim Pogradec–Drilon–Pogradec
📍 Vizitë në Qendrën Turistike të Drilonit

🗓 E enjte, 5 Qershor | 🕛 Ora 12:00
📌 Nisja: përpara Komisariatit të Policisë, Pogradec

Ejani të promovojmë së bashku lëvizjen e qëndrueshme ! 🌍💚





🎤🎭 RinArt Pogradec 2025 – Arti që flet me zërin e të rinjve!💃🕺🎶Më 9 maj, ora 18:00, në Sallën e Kinemasë, të rinjtë e sh...
07/05/2025

🎤🎭 RinArt Pogradec 2025 – Arti që flet me zërin e të rinjve!
💃🕺🎶

Më 9 maj, ora 18:00, në Sallën e Kinemasë, të rinjtë e shkollave të mesme ngjiten në skenë për të ndarë me ju talentet, emocionet dhe krijimtarinë e tyre unike!

Një mbrëmje që nuk duhet humbur – sepse të rinjtë gjithmonë kanë energji dhe atë dinë si ta shprehin më së miri nëpërmjet artit!







Ceremonia përmbyllëse e “Praktikës Rinore”📍 Sot në Sallën e Teatrit të Kukullave “Piro Xëci”, u zhvillua ceremonia përmb...
25/04/2025

Ceremonia përmbyllëse e “Praktikës Rinore”
📍 Sot në Sallën e Teatrit të Kukullave “Piro Xëci”, u zhvillua ceremonia përmbyllëse e projektit Praktika Rinore.

🎓 Nxënësit nga shkollat e mesme të qytetit dhe njësive administrative të Bashkisë Pogradec morën certifikatat e vlerësimit për angazhimin e tyre në administratën publike.

📖 Gjatë aktivitetit u promovua edhe libri i dixhitalizuar, i krijuar nga përshtypjet dhe eksperiencat e të rinjve gjatë kësaj praktike.

🤝 Ky projekt u realizua me mbështetjen e ZVAP dhe bashkëpunimin me:
📚 Qendrën Arsimore Pogradec
🇪🇺 Njësinë për Koordinimin e Integrimit Evropian dhe Ndihmës së Huaj
👥 Drejtorinë e Shërbimit Social
🗂️ Sektorin Protokoll-Arkiv
🏛️ Sektorin e Turizmit dhe Trashëgimisë Kulturore

Një falënderim i veçantë për të gjithë të rinjtë që u bënë pjesë e këtij projekti frymëzues!

🌟 Konferenca Kombëtare “Rinia në Veprim” 🌟Të rinjtë aktivë dhe përfaqësues të Këshillit Vendor Rinor nga Bashkia Pograde...
06/04/2025

🌟 Konferenca Kombëtare “Rinia në Veprim” 🌟

Të rinjtë aktivë dhe përfaqësues të Këshillit Vendor Rinor nga Bashkia Pogradec patën mundësinë të marrin pjesë në këtë ngjarje të rëndësishme, ku u njohën me:

✔️ Ndryshimet e reja në Ligjin për Rininë dhe Vullnetarizmin✨
✔️ Forcimin e bashkëpunimit midis KKR, KVR dhe pushtetit vendor për një angazhim më të madh rinor.

Për të rinjtë, për të ardhmen! 🚀

🌞Gëzuar Ditën e Verës! 🌞
14/03/2025

🌞Gëzuar Ditën e Verës! 🌞

Address

Pogradec

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Këshilli Vendor Rinor Pogradec posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share