Bashkia Pogradec (Faqe Zyrtare)

Bashkia Pogradec (Faqe Zyrtare) Bashkia Pogradec (Faqe Zyrtare)

Të rinjtë e Pogradecit diskutojnë me Ambasadën e Kroacisë rrugën evropiane të ShqipërisëTë rinjtë e Pogradecit diskutuan...
15/09/2026

Të rinjtë e Pogradecit diskutojnë me Ambasadën e Kroacisë rrugën evropiane të Shqipërisë

Të rinjtë e Pogradecit diskutuan me përfaqësues të Ambasadës së Kroacisë dhe institucioneve shqiptare mbi procesin e integrimit evropian dhe mundësitë që anëtarësimi në BE sjell për brezin e ri.

Takimi “Shqipëria dhe Kroacia: të rinjtë ndërtojnë një të ardhme të përbashkët evropiane” u zhvillua në Tiranë, me pjesëmarrjen e Unionit të Këshillave Studentorë, Ambasadës së Kroacisë, Bashkisë Pogradec dhe projektit EUIS.

Në fokus ishin përvoja e Kroacisë në procesin e anëtarësimit, mbështetja për Shqipërinë dhe mundësitë për të rinjtë në arsim, mobilitet, punësim, projekte dhe financime evropiane.

Ambasadori i Kroacisë, Zlatko Kramarić, theksoi rëndësinë e përfshirjes së të rinjve në debatin për të ardhmen evropiane të Shqipërisë, ndërsa nënkryetarja e Bashkisë Pogradec, Entela Gusho, nënvizoi se integrimi evropian lidhet edhe me ndërtimin e një shoqërie të bazuar në pjesëmarrje, përgjegjësi, barazi dhe vlera demokratike.

Takimi është pjesë e një serie aktivitetesh që zhvillohen gjatë muajit shtator në qytete të ndryshme të vendit, me synim afrimin e informacionit mbi procesin e integrimit evropian me qytetarët dhe veçanërisht me të rinjtë.

15/09/2026
📚🎓 Suksese në vitin e ri shkollor!Sot, në të gjitha shkollat e Bashkisë Pogradec, nis një tjetër vit i mbushur me dije, ...
14/09/2026

📚🎓 Suksese në vitin e ri shkollor!

Sot, në të gjitha shkollat e Bashkisë Pogradec, nis një tjetër vit i mbushur me dije, ëndrra dhe mundësi të reja.

Urojmë nxënësit, mësuesit dhe prindërit për një vit shkollor të mbarë, me rezultate të larta, përkushtim dhe sa më shumë arritje.

🏫 Nga qyteti në çdo fshat të Bashkisë Pogradec, shkollat tona janë vendi ku ndërtohet e ardhmja.

Gëzuar nisjen e vitit të ri shkollor! Suksese çdo nxënësi dhe çdo mësuesi! 📖

 🌟
14/09/2026

🌟

13/09/2026

📍 Info Point – Zyra e Informacionit Turistik, Pogradec

Një ndalesë e dobishme për çdo vizitor që dëshiron të zbulojë bukuritë, atraksionet dhe përvojat që ofron Pogradeci. 🌊🏞️

Mirë se vini! 💙

📚 119 vjet nga lindja e Mitrush KutelitSot përkujtojmë 119-vjetorin e lindjes së Mitrush Kutelit (Dhimitër Pasko), një n...
13/09/2026

📚 119 vjet nga lindja e Mitrush Kutelit

Sot përkujtojmë 119-vjetorin e lindjes së Mitrush Kutelit (Dhimitër Pasko), një nga emrat më të rëndësishëm të letërsisë dhe kulturës shqiptare.

I lidhur ngushtë me Pogradecin, liqenin, njerëzit dhe traditat e tij, Kuteli i dha letërsisë shqipe një pasuri të jashtëzakonshme gjuhësore dhe artistike.

🖋️ Mitrush Kuteli, është një emër i përjetshëm i letërsisë shqipe dhe krenaria e Pogradecit.

Të diel të qetë 🪷 🧡 _arkive_shkrepjesh
13/09/2026

Të diel të qetë 🪷
🧡
_arkive_shkrepjesh

📖 “DITËLINDJA” – novela e Fate Velajt u prezantua në PogradecNjë takim i cili solli në vëmendje veprën e tij të re dhe b...
12/09/2026

📖 “DITËLINDJA” – novela e Fate Velajt u prezantua në Pogradec

Një takim i cili solli në vëmendje veprën e tij të re dhe botën njerëzore që ndërton përmes personazheve dhe rrëfimit letrar.

Një veçanti e kësaj vepre është prania e dy personazheve pogradecarë, duke e lidhur në mënyrë të veçantë romanin me qytetin, njerëzit dhe dimensionin e tij kulturor e njerëzor.

Promovimi u shoqërua me diskutime mbi veprën, personazhet dhe këndvështrimin e autorit, duke krijuar një hapësirë të bukur komunikimi mes letërsisë, autorit dhe të pranishmëve.

11/09/2026
119 vjet nga lindja e mjeshtrit të fjalës shqipe, Dhimitër Pasko (Mitrush Kuteli).Në këtë përvjetor, ju ftojmë të bëhemi...
11/09/2026

119 vjet nga lindja e mjeshtrit të fjalës shqipe, Dhimitër Pasko (Mitrush Kuteli).

Në këtë përvjetor, ju ftojmë të bëhemi bashkë për të nderuar jetën dhe veprën e një prej figurave më të shquara të letërsisë dhe kulturës shqiptare, përmes Aktivitetit Përkujtimor.

•11 Shtator 2026
•Ora 11:00
•Biblioteka “Mitrush Kuteli”

Përmes penës së tij unike, Kuteli i dha jetë “Tregimeve të moçme shqiptare” dhe përcolli me një art të rrallë shpirtin, traditën dhe trashëgiminë tonë kombëtare.

Sot kujtojmë me respekt tregimtarin e madh, shkrimtarin dhe ekonomistin vizionar, kontributi i të cilit mbetet i çmuar për kulturën shqiptare.
I paharruar qoftë kujtimi dhe vepra e Mitrush Kutelit!

Address

Pogradec
7301

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Telephone

+35583222222

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Bashkia Pogradec (Faqe Zyrtare) posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Bashkia Pogradec (Faqe Zyrtare):

Share