16/02/2024
LËNDA: Njoftim për mbledhjen e Këshillit të Bashkisë Pogradec.
Të nderuar!
Ju njoftojmë se ditën e premte më datë 23.02.2024,ora 10:00, në sallën e mbledhjeve të Këshillit të Bashkisë Pogradec,zhvillohet mbledhja e rradhës e Këshillit të Bashkisë,e thirrur nga Kryetarja e Këshillit në bazë të ligjit 139/2015,neni 53 pika 4,dhe Regullores së Këshillit Bashkiak nr.40 datë 05.03.2020 me këtë rend dite :
1. Projekt – Vendim : Miratimi i Rendit të ditës.
2. Projekt – Vendim: Miratimi i Procesverbalit të datës 25.01.2024.
3. Leximi I vendimeve dhe konfirmimet e prefektit për mbledhjen e datës 25.01.2024.
4. Projekt-Vendim: Për dhënien e ndihmës ekonomike nga fondi 6% e fondit të kushtëzuar për bllok-ndihmën ekonomike për periudhën Janar 2024.
5. Projekt-Vendim: Për një shtesë në VKB Nr.140 dt 28.12.2023 “Miratimin dhe detajimin e buxhetit të Bashkisë Pogradec për vitin 2024.”
6. Projekt-Vendim:Për një ndryshim në Vendimin Nr.94 datë 18.11.2021 “Për një ndryshim në Vendimin Nr.15, datë 01.03.2017 Për miratimin e orareve dhe stacioneve për linjat rrethqytetëse.”
7. Projekt-Vendim:Për miratimin në parim të dhënies në përdorim, për ndërtim aerogjeneratorë, fotovoltaikë (stacionet, bazamentet, dhe objektet përkatëse), në pasurinë me sipërfaqe totale 13.2500 (trembëdhjetë presje dymijë e pesëqind ) ha”
8. Projekt-Vendim: “Për miratimin e listës të sipërfaqes së tokës prej 12.4682 ha e ndodhur në Njësitë Administrative Proptisht, Trebinjë, Bucimas, që mund të jepen me qera”.
9. Projekt-Vendim: Për një shtesë në vendimin e Këshillit Bashkiak Pogradec nr.151, datë 28.12.2023 “Për miratimin e normave, kritereve, rregullave dhe procedurave për marrje ambienti dhe objekti me qira, të cilat do të shërbejnë si kopësht dhe shkollë për arsimin 9-Vjecar, deri në përfundim të plotë të rikonstruksionit të shkollës “Myredin Bashalli”, Lin, Njësia Administrative Udënisht, Bashkia.
10. Projekt-Vendim: Për krijimin e shoqatës me anëtarësi “Cool-Tour” si person juridik e themeluar nga Bashkia Pogradec dhe Bashkia Strugë në Maqedoninë ë Veriut dhe Miratimin e akteve të themelimit”.
11. Projekt-Vendim: Për disa ndryshime në vendimin e Këshillit Bashkiak Nr. 133, datë 11.12.2023 “Për miratimin e taksave dhe tarifave vendore në Bashkinë Pogradec”.
12. Projekt-Vendim: Për konfirminin e kryetarëve të fshatrave Qershizë, Gurras, Gështenjas, bashkia Pogradec.
13. Projekt-Vendim: Miratimin e normave të harxhimit të karburantit dhe mbajtjes ne punë për mjetet e Bashkisë Pogradec.
14. Raportim nga Inspektoriati Vendor I Mbrojtjes së Territorit .
15. Konkluzion në lidhje me peticionin mbi tarifën fikse të kopshtit.
16. Kërkesa, Ankesa, Peticion:
-Kërkesë nga z.Refat Cake nga fshati Guras I cili pretendon se ngjitur me gardhin e tij jane vendosur plepa nga z.Shuli.
-Ankesë nga Pëllumb Cinari për zgjedhjet e zhvilluara në fshatin Gurras ku fitues doli z.Jani Cinari.
SEKRETARE E KËSHILLIT
Jona BOJKO
Shënim: Mbledhjet e Komisioneve të Këshillit janë si më poshtë:
Komisioni I Mandateve, Rregulloreve, Ceshtjeve Juridike, Qeverisjes se Mire, Administrates,Zgjedhjeve, Strukturave Komunitare, I Etikes, Konflitit te Interesit, Standarteve dhe Apelimeve.Komisioni I Financave, Buxhetit, Pasurive Bashkiake, Planifikimit të Zhvillimit Strategjik te Bashkise,Mbikeqyrjes Financiare,I Ekonomise Vendore, Turzimit dhe Zhvillimit Rural, Emertimeve.”. Komisioni I Sherbimeve Publike, Transportit, Levizshemrise Mjedisore, Parqeve dhe Rekreacioit, Parkingjeve, I Zhvillimit Hapesinor, Infrastruktures dhe Strehimit .Komisioni I Sigurise Publike, Emergjencave Civile dhe Rehabilitimit, I Qeverise Elektronike dhe Teknologjise se Informacionit, Komisioni I Arsimit , Sporteve dhe Clodhje, I Kultures, Trashegimise Kulturore, Dhenies se Titujve dhe Emertimeve, , ditën e ,Merkure, data 21.02.2024 ora 12:00 për pikat 1,2,3,4,5,6,7,8,9,10,11,12,13,14,15,16, ,te rendit të ditës,në Sallën e Këshillit Bashkiak.