Selishta është një fshat në Shqipëri.
== Gjeografia ==Komuna Selishte shtrihet perendim te Rrethit Diber dhe ka nje siperfaqeprej 14506 ha me nje terren pothuajse tërësisht malor. Ne lindje Komuna Selishte kufizohet me Komunen Luzni, ne verilindje me Komunen Muhurr fshati Shqath, ne jug –lindje kufizohet me Komunen Shupenze (fshatin Gjuras)ne jug kufizohet me Komunen Fushë Bulqize, ne jug-perendim
me fshatin Kurdari Komuna Kurdari,ne perendim me komunen Lis te Rrethit Burrel fshati Vinjoll,ne veriperëndim me fshatin Macukull te Burrelit dhe ne veri me Komunen Lure te Rrethit Diber. E gjthe kjo siperfaqe vendoset ne kater gryka(ku historikishte nga vendasit dhe rrrethinat njihet me emrin “Kater Gryket”) dhe ku perfundon ne rrjedhen e lumit te vetem qe pershkon gryken duke u bashkuar me Drinin e zi ne Muhurr ura e drinit.Siperfaqja e pergjitheshme perbehet nga 8793 ha pyje dhe 2348 ha kullota, t**e bujqesore 1264 ha, livadhe 44 ha , inproduktive 1356 ha, shkembore 462 ha , siperfaqe e eroduar 162 ha , siperfaqe ujore 26 ha , pemtore 6 ha, troje 45 ha.
== Demografia ==Fshati Selishtë i cili eshte edhe qendra e Komunes, perbehet nga 154 familje dhe 691 banore 25 km nga qyteti me i aferm Peshkopia dhe rreth 670 - 820 metra mbi nivelin e detit. Fshati Selishtë e Epër, i cili perbehet nga 106 familje dhe 400 banore, shtrihet ne jug te fshatit Selishte nga 1 der ne 5 km nga qendra e Komunes me nje lartesi 650-1300 metra mbi nivelin e detit . Ai perbehet nga keto lagje: Skendere , Zmaç dhe Lunare. Fshati Lukan me 95 familje me 361 banore shtrihet ne veriperendim te fshatit Selishte, rreth 15 km nga fshati Selishte dhe me nje lartesi 700 - 1550 ml mbi nivelin e detit. Fshati Lukan perbehet nga shtatë lagje, të cilat, më shumë se një ndarje territoriale, përfaqësojnë njëndarje në bazë të fiseve. Fshati Kacni me 100 familje me 457 banore shtrihet ne jug perendim te fshatit Selishte, rreth 14 km nga fshati Selishte dhe me nje lartesi 650 - 1050ml mbi nivelin e detit. Fshati Kacni perbehet nga keto lagje : Lagjia Lunare,Lagjia Shullani Mehalla e Eper dhe Sheshi. Fshati Murre me 113 familje me 469 banore shtrihet ne perendim te fshatit Selishte rreth 20 km nga qendra e Komunes 750 – 900 metra mbi nivelin e detit.Fshati Murre perbehet nga keto lagje: Shteku, Vrania, Katundi i Vjeter e Kodrrasa. Fshati Qafëmurrë me 102 familje me 409 banore shtrihet ne perendim te fshatit murre rreth 32 km nga qendra e Komunes, ne nje lartesi mbi nivelin e detit nga 800 – 1200 m. Fshati Qafemurre perbehet nga keto lagje lagjia e Lale, qendër, Manazdre dhe Mbasqafe.
== Ekonomia ==Fshati Selishtë i cili eshte edhe qendra e Komunes, perbehet nga 154 familje dhe 691 banore 25 km nga qyteti me i aferm Peshkopia dhe rreth 670 - 820 metra mbi nivelin e detit. Fshati Qafemurre perbehet nga keto lagje lagjia e Lale, qendër, Manazdre dhe Mbasqafe.
== Historia ==PAK HISTORI Komuna Selishtë shtrihet në një pozicion strategjik të lëvizjeve të ndryshme mes zonës së Dibrës e asaj të Matit, parë kjo në shumë drejtime si ekonomik, strategjik, historik, demografik etj. Ajo njihet me dy emra: Komuna Selishtë, por edhe Katërgrykët, si pasojë edhe e vetë konfiguracionit gjeografik ku shtrihet. Vëzhgimet e studimet e ndryshme arkeologjike vërtetojnë banimin e kësaj treve që nga shekulli i dytë p.e.s. Si urë lidhëse e dyndjeve të diktuara nga situata të ndryshme të momenteve historike, prej saj kanë prejardhjen shumë fise që sot jetojnë në Dibër. Kultura e saj e lashtë faktohet edhe se ajo është trashëgimtarja e dhjetë kalave dhe e dhjetë kishave, për të cilat nevojitet një studim i thelluar e i kujdesshëm, pasi për këtë trevë ekzistojnë shumë pak dokumente. Vendin e saj në sofrën polierudite dibrane e ka fituar me veprimtarinë e saj të merituar, duke zënë vend në tabakun e Nëntë Maleve të Dibrës. E copëtuar në semte e timare, ajo arriti të dalë mbi këto dasi dhe të bashkohet, kjo falë edhe rolit të padiskutueshëm të familjes së Kazihanit, e cila për breza me radhë u bë shprehje e këtij bashkimi. Pjesëmarrëse në shumë luftëra për liri, ajo dha kontributin e saj patriotik, që kulmon me pjesëmarrjen në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, ku njëri prej këtyre burrave të karakterit epik, Bajram Buci (Hoxhë Buci) ishte sekretar i Iljaz Pashë Dibrës, i cili pati një rol të madh në këtë kuvend madhështor mbarëkombëtar. Traditat e saj arsimdashëse faktohen më së miri nga fakti se ajo ka realizuar një sistem arsimimi që në etapat e para të shekullit XX përmes kontributit material të vetë komunitetit.