Bashkia Permet 2015-2019

Bashkia Permet 2015-2019 Faqja zyrtare e Bashkisë Permet në Facebook.

BASHKIA PËRMET FITUESE PËRSËRI NË PROJEKTET E BASHKIMIT EUROPIAN! Projekt-propozimi i paraqitur nga Bashkia Përmet dhe B...
25/06/2019

BASHKIA PËRMET FITUESE PËRSËRI NË PROJEKTET E BASHKIMIT EUROPIAN!

Projekt-propozimi i paraqitur nga Bashkia Përmet dhe Bashkia Konicë në kuadër të thirrjes Interreg Greqi- Shqipëri të Bashkimit Europian, me titull “ STONE.ART”, rezultoi fitues. Partnerët e tjerë në këtë projekt janë Universiteti i Janinës dhe Universiteti i Gjirokastrës.

Qëllimi i këtij projekti është ruajta dhe përcjellja ndër breza i traditës së vjetër artizanale të përpunimit të gurit. Dy ndërhyrjet kryesore të projektit janë:
-Rregullimi i ambjentit në katin e dytë të Qëndrës Kulturore, ku një sallë do të shërbejë për trajnimin e vazhdueshëm të artizanëve kurse në sallën tjetër do të paraqiten në 3D monumentet e gurit të zonës së Përmetit.
- Bashkëpunimi me Universitetin e Janinës për trajnimin e artizanëve nga eskpertët e fushës.

Ka qënë dhe vazhdon të jetë prioritet i Bashkisë Përmet ruajtja, promovimi dhe edukimi i brezit të ri për trashëgiminë e pasur kulturore të Përmetit.

U nda nga jeta një nga pasuesit e mjeshtrave të mëdhenj të Sazeve të Përmetit, Jarek Muco .Dhimbje për çdo përmetar pas ...
09/06/2019

U nda nga jeta një nga pasuesit e mjeshtrave të mëdhenj të Sazeve të Përmetit, Jarek Muco .

Dhimbje për çdo përmetar pas marrjes së lajmit për ikjen e papritur nga kjo jetë të orkestrantit dhe mjeshtrit të orkestrinës popullore unike të Përmetit z.Jarek Muco.

Jareku ka qenë një punonjës model i Qendrës Kulturore në Bashkinë Përmet dhe ka kontribuar në ruajtjen dhe përcjelljen e traditave folklorike përmetare te brezi i ri

U prehtë në paqe!

Sot, do të ishte 90 vjeç...I përjetshëm kujtimi i gjeniut të klarinetës dhe artistit të pavdekshëm Laver Bariu.
02/05/2019

Sot, do të ishte 90 vjeç...

I përjetshëm kujtimi i gjeniut të klarinetës dhe artistit të pavdekshëm Laver Bariu.

08/03/2019
GËZUAR 7 MARSIN!Mirënjohje për mësuesit e çdo brezi, që me përkushtim kanë përçuar dituri tek nxënësit përmetarë.
07/03/2019

GËZUAR 7 MARSIN!

Mirënjohje për mësuesit e çdo brezi, që me përkushtim kanë përçuar dituri tek nxënësit përmetarë.

EJA EDHE TI!Bashkia Përmet dhe SlowFood Përmet, organizojnë sërish  ndryshe: “Dita e Verës në Përmet”  dhe” Hapjen e Sez...
06/03/2019

EJA EDHE TI!

Bashkia Përmet dhe SlowFood Përmet, organizojnë sërish ndryshe: “Dita e Verës në Përmet” dhe” Hapjen e Sezonit Turistik 2019”.

Panairi i gatimeve të amvisave përmetare, lojra popullore, këngë e valle tradicionale dhe të ftuar disa prej këngëtarëve më të mirë shqiptar.

Askush nuk do ti rezistojë tundimit për të provuar glikonë dhe rakinë unike që bëhet në Përmet.

Gjithashtu një falenderim për mbështetësit e përvitshëm të këtij eventi.

Mos harroni: Festa tek ne fillon në datën 13 në darkë.

06/03/2019

Pa koment...PËRMETI I NDRYSHUAR!

VITI I TRETË-FONDACIONI “NIKO GJIKA” NË MBËSHTETJE TË MËSUESVE DHE NXËNËSVE PËRMETARË!Viti i tretë që Fondacioni “ Niko ...
19/02/2019

VITI I TRETË-FONDACIONI “NIKO GJIKA” NË MBËSHTETJE TË MËSUESVE DHE NXËNËSVE PËRMETARË!

Viti i tretë që Fondacioni “ Niko Gjika “ me Kryetar të Bordit Drejtues, intelektualin dhe biznesmenin përmetar Z. Vasil Gjika, njësoj si vitin e kaluar edhe për këtë vit ka vendosur të stimulojë financiarisht në Shumën 5 milione lekë, mësuesit dhe nxënësit përmetarë të spikatur për kontribute dhe arritje të larta në mësime.

Tradita arsimdashëse dhe arritjet që kanë patur nxënësit e mësuesit përmetarë në breza, kanë nxitur fondacionin që mban emrin e mësuesit të nderuar Z.Niko Gjika, të japë disa çmime që do të shoqërohen me vlerë financiare për të mbështetur mësuesit e nxënesit përmetarë.

Këto çmime do të jepen çdo vit dhe do ti dedikohen :
1. Mësuesit të dalë në pension por që ka lënë gjurmë dhe mbresa të pashlyeshme ndër breza dhe opinionin publik përmetar për përkushtimin në arsimimin dhe edukimin në vite të brezave të tërë nxënësish.
2. Mësuesi që aktualisht vijon të jetë në profesion dhe spikat për vlerat, pasionin dhe metodën e mësimdhënies i vlerësuar si i tillë nga nxënesit, prindërit e tyre , kolegët dhe drejtuesit e arsimit në rreth e opinion publik përmetar.
3. Për nxënësin më të mirë që arrin rezultate të larta në lëndët shkencore dhe spikat edhe në olimpiada apo gara e konkurse të tjera kombëtare apo dhe me gjerë.
4.Për tre nxënësit më të mirë të çdo viti shkollor që dallohen për arritjet në mësime, apo që realizojne falë talentit të tyre arritje te veçanta në fusha të ndryshme të traditës në Përmet si letërsi, muzikë apo sport etj
5.Mbështetje me bursë për maturantin më të mirë përmetar të çdo viti shkollor . Kjo mbështetje do të vijojë edhe në vitet e tjera të univesitetit në qoftë se do të vijojë të ketë rezultate të larta.

E veçanta për këtë mbështetje nga ky fondacion është se, përzgjedhja e fituesve do të jetë tërësisht transparente dhe do të bëhet nga komuniteti arsimit sipas proçedurave që do të përcaktohen bashkërisht me Bashkinë Përmet dhe drejtuesit e Fondacionit.

Të gjithë të interesuarit mund të gjejnë udhëzimin dhe mund të aplikojnë në adresën e mëposhtme deri ne daten 15 Mars 2019
[email protected]

Bashkia Përmet, Keshilli Bashkiak ju shpreh falenderime të veçanta për drejtuesve të këtij Fondacioni dhe në veçanti Z .Vasil Gjika dhe i siguron ata se , do të jetë gjithmonë e gatshme për të bashkëpunuar dhe vënë në dispozicion të tyre të gjitha lehtësitë e mundshme në realizim të misionit të tyre për të mbështetur arsimin në Përmet si dhe fton të gjithë nxënësit dhe mësuesit përmetar të aplikojnë online në link.

PËRFUNDON NDËRTIMI I QENDRËS PËR FËMIJËT ME NEVOJA TË VEÇANTA!Ka përfunduar ndërtimi i Qëndrës Komunitare për fëmijët me...
14/02/2019

PËRFUNDON NDËRTIMI I QENDRËS PËR FËMIJËT ME NEVOJA TË VEÇANTA!

Ka përfunduar ndërtimi i Qëndrës Komunitare për fëmijët me nevoja të vecanta. Po vazhdohet me mobilimin e qëndrës dhe së shpejti ajo do të jetë funksionale.

Në këtë kuadër, Bashkia Përmet hap thirrjen për shprehje interesi për pozicionet e mëposhtme:

Psikolog
Logopedist
Terapist okupacional
Fizioterapist

Të interesuarit duhet të dërgojnë me e-mail në adresën [email protected], një CV dhe letër motivimi brënda datës 01.03.2019.

Në linkun e mëposhtëm shpjegohen detyrat dhe kriteret për secilin pozicion:http://www.bashkiapermet.gov.al/?p=3334

Address

Permeti

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Telephone

+35581322254

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Bashkia Permet 2015-2019 posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Bashkia Permet 2015-2019:

Share