Bashkia Përmet-Faqja Zyrtare

Bashkia Përmet-Faqja Zyrtare Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Bashkia Përmet-Faqja Zyrtare, Government Organization, Permeti.
(1)

TË DIELË TË BUKUR!🎭 Me këto pamje nga mbrëmja artistike e sjellë në Përmet nga nxënësit e Monterey Peninsula Musical The...
14/06/2026

TË DIELË TË BUKUR!

🎭 Me këto pamje nga mbrëmja artistike e sjellë në Përmet nga nxënësit e Monterey Peninsula Musical Theater, ndajmë me ju emocionet e një shfaqjeje të mrekullueshme.

Të rinjtë artistë sollën në skenë energji, talent dhe pasion, duke dhuruar një mbrëmje plot muzikë, art dhe duartrokitje.

👏 Falënderim për të gjithë pjesëmarrësit dhe organizatorët që e sollën këtë eksperiencë të veçantë në qytetin tonë! 💙🎭

🎭✨ "RITET DHE GJURMËT E TË PARËVE QË KOHA NUK I FSHIN"Këngë tradicionale, valle popullore, përralla, legjenda dhe objekt...
13/06/2026

🎭✨ "RITET DHE GJURMËT E TË PARËVE QË KOHA NUK I FSHIN"

Këngë tradicionale, valle popullore, përralla, legjenda dhe objekte të trashëguara nga gjyshërit u bënë pjesë e një aktiviteti të veçantë që solli në Përmet vlerat dhe traditat e përcjella ndër breza.

❤️ Përmes interpretimeve të tyre, nxënësit sollën në skenë një pjesë të çmuar të trashëgimisë sonë kulturore, duke dëshmuar se gjurmët e të parëve vazhdojnë të jetojnë te brezat e rinj.

🎓 Nxënësit pjesëmarrës u vlerësuan me certifikata për angazhimin dhe kontributin e tyre në këtë projekt.

👏 Një falënderim i veçantë shkon për Qëndrën Amad dhe Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit që zgjodhën Përmetin për zhvillimin e këtij projekti kaq domethënës, duke u dhënë të rinjve mundësinë të njohin, vlerësojnë dhe përcjellin trashëgiminë tonë kulturore.

🙏Falënderojmë gjithashtu
nxënësit, mësuesit dhe familjet që me përkushtimin e tyre kontribuuan në realizimin e kësaj veprimtarie të bukur.

🎭 PËRMETI MIRËPRET ARTISTËT E RINJ TË MONTEREY PENINSULA MUSICAL THEATER!Ju ftojmë të merrni pjesë në një mbrëmje artist...
12/06/2026

🎭 PËRMETI MIRËPRET ARTISTËT E RINJ TË MONTEREY PENINSULA MUSICAL THEATER!

Ju ftojmë të merrni pjesë në një mbrëmje artistike të veçantë me performancën e shkollës amerikane Monterey Peninsula Musical Theater.

📅 Data: 12 Qershor
📍 Vendi: Sheshi "Abdyl Frashëri"

Nxënësit dhe artistët e rinj do të sjellin një program muzikor dhe teatral plot energji, talent dhe kulturë, duke krijuar një eksperiencë unike për të gjithë publikun.

Ju mirëpresim të ndani këtë mbrëmje të veçantë artistike me familjen dhe miqtë tuaj.

Mirë se vini!

DITË TË MBARË!Me shfaqjen teatrale "KAM NJË TALENT".Pas javësh të tëra pune, përkushtimi dhe përgatitjesh, fëmijët dhe t...
12/06/2026

DITË TË MBARË!

Me shfaqjen teatrale "KAM NJË TALENT".
Pas javësh të tëra pune, përkushtimi dhe përgatitjesh, fëmijët dhe të rinjtë pjesëmarrës ngjitën në skenë një shfaqje të bukur duke dhuruar emocione të veçanta për të gjithë të pranishmit ❤️👏.

🙏 Falënderojmë SME Albania për sjelljen e këtij projekti në Përmet, si dhe të gjithë organizatorët, mentorët dhe bashkëpunëtorët që punuan me përkushtim për ta bërë realitet këtë aktivitet 🌟🤝.

👏🎉 Një falënderim i veçantë shkon për të gjithë fëmijët dhe të rinjtë që morën pjesë, për guximin, talentin dhe energjinë që sollën në skenë. Ju na bëtë krenarë! 🌈⭐🎭



MBLEDHJA E KËSHILLIT BASHKIAK PËRMET!U zhvillua mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak Përmet, ku u diskutuan dhe u morë...
11/06/2026

MBLEDHJA E KËSHILLIT BASHKIAK PËRMET!

U zhvillua mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak Përmet, ku u diskutuan dhe u morën vendime të rëndësishme që lidhen me financat vendore, mbështetjen sociale, sportin dhe shërbimet për komunitetin.

📌 Rendi i ditës përfshinte:
✅ P/V: Për miratimin e raportit të monitorimit të buxhetit dhe vlerësimin e përgjithshëm financiar për periudhën Janar–Prill 2026
✅ P/V: Për miratimin e fazës së parë të Buxhetit Afatmesëm 2027–2029
✅ P/V: Për zbatimin e VKM-së nr. 87, datë 06.02.2026, për ndryshimet në pagat e punonjësve mbështetës dhe specialistëve të administratës publike
✅ P/V: Për përdorimin e fondit për emergjencat civile
✅ P/V: Për miratimin e ndihmës ekonomike për familjet në nevojë për muajin maj 2026
✅ P/V: Për miratimin e fondit të kushtëzuar për bllok-ndihmë ekonomike deri në 6%
✅ P/V: Për dhënien e titullit “Qytetar Nderi i Përmetit” Haxhi Dede Edmond Brahimajt, Kryegjysh Botëror i Bektashinjve
✅ P/V: Për miratimin e përdorimit të fondit rezervë për dhënie ndihme financiare
✅ P/V: Për miratimin e rregullores së brendshme për organizimin dhe funksionimin e Qendrës Ditore për Moshën e Tretë
✅ P/V: Për një ndryshim në VKB nr. 123, datë 17.12.2025, për përfituesit e projektit “Përqafimi i Shpresës – Një oaz për ata që kanë nevojë”
✅ P/V: Për dhënien në përdorim të Stadiumit “Durim Qypi” dhe ambienteve ndihmëse të tij për OJF-në “Klubi i Futbollit Përmet”
✅ P/V: Për mbështetjen financiare të aktiviteteve sportive të shoqatës “Klubi i Futbollit Përmet” për vitin 2026
✅ P/V: Për miratimin e formës së organizimit të aktivitetit futbollistik dhe marrëveshjes së bashkëpunimit me OJF-në “Klubi i Futbollit Përmet”
✅ Raporti i Performancës së Bashkisë Përmet për vitin 2025

10/06/2026

JU FTOJMË TË MERRNI PJESË NË SHFAQJEN "KAM NJË TALENT"

🎭✨ Prej javësh me radhë, fëmijët dhe të rinjtë pjesëmarrës në projektin "Kam një Talent", realizuar nga SME Albania në bashkëpunim me Bashkinë Përmet, kanë punuar me përkushtim, pasion dhe shumë kreativitet për të sjellë në skenë një shfaqje të veçantë.

Nesër është momenti i tyre!

Ju ftojmë të jeni pjesë e shfaqjes teatrale "Kam një Talent", ku talenti, emocionet dhe mesazhet e të rinjve tanë do të marrin jetë në skenë.

📍 Kinemaja "13 Shtatori", Përmet
🗓️ 11 Qershor
🕖 Ora 19:00

Ejani të mbështesim talentet e reja të Përmetit dhe të kalojmë së bashku një mbrëmje të bukur me art, emocion dhe frymëzim.

❤️ Ju presim!

URIME VOGËLUSHËVE PËR PËRFUNDIMIN E KOPSHTIT! 🎓🏫 Në kopshtet e qytetit të Përmetit dhe në kopshtet e njësive administrat...
09/06/2026

URIME VOGËLUSHËVE PËR PËRFUNDIMIN E KOPSHTIT! 🎓

🏫 Në kopshtet e qytetit të Përmetit dhe në kopshtet e njësive administrative u zhvilluan aktivitetet përmbyllëse të grupeve të treta ku fëmijët 🎈 festuan një etapë të rëndësishme të rrugëtimit të tyre arsimor. 📖

😊 Me shumë gëzim, 🎉 buzëqeshje dhe emocione, ❤️ vogëlushëve iu shpërndanë certifikatat 🏅 e përfundimit të kopshtit, si vlerësim për këtë arritje të bukur. 🌟

🌷 Falënderojmë edukatoret 👩‍🏫 për përkushtimin e tyre dhe prindërit 👨‍👩‍👧‍👦 për bashkëpunimin e vazhdueshëm në rritjen dhe edukimin e fëmijëve. 🤝

✨ Urojmë që hapi i tyre i ardhshëm drejt bankave të shkollës 🏫 të jetë plot suksese, 🎯 njohuri 📚 dhe ëndrra të realizuara! 🌈💙🎓

📌 Ndërkohë, njoftojmë prindërit se kopshtet do të vijojnë funksionimin normalisht gjatë periudhës së verës, me të njëjtin orar dhe shërbim për fëmijët.

FILLON REGJISTRIMI NË ÇERDHE DHE KOPSHTE !📌Prindër të interesuar , ju njoftojmë se regjistrimi i fëmijëve👧🧒 në çerdhe dh...
09/06/2026

FILLON REGJISTRIMI NË ÇERDHE DHE KOPSHTE !

📌Prindër të interesuar , ju njoftojmë se regjistrimi i fëmijëve👧🧒 në çerdhe dhe kopshte publike fillon në 🗓️datë 09.06.2026 dhe përfundon në 30.06.2026.

📑Dokumentacioni që duhet të paraqisni për regjistrim:

1.Vërtetim banimi📝.
2.Lista e vaksinave të fëmijës nga qendra shëndetësore përkatëse📝.
3.Certifikatë familjare📝.

➡️Dokumentacioni dorëzohet pranë Zyrës me Një Ndalesë, kati I pranë 📍Bashkisë Përmet.📑




📢 NJOFTIM PËR TATIMPAGUESIT DEBITORË!Në zbatim të Ligjit nr. 86/2025, datë 12.12.2025, “Për fshirjen, shuarjen dhe pages...
08/06/2026

📢 NJOFTIM PËR TATIMPAGUESIT DEBITORË!

Në zbatim të Ligjit nr. 86/2025, datë 12.12.2025, “Për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore”, dhe Udhezimit nr. 11, date 14.05.2026, i Ministrit te Financave njoftohen të gjithë tatimpaguesit e Bashkisë Përmet që kanë detyrime të papaguara deri më 31.12.2024, se përfitojnë lehtësitë e mëposhtme:

🔹Fshihen plotesisht detyrimet tatimore të papaguara, që u përkasin periudhave tatimore deri më 31.12.2014

🔹 Për taksat/tarifat vendore të papaguara për periudhën 1 janar 2015 – 31 dhjetor 2019:
✅ Shuhet 50% e detyrimit, nëse 50% e mbetur paguhet njëherësh deri më 30.06.2026
✅ Shuhet 25% e detyrimit, nëse 75% e mbetur paguhet deri më 31.12.2026

👉 Në të dy rastet, gjobat dhe kamatëvonesat fshihen plotësisht.

🔹 Për detyrimet tatimore të periudhës 1 janar 2020 – 31 dhjetor 2024:
Fshihen gjobat dhe kamatëvonesat, me kusht që detyrimi bazë të paguhet deri më 31.12.2026.

🔹 Lehtësira për tatimpaguesit (persona fizikë ose juridikë) që janë:

✅Të çregjistruar në QKB, por që nuk ushtrojnë aktivitet biznesi në Bashkinë Përmet
✅Të çregjistruar me vendim gjykate
✅Të çregjistruar në administratën tatimore
deri më 31.12.2024

📌 Ju ftojmë të shlyeni detyrimet brenda afateve ligjore për të përfituar këto lehtësira.

❗ Për çdo paqartësi, mund të kontaktoni Drejtorinë e Zhvillimit Ekonomik, kati i dytë në Bashki.

08/06/2026

🏍️ RALLY ALBANIA 2026 VJEN NË PËRMET!

Sot dhe neser Përmeti do të mirëpresë një nga aktivitetet më të rëndësishme të motoçiklizmit në vend, Rially Albania 2026, edicioni i 22-të.

Gjatë këtyre dy ditëve, sportistë nga vende të ndryshme do të kalojnë dhe do të qëndrojnë në Përmet, duke sjellë jo vetëm emocionet e garës, por edhe një promovim të veçantë për natyrën, mikpritjen dhe potencialin turistik të zonës sonë.

🤝 Mirë se vini në Përmet dhe suksese të gjithë pjesëmarrësve në Rally Albania 2026!



Address

Permeti

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Bashkia Përmet-Faqja Zyrtare posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share