Për një Këshill të Pavarur

Për një Këshill të Pavarur Ka per qëllim informimin mbi aktivitetet e Këshillit : kryesisht politikbërjen dhe vendimmarrjen.

13/05/2023

Përshëndetje !

Nesër, më 14 maj, shqiptarët votojnë për zgjedhjet vendore 2023. Si gjithnjë, në parim, nga zgjedhjet duhet të dalin kandidatët më të mirë, të cilët të çojnë përpara zhvillimin e vendit, të shoqërisë dhe komuniteteve që i zgjedhin dhe do të përfaqësojnë. Por, sa është arritur kjo gjë? Në Shqipëi, tradicionalisht ka patur zgjedhje, por jo zgjidhje.
Në përpjekjen për të futur sadopak frymë të re, sidosos në atë që quhet këshilli Bashkiak, më shumë se dy muaj më parë ndërmorëm një nismë, që të kandidonim të pavarur.
Por, në sajë të rrethanave nuk u bë e mundur dhe u përgatitëm të regjistroheshim nën siglën e partisë LZHK. Për fat të keq, nuk arritëm të regjistrohemi për disa teknikalitete të thjeshta, që mendojmë se mund të ishin zgjidhur dhe kështu të na jepej e drejta që bashkë me një grup njerëzish të tjerë të mund të kandidonim dhe në garë të ishin më shumë se disa parti tradicionale.
Gjithsesi, do të donim që për zgjedhjet e nesërme të fitojnë ata që banorët e zonës i mendojnë si kandidatët më të përshtatshëm për të marrë në dorë drejtimin e bashkisë Prrenjas për katër vitet e ardhme.
Gjithashtu, shfrytëzojmë rastin që të falenderojmë jo pak njerëz, të cilët na inkurajuan dhe ishin të gatshëm që të na mbështesnin në nismën tonë.
Ju faleminderit për këtë besim, edhe pse jetëshkurtër!
Me respekt,
Fari Lacka
Rigels Karriqi

Përshëndetje!Siç e kemi përmenduar, e gjithë zona vuan probleme të panumërta. Edhe ndonjë gjë që pretendohet se është zg...
19/03/2023

Përshëndetje!
Siç e kemi përmenduar, e gjithë zona vuan probleme të panumërta. Edhe ndonjë gjë që pretendohet se është zgjidhur, është bërë me pikatore dhe ka jashtëzakonisht rezerva dhe mangësi. Nuk ka thuajse asnjë gjë të realizuar me parametrat e duhur. Një problem që ka dalë sërish kohët e fundit (ka qenë prezent), është shkolla e mesme e bashkuar në fshatin Rrajcë. Me sa kemi parë, ndërtesa e saj është jashtë standardeve, sidomos për një institucion arsimor nga ku marrin dije një numër shumë i madh nxënësish dhe është ura që shpie një pjesë prej tyre drejt universiteteve. Pavarësisht se në vitin 2020, u premtua që brenda vitit 2021 do të fillonte ndërtimi i një shkolle të re, gjithçka mbeti në kuadrin e premtimeve. Aktualisht, nxënësit bëjnë mësim me turne!!!!! Në ndërtesa jo vetëm aspak dinjitoze, por pa kushtet më elementare. Është për të ardhur keq, sepse sipas informacioneve, Këshilli Bashkiak ka rreth 6 anëtarë të cilët janë me profesion arsimtarë, por deri tani, nuk dimë të kenë marrë ndonjë nismë që të bëjnë kërkesë për rindërtimin e kësaj shkolle. Atëherë, pse shërben ky këshill aktual? Vetëm që të përmbushë kërkesat dhe direktivat e partisë? Që të ngreje vetëm kartonin e të votojnë vërbërisht pro çdo llor urdhri, kërkese, apo propozim, mjafton që të vijë nga sferat e larta? Ne i themi dhe do t’i themi jo një qasjeje të tillë! Nuk do të votojmë asnjë projekt, as buxhet, nëse në to nuk do të përfshihet fondi për shkollën e lartpërmendur dhe për të tjera projekte kaq madhore!
Ne kërkojmë mbështetjen tuaj për një KESHILL më të mirë dhe jo për të përfituar në emrin tuaj.

Gëzuar Ditën e Verës !Qoftë një vere e lumtur për ju dhe familjet tuaja !🌸🌺🌼
14/03/2023

Gëzuar Ditën e Verës !
Qoftë një vere e lumtur për ju dhe familjet tuaja !
🌸🌺🌼

Që i vogël, Balzaku shquhej për prirjet në letërsi. Kur ishte në shkollë, gjatë orës së letërsisë, si temë për hartimin ...
08/03/2023

Që i vogël, Balzaku shquhej për prirjet në letërsi. Kur ishte në shkollë, gjatë orës së letërsisë, si temë për hartimin e një eseje mësuesja u dha nxënësve temën, "Nëna". Në fund të orës të gjithë nxënësit dorëzuan fletët e tyre të mbushura, ndërsa ajo e Balzakut ishte bosh.
Duke ditur prirjet e tij, mësuesja mbeti e zhgënjyer dhe e pyeti se përse e kssihte dorëzuar fletën bosh?! Balzaku iu përgjigj: "Mësuese, fjala nënë është e madhe dhe një fletë e bardhë nuk mjafton që të shkruajmë për të".
Siç thotë edhe Balzaku, për nënën ka aq shumë gjëra për të thënë, sa nuk mjaftojnë as fletët. Dashuria e pakufijshme e ka emrin NËNË.
Gëzuar Festën nëna të dashura!

Gëzuar festën e 7-te Marsit të gjithë mësuesve ! Ju urojmë plotë energji dhe forcë në përmbushjen e detyrës tuaj ! Misio...
07/03/2023

Gëzuar festën e 7-te Marsit të gjithë mësuesve ! Ju urojmë plotë energji dhe forcë në përmbushjen e detyrës tuaj ! Misioni juaj fisnik si përçues i dijes më çdo skajë të vendit është dhe ngelet kontributi më sublim për të ardhmen e kombit.
Në qëndër të kesaj feste ne bashkinë tonë duhet të jenë figurat patriotike si Dervish Hima (ish mësuesi i parë i shkollës së Berzeshtes që ka qënë shkolla e parë e hapur me 1895 në ish rrethin e Librazhdit ndoshta dhe me gjërë), Halit Berzeshta etj.

Ps. Foto e konviktit te shkolles se Berzeshtes është marr nga profili I Fatos Bajraktarit.

Të nderuar banorë të zonës!Duke qenë se kemi vendosur që të kërkojmë besimin tuaj për t’ju përfaqësuar në këshillin bash...
06/03/2023

Të nderuar banorë të zonës!
Duke qenë se kemi vendosur që të kërkojmë besimin tuaj për t’ju përfaqësuar në këshillin bashkiak të pritet të dalë pas zgjedhjeve të 14 majit që vjen:
Dje, kemi gjetur vendimin me nr 35, te Këshillit bashkiak Prrenjas, të votuar më 04/05/2022, për hapjen rruge te bashkimit te ujësjellsit tonë me të Pogradecit.
Ky vendim është marrë në mungesë të theksuar të transparencës dhe pa u konsultuar me banorët.
Bashkisë i kemi dërguar një shkresë për të na dhënë më shumë informacion mbi këtë çështjeje, pasi rreth këtij vendimi nuki ka dijeni askush.
Për të njëjtën gjë do të bëjmë një status të dytë, në momentin që do kemi informacionin e duhur.

Këshilli bashkiak nuk duhet të kishte votuar diçka të tillë pasi vijmë nga një eksperiencë aspak të mirë nga bashkimi me Librazhdin.
13 anëtarët e këshillit bashkiak të PS janë zgjedhur nga populli dhe jo nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë. Ata duhet t’i kishin thënë "JO" propozimit të Kryetarit të Bashkisë për bashkimin me Pogradecin.

Ky vendim ka për të rënduar xhepin e konsumatorëve dhe "Jo" atë të 13 anëtarëve të këshillit të PS, që votat i japin sipas kërkesës së partise dhe jo sipas interesit të komunitetit.
Kjo nismë është për interesin publik dhe do mbetet e tillë. Ne nuk jemi të kapur as nga partite dhe as nga individë te ndryshem. Jemi qytetare te thjeshte si ju, që duam t’ua kthejme keshillin qytetarve bashkë me ju.
Duke shpresuar në mirëbesimin tuaj.

Të nderuar banorë të bashkisë Prrenjas!Kemi pak vite që shpesh reagojmë nëpër rrjete sociale, por reagimet e bëra ngelen...
04/03/2023

Të nderuar banorë të bashkisë Prrenjas!
Kemi pak vite që shpesh reagojmë nëpër rrjete sociale, por reagimet e bëra ngelen në rrjete sociale dhe nuk kanë ndonjë impakt të madh.
Besojmë se jemi në një situatë shumë kritike, ku njerëzit, veçanërisht të rinjtë, nuk shohin rreze shprese. Bashkia e Prrenjasit është ndër zonat më të varfra të vendit dhe po të kishim ndonjë statistikë, nuk do të ishte habi që në rang Republike të ishim në vend të fundit.
Çfarë të ardhurash kanë banorët e zonës? Cilat janë aktivitetet kryesore ku janë punësuar? Sa përqind e tyre janë punësuar në Bashki? Sa në sektorin privat? Cilat janë prioritetet? Çfarë është bërë dhe çfarë duhet bërë? Si dhe sa kanë ndikuar politikat e Bashkisë në jetën e banorëve? Çfarë është arritur deri tani? Mjaft banorë janë të mendimit se puna e Bashkisë lë jashtëzakonisht shumë për të dëshiruar, madje një pjesë se është mjaft e korruptuar.
Një ndër pyetjet më kryesore është: Sa i përfaqëson në të vërtete Bashkia dhe këshilli bashkiak zgjedhësit e tyre? Me sa shohim, thuajse aspak dhe një nga shkaqet është mosfunksionimi i këshillit bashkiak, ku besojmë se ka individë që janë të kapur nga drejtuesit e bashkisë për të ndarë tortën e pushtetit, përndryshe nuk ka si shpjegohen shumë vendime të marra prej tyre.
Nisur nga sa më lart dhe nga dëshira për të sjellë sadopak ndryshim në mënyrën e politikëbërjes lokale, kemi vendosur të kandidojme për këshillin bashkiak Prrenjas dhe t’ju përfaqësojmë me dinjitet duke mbrojtur interesin publik, interesat tuaja. E marrim këtë nismë, duke e parë si një mënyrë që të kontribuojmë në mënyrë direkte (përmes vendimeve të këshillit bashkiak) dhe indirekte (duke propozuar bërjen e politikave për çështje të ndryshme). Ne nuk do të presim urdhra nga shefat e partisë ashtu sikundër bëjnë disa këshilltarë të sotëm që komandohen nga drejtues politikë. Një ndër shembujt më tipikë të vendimeve me komandim të këshillit është bashkimi i ujësjellësit me bashkinë e Pogradecit dhe dyfishimit të tarifës së ujit. Ky vendim është marrë para gati 1 viti dhe askush nga ne nuk e di se çfarë është kurdisur në kurriz të banorëve.
Sigurisht, nuk jemi magjistarë që të ndryshojmë gjërat në çast, por, do të jemi propozues dhe bashkëpunues me Kryetarin e bashkisë që të ndërmerren politika lokale për të ndryshuar zymtinë që ka pllakosur territorin e bashkisë sonë. Të papolitizuar, duam të jemi atje që të kërkojmë llogari, jo t’u japim drejtuesve të Bashkisë. Kjo është një rrugë aspak e lehtë dhe për të bërë ndryshimin që kërkojmë të sjellim, ne kemi vullnetin dhe guximin për t’u përballur me anëtarët e politizuar të këshillit bashkiak.
Gjëja e parë që do të kërkojmë dhe dëshirojmë të realizojmë është "Transparenca në vendimmarrje". Mund të thotë dikush se sa mbledhje këshilli janë transmetuar në facebook apo me ndonjë media, gjatë këtyre 3 viteve? Mund të thotë dikush se mbi ç’baza janë bërë punësimet? Bashkia nuk ka ende një organikë të publikuar në faqen e saj: PSE???? Takimet politike të PS (apo edhe pative të tjera), transmetohen live në Facebook, ndërsa mbledhjet e Bashkisë, jo.
Të udhëhequr nga përgjegjësia e lartë që shpresojmë të na i besoni në zgjedhjet e 14 majit dhe nga dashuria për zonën, lista jonë do të mundohet që këshilli të kthehet në anën e banorëve dhe pro interesave të tyre, sidomos atyre ekonomike.
Lista jonë nuk do ketë njerëz që pasi marrin mandatin, harrojnë lidhjen me ju dhe shikojnë vetëm interesin e vet për punësime apo favore personale në këmbim të votës, në kundërshtim me interesat publike.
Lista jonë nuk do ketë njerëz të cilët votojnë çdo gjë që u kërkojnë shefat e tyre vetëm për të mbajtur vendin e punës.
Lista jonë nuk do ketë këshilltarë që të votojnë për hidrocentrale shkatërrimtarë të natyrës duke sh*tur votën dhe veten për in teresat e përfituesive të tenderave, ndërkohë që njerëzit e thjeshtë përballen me sfidat e vështira të jetës, pa përkrahjen e duhur që të zgjedhin problemet e përditshme.
Duke shpresuar dhe besuar se do të kemi mbështetjen tuaj, për çdo informacion, propozime apo të tjera, mund të na kontaktoni te kjo faqe, të na shkruani në profilet tona Facebook, apo në adresat email: [email protected], [email protected].
Të gjithë bashkë për "Ndryshimin e politikëbërjes lokale".
Me shume respekt
Fari Lacka
Rigels Karriqi

Address

Prrenjas
Përrenjas
3403

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Për një Këshill të Pavarur posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share