29/05/2026
🌿 Në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën Monaco Blue Initiative, zhvillova një takim shumë të rëndësishëm me Grethel Aguilar, Drejtore e Përgjithshme e International Union for Conservation of Nature IUCN, një nga partnerët më të rëndësishëm ndërkombëtarë të Ministrisë së Mjedisit.
Që prej vitit 2024, Shqipëria është anëtare institucionale e IUCN-së dhe sot finalizuam marrëveshjen e veçantë përmes së cilës IUCN do të shërbejë si partner strategjik i Shqipërisë në procesin e negociimit të nënkapitullit të Natyrës dhe Biodiversitetit në kuadër të Kapitullit 27 me Bashkimin Evropian.
Gjithashtu, diskutuam forcimin e bashkëpunimit në zbatimin e projekteve dhe financimeve të mbështetura nga Global Environment Facility, me fokus në mbrojtjen e biodiversitetit, menaxhimin e zonave të mbrojtura dhe rritjen e reziliencës së ekosistemeve tona.
🤝 Partneritete të forta ndërkombëtare, ekspertizë e nivelit më të lartë dhe financime të qëndrueshme janë çelësi për të përshpejtuar rrugën e Shqipërisë drejt standardeve evropiane në mbrojtjen e natyrës dhe biodiversitetit.