29/06/2026
Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta në këtë botë të Andoneta KAMANI.
Andoneta u lind në fshatin Gostivisht të Përmetit 71 vjet më parë dhe në vitin 1972 u martua me Çerçiz Kamanin. Ata lindën, rritën dhe edukuan 5 fëmijë.
Andoneta jetoi në Shelq, duke punuar për një kohë të gjatë si edukatore çerdheje. Në vitin 2004 u vendos në Tiranë bashkë me familjen e saj.
Cermonia mortore zhvillohet pranë shtëpisë funerale ALBA 2000 tek rruga e Dibrës, pranë Medresesë.
Varrimi bëhet nesër në datë 30.06.2026, ora 13:00, pranë varrezave të Sharrës.
I shprehim ngushëllimet fëmijëve të saj, qoftë e paharruar!