28/04/2026
Projekt – Klasa e 4-t (Anglisht) Tema: Ushqimet tradicionale të zonës Projekti i realizuar nga nxënësit e klasës së katërt, nën drejtimin e mësueses së anglishtes Blerina Rrukaj, kishte si temë njohjen dhe prezantimin e ushqimeve tradicionale të zonës, duke i ndërthurur ato me përdorimin e gjuhës angleze. Qëllimi i projektit ishte që nxënësit të pasurojnë fjalorin në anglisht rreth ushqimeve, përbërësve dhe mënyrës së përgatitjes, si dhe të zhvillojnë aftësitë e komunikimit përmes përshkrimit të gatimeve tradicionale. Gjatë projektit, nxënësit punuan në grupe dhe secili grup zgjodhi një ushqim tradicional. Ata kërkuan informacion rreth përbërësve dhe mënyrës së gatimit, dhe më pas e prezantuan në anglisht me fjali të thjeshta si: “This is a traditional dish”, “It is made with…”, “We like it because…”. Gjithashtu, nxënësit realizuan postera me ilustrime dhe emërtimet përkatëse në anglisht. Ky projekt ndihmoi në ruajtjen dhe promovimin e traditave lokale, si dhe në zhvillimin e aftësive gjuhësore dhe sociale të nxënësve.