19/04/2023
Dispozita themelore të kodit të ri zgjedhor:
Neni 1. Thesi i miellit shpërndahet njëherë në dy vjet!
Neni 2: Thesi i miellit duhet të jetë 50 kg!
Neni 3: Thesi i miellit të mos hapet para rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve!
Neni 4: Më mirë një thes sot, se pa gjë mot!
Neni 5: Mos gatuaj kurrë gjëra luksi si byrek, revani, petulla, etj, me miellin elektoral. Të përdoret vetëm për copën e bukës.
Neni 6: Mos u jepni bukë nga mielli elektoral miqve, farefisit dhe vizitorëve që nuk votojnë të njejtin subjekt elektoral prej nga buron mielli!
Neni 7: Mos merrni me vete ditën e zgjedhjeve bukë të gatuar prej këtij mielli sepse spotet politike ndalohen me ligj gjatë procesit të votimeve!
Neni 8: Kush nuk pranon thes mielli, del automatikisht nga skema e ndihmës ekonomike!
Neni 9: (mungon) (E vodhi Arben Ahmetaj)
Neni 10: Mbajeni miellin në kushte klimaterike të përshtatshme pasi është në limitet e skadencës!
Neni 11: Mos mbani dy thasë mielli njëkohësisht në shtëpi ditën e votimit pasi mund të hetoheni për veprime të dyfishta!
Neni 12: Mielli të ketë tregues të dukshëm të origjinës serbe në etiketë, i importuar nga Baton Haxhiu!
Neni 13: Mos e lini kurrë miellin të ekspozuar në sytë dhe hapësirën shtëpiake ku ushtron aktivitetin pastruesja juaj!
Neni 14: Kur themi "mielli", nënkuptojmë atë produktin me të cilin gatuajmë bukë!
Neni 15: Obligohet qeveria që të angazhojë të gjithë vartësit të kujdesen që mielli elektoral të mos mungojë në asnjë vatër shqiptare!
Neni 16: U bëftë mirë!