Njësia Administrative Steblevë

Njësia Administrative Steblevë Njësia Administrative Steblevë në reformën e qeverisjes vendore 2015 ajo u bë pjesë e Bashkisë Librazhd

🎉 Parku Kombëtar “Shebenik”⛰️ këtë vit feston 18-vjetorin e shpalljes së tij park kombëtar!🗓️Ditën e enjte, më 21 maj, j...
17/05/2026

🎉 Parku Kombëtar “Shebenik”⛰️ këtë vit feston 18-vjetorin e shpalljes së tij park kombëtar!

🗓️Ditën e enjte, më 21 maj, ju mirëpresim të festojmë së bashku mes tingujve të muzikës🎶, aromës dhe shijes së gatimeve🍲🥘 tradicionale të zonës, të cilat do të jenë pjesë e panairit për të gjithë pjesëmarrësit.

🌿 Eja edhe ti të kalojmë së bashku në Fushë Studën një ditë festive🎉, plot argëtim, traditë dhe kujtime të paharrueshme👌 në natyrën☘️ e bukur që na është dhuruar!

Festa e Shën Gjergjit (Festa e Luleve) në Steblevë 🌸Më 6 Maj, ora 10:00, ju presim në Steblevë për të festuar së bashku ...
03/05/2026

Festa e Shën Gjergjit (Festa e Luleve) në Steblevë 🌸

Më 6 Maj, ora 10:00, ju presim në Steblevë për të festuar së bashku një nga traditat më të bukura të zonës.

Një ditë plot gjallëri, natyrë, muzikë, traditë dhe bashkim komuniteti.
Me zakone të trashëguara ndër breza, mikpritje dhe atmosferë festive, kjo është një mundësi e mirë për t’u rikthyer te rrënjët dhe për të përjetuar autentiken.

📍 Steblevë
🕙 Ora 10:00
📅 6 Maj

Mos e humb!

📢 Njoftim për qytetarët dhe bizneset e Njësia Administrative Steblevë Në zbatim të Ligjit Nr. 86/2015 dhe Udhëzimit të M...
23/04/2026

📢 Njoftim për qytetarët dhe bizneset e Njësia Administrative Steblevë

Në zbatim të Ligjit Nr. 86/2015 dhe Udhëzimit të Ministrisë së Financave Nr. 06, datë 06.03.2026, parashikohet fshirja dhe lehtësimi i detyrimeve të prapambetura tatimore për subjektet që kanë detyrime ndaj administratës tatimore qendrore dhe vendore.

🔹 Detyrimet deri më 31.12.2014 përfitojnë fshirje 100% të: principalit, gjobave, kamatëvonesave, si dhe detyrimeve për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore.
🔹 Detyrimet për periudhën 01.01.2015 – 31.12.2019 përfitojnë lehtësim sipas këtyre afateve:
• Nëse paguhen deri më 30.06.2026 → përfitohet ulje 50% e detyrimit.
• Nëse paguhen deri më 31.12.2026 → përfitohet ulje 20% e detyrimit.

✅ Njësia Administrative Steblevë fton të gjithë qytetarët dhe bizneset që kanë detyrime të prapambetura të përfitojnë nga kjo skemë lehtësuese duke shlyer detyrimet brenda afateve të përcaktuara.

📍 Për më shumë informacion, qytetarët dhe bizneset mund të drejtohen pranë Drejtorisë së Taksave Vendore në Njësinë Administrative Steblevë.

Gëzuar Pashkët ! 🕊️Le të sjellë kjo ditë e shenjtë paqe në zemrat tona, shpresë për të ardhmen dhe dashuri në çdo familj...
12/04/2026

Gëzuar Pashkët ! 🕊️

Le të sjellë kjo ditë e shenjtë paqe në zemrat tona, shpresë për të ardhmen dhe dashuri në çdo familje.

Gëzuar festën e Fitër Bajramit të gjithë besimtarëve! Pas një muaji sakrifice dhe reflektimi, uroj që kjo ditë të sjellë...
20/03/2026

Gëzuar festën e Fitër Bajramit të gjithë besimtarëve!
Pas një muaji sakrifice dhe reflektimi, uroj që kjo ditë të sjellë dritë, harmoni dhe prosperitet në jetët tuaja. Mirësia dhe bashkëpunimi qofshin udhërrëfyesit tanë të përditshëm.

GËZUAR VITIN E RI 2026!Le të jetë ky vit një hap drejt ëndrrave të përbashkëta, një vit ku komuniteti ynë lulëzon me har...
31/12/2025

GËZUAR VITIN E RI 2026!

Le të jetë ky vit një hap drejt ëndrrave të përbashkëta, një vit ku komuniteti ynë lulëzon me harmoni dhe krenari.

GËZUAR KRISHTLINDJEN !Urime të përzemërta të gjithë besimtarëve të krishterë !Kjo ditë e shenjtë sjelltë sa më shumë beg...
25/12/2025

GËZUAR KRISHTLINDJEN !

Urime të përzemërta të gjithë besimtarëve të krishterë !
Kjo ditë e shenjtë sjelltë sa më shumë begati, shëndet e lumturi në familjet tuaja.

Si sot 58 vite më parë me datë 30.11.1967,  ora 07:23, fshatrat e Njësisë Administrative Steblevë të Bashkisë Librazhd d...
30/11/2025

Si sot 58 vite më parë me datë 30.11.1967, ora 07:23, fshatrat e Njësisë Administrative Steblevë të Bashkisë Librazhd dhe Dibër u zgjuan nga tërmeti shkatërrimtar i shkallës 6.6 Mw .

Kujtojmë me dhimbje e respekt 12 jetët e humbura atë mëngjes tragjik që goditi fshatrat dhe zemrat tona! 🙏🏻

NJOFTIM PËR BUXHETIMIN ME PJESËMARRJE 2025Bashkia Librazhd fton të gjithë banorët e Njësia Administrative Steblevë të ma...
02/10/2025

NJOFTIM PËR BUXHETIMIN ME PJESËMARRJE 2025

Bashkia Librazhd fton të gjithë banorët e Njësia Administrative Steblevë të marrin pjesë në procesin e Buxhetimit me Pjesëmarrje, ku do të kenë mundësinë të shprehin mendimet dhe sugjerimet e tyre për përmirësimin e shërbimeve dhe investimeve në komunitetin tonë.

Takimi do të zhvillohet më:
Data: 03 Tetor 2025
Ora: 11:00
Vendi: Fushë Studën

Kjo është mundësia juaj për të kontribuar në zhvillimin e komunitetit tonë!

26/09/2025

Një moment i veçantë për Steblevën! 🎉

Për herë të parë, “Patatja e Steblevës” ka Logo dhe paketën e brendimit të vetën – një simbol i traditës, dashurisë për tokën dhe përkushtimit për cilësi. 🥔❤️

Patatja e Steblevës nuk është vetëm ushqim. Është histori, identitet dhe krenari që tani shfaqet me fytyrë të re!

Bashkangjitur gjeni logot: https://drive.google.com/drive/folders/1UkGpFjLzQWxafpYsMl-znK5dTDtWn7kb

📌 Projekti zbatohet nga SOEK-In 'Qendra Rinore Librazhd', me mbështetjen e Protection and Preservation of Natural Environment in Albania & Prespa Ohrid Nature Trust - PONT, dhe është një hap konkret drejt ruajtjes së trashëgimisë sonë bujqësore dhe identitetit lokal.

Address

Librazhd
3412

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Njësia Administrative Steblevë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share