Zyra e Gjendjes Civile Librazhd

Zyra e Gjendjes Civile Librazhd Në pamundësi kontakti fizik me Zyrën e Gjendjes Civile, në këtë faqe do gjeni info proceduriale.

09/01/2023

Martesa
Martesa midis dy shtetasve shqiptarë
Baza Ligjore:
- Neni 46, 47, 48, 49, 50 të Ligjit Nr.10129, datë 11.05.2009 “Për Gjendjen Civile”
- Ligji Nr.9062 datë 08.05.2003 Kodi i Familjes
Martesa mund të lidhet ndërmjet një burri dhe gruaje që kanë mbushur moshën 18 vjeç. Përpara lidhjes së martesës, nëpunësi i gjendjes civile bën shpalljen e saj dhe afishimin në vende të caktuara nga bashkia.Kërkesa për shpallje bëhet nga bashkëshortët e ardhshëm
ose nga personi i caktuar nga ata me prokurë të posaçme.Shpallja duhet të bëhet në zyrën e
gjendjes civile të vendbanimit të nuses dhe dhëndrit kurse lidhja e martesës (celebrimi) mund të bëhet në Zyrën e Gjëndjes Civile të vendbanimit të njërit prej tyre.Nëse nuk kanë jetuar 6 muaj në vendbanimin ose vendqëndrimin aktual, shpallja duhet të bëhet edhe në bashkinë ku bashkëshorti ka jetuar më parë.
Personi që kërkon shpalljen çdo dokument që është i nevojshëm dhe provon se nuk
ekzistojnë pengesa për lidhjen e martesës dhe fotokopje te kartave të identitetit të vlefshme. Martesa nuk mund të lidhet para se të kalojnë 10 ditë nga e nesërmja e shpalljes.
Afati i lidhjes së martesës është deri 1 vit nga dita e shpalljes së martesës.
Për Lidhjen e martesës bashkëshortët e ardhshëm duhet të paraqesin në zyrën e gjendjes kartat e Identitetit të vlefshme.
Akti i martesës nënshkruhet në
prani të jo më pak se dy dëshmitarëve.

Taksa për mbajtjen e aktit të Lidhjes së martesës është 1.000 lekë.Kjo taksë paguhet në zyrën e gjendjes civile.
Për informacione të mëtejshme drejtohuni pranë Zyrës së Gjendjes Civile ose pranë Sportelit të Informacionit.

Martesa midis një shtetasi shqiptar dhe një të huaj
Baza Ligjore:
- Neni 46, 47, 48, 49, 50 të Ligjit Nr.10129, datë 11.05.2009 “Për Gjendjen Civile”
- Ligji Nr.9062 datë 08.05.2003 Kodi i Familjes
Martesa mund të lidhet ndërmjet një burri dhe gruaje që kanë mbushur moshën 18 vjeç. Përpara lidhjes së martesës, nëpunësi i gjendjes civile bën shpalljen e saj dhe afishimin në vende të caktuara nga bashkia.
Kërkesa për shpallje bëhet nga bashkëshortët e ardhshëm ose nga personi i caktuar nga ata me prokurë të posaçme.Shpallja duhet të bëhet në zyrën e gjendjes civile të vendbanimit të nuses dhe dhëndrit kurse lidhja e martesës (celebrimi) mund të bëhet në Zyrën e Gjëndjes Civile të vendbanimit të njërit prej tyre.
Nëse nuk kanë jetuar 6 muaj në vendbanimin ose vendqëndrimin aktual, shpallja duhet të bëhet edhe në bashkinë ku bashkëshorti ka jetuar më parë.
Personi që kërkon shpalljençertifikatë lindje ( ky dokument duhet të ketë shënimin “jepet për shpallje apo publikim martese në Shqipëri” )
- çertifikatë familjare (në rastet kur emrat e prindërve nuk janë të shënuar në
çertifikatën e lindjes)
- çertifikatë ku të cilësohet statusi i gjendjes civile dhe shtetësia e personit që do
martohet.
- Dokument që cilëson vendbanimin.
- çdo dokument që është i nevojshëm dhe provon se nuk ekzistojnë pengesa për
lidhjen e martesës.
- Fotokopje të kartës së identitetit ose pasaportës
Martesa nuk mund të lidhet para se të kalojnë 10 ditë nga e nesërmja e shpalljes. Për Lidhjen
e martesës bashkëshorti i ardhshëm duhet të paraqesë në zyrën e gjendjes civile çertifikatën
me shënimin “Lidhje martese” në Shqipëri me shtetasin/ shtetasen ------.
Çdo dokument që dorëzohet në zyrën e gjendjes civile duhet të jetë origjinal dhe i legalizuar në përfaqësitë
diplomatike/ konsullore shqiptare në shtetin përkatës, ose me vulën APOSTILE.
Në Shqipëri përkthehen ( nga përkthyes të liçensuar nga Ministria e Drejtësisë) dhe
noterizohen.Dokumentet që dorëzohen për shpallje apo lidhje martese kanë vlefshmëri 3
muaj nga data e lëshimit. Në rastet kur ky afat është i ndryshëm, duhet të cilësohet në
dokument.
Akti i martesës nënshkruhet në prani të jo më pak se dy dëshmitarëve. Taksa për mbajtjen e
aktit të Lidhjes së martesës është 1000 lekë.Kjo taksë paguhet në zyrën e gjendjes civile.
Për informacione të mëtejshme drejtohuni pranë Zyrës së Gjendjes Civile ose pranë Sportelit të Informacionit.

01/12/2022

Rastet e vdekjeve jashtë vendit për përfitimin e masës së "shpenzimeve të transportit" duhet të pajisen me dokumentacionin e mëposhtëm pas veprimeve në Zyrën e Gjendjes Civile:

DOKUMENTACIONI QE DUHET TE PARAQITET NE MINISTRINE E INFRASTRUKTURES DHE ENERGJISE PER TE PERFITUAR RIMBURSIMIN E NJE PJESE TE SHPENZIMEVE TE TRANSPORTIT NE BAZE TE VKM 788, DATE 26.11.2003 "PER PERBALLIMIN E SHPENZIMEVE TE SHERBIMIT TE VARRIMIT
PER SHTETASIT SHQIPTARE QE VDESIN JASHTE SHTETIT:

1. DOKUMENTI I VDEKJES NGA SHTETI KU KA NDODHUR
VDEKJA, I PERKTHYER I NOTERIZUAR (VULE APOSTILE)
2. FATURE, BILETE APO DOKUMENT TJETER QE VERTETON SE SHPENZIMET E TRANSPORTIT I KANE KRYER FAMILJARET APO TE AFERM TE TE NDJERIT, E PERKTHYER
E NOTERIZUAR
3. VERTETIM PER VENDIN E VARRIMIT TE TE NDJERIT NGA SHERBIMI FUNERAL OSE ORGANET E PUSHTETIT VENDOR
4.CERTIFIKATE VDEKJE NGA ZYRA E GJENDJES CIVILE NE SHQIPERI
5. CERTIFIKATE FAMILJARE E TE NDJERIT (OSE TRUNGU)
6. VERTETIM NGA BANKA E NR. TE LLOGARISE BANKARE
(rrjedhëse ne leke ) TE PERSONIT TE FAMILJES QE DO TERHEQE PARATE, FOTOKOPJE E KARTES SE IDENTITETIT.
7. NESE PERSONI QE DO TERHEQE PARATE NUK ESHTE PJESE E FAMILJES TE TE NDJERIT, DUHET TE PAJISET ME PROKURE NGA ANETARET E FAMILJES, DHE NR. E LLOGARISE BANKARE

SHENIM:
BUXHETI I SHTETIT RIMBURSON NJE PJESE TE SHPENZIMEVE TE TRANSPORTIT TE LLOGARITUR ME TARIFEN 70 LEKE PER KM NGA QENDRA ADMINISTRATIVE
KU ΚΑ NDODHUR VDEKJA DERI NE QENDREN
ADMINISTRATIVE KU DO TE BEHET VARRIMI.

PER VENDET JASHTE EUROPES, TARIFA E RIMBURSIMIT ESHTE 1500 DOLLARE.

21/09/2022

Udhëzim nr. 289, datë 02.09.2020 për përcaktimin e procedurës për pajisjen me pasaportë biometrike të shtetasve shqiptarë

Në mbështetje të pikës 4, të nenit 102, të Kushtetutës; të nenit 6 dhe të pikës 2, të nenit 11, të ligjit nr. 8668, datë 23.10.2000, “Për pajisjen e shtetasve shqiptarë me pasaportë për jashtë shtetit”, të ndryshuar, të ligjit nr. 9972, datë 28.7.2008, “Për ratifikimin e ‘Kontratës koncesionare për prodhimin dhe shpërndarjen e kartave të identitetit dhe pasaportave elektronike’, ndërmjet Ministrisë së Brendshme të Republikës së Shqipërisë dhe Grupimit SAGEM Security dhe Fondit Shqiptaro-Amerikan të Ndërmarrjeve”, të ndryshuar, si dhe të ligjit nr. 10129, datë 11.5.2009, “Për gjendjen civile”, të ndryshuar,
UDHËZOJ:
1. Shtetasi shqiptar (në vijim “shtetasi”) aplikon për t’u pajisur me pasaportë biometrike:
a) brenda vendit, në zyrat e aplikimit të përcaktuara nga Ministria e Brendshme, në bashkëpunim me njësitë e vetëqeverisjes vendore;
b) jashtë vendit, në zyrat e përfaqësive diplomatike/konsullore, të përcaktuara nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme.
2. Shtetasi, i cili aplikon për herë të parë për t’u pajisur me pasaportë biometrike, plotëson formularin e identifikimit me fotografi, në zyrën e gjendjes civile në bashkinë/njësinë administrative, ku ka vendbanimin.
3. Kur aplikimi për pajisje me pasaportë bëhet jashtë vendit, formulari i identifikimit me fotografi, plotësohet në zyrën konsullore, e cila verifikon të dhënat dhe vijon me procedurat përkatëse.
4. Të dhënat e formularit të identifikimit me fotografi verifikohen nga zyra e gjendjes civile/njësia administrative edhe nga Policia e Shtetit dhe dërgohen në zyrën e aplikimit, brenda:
a) 7 ditëve, për aplikimin e pasaportës me procedurë normale;
b) 1 ditë, për aplikimin e pasaportës me procedurë të përshpejtuar.
5. Për ripajisjen e shtetasit me pasaportë, nuk zbatohet procedura e përcaktuar në pikat 2, 3 dhe 4, të këtij udhëzimi. Shtetasi aplikon direkt në zyrat e aplikimit, pas rezervimit online të takimit në portalin qeveritar e-Albania, duke paraqitur kuponin e aplikimit dhe si mjet identifikimi pasaportën ekzistuese.
6. Blerja e kuponit të aplikimit për pasaportë, mundësohet nga çdo vend i autorizuar për shpërndarjen e tij.
7. Shtetasi, nën moshën 16 (gjashtëmbëdhjetë) vjeç, aplikon për pasaportë në prani të njërit prind, të kujdestarit ligjor ose të përfaqësuesit me prokurë të posaçme.
8. Shtetasi, deri në moshën 12 (dymbëdhjetë) vjeç, pajisjet me pasaportë pa i marrë shenjat e gishtave ndërsa mbi këtë moshë është e detyrueshme marrja e tyre.
9. Vlefshmëria e pasaportës për shtetasin nën moshën 16 (gjashtëmbëdhjetë) vjeç është 5 (pesë) vjet.
10. Pajisja me pasaportë biometrike kryhet sipas afateve të mëposhtme:
a) brenda 15 ditëve nga data e aplikimit me procedurë normale, brenda territorit të Republikës së Shqipërisë;
b) brenda 3 ditëve nga data e aplikimit me procedurë të përshpejtuar, brenda territorit të Republikës së Shqipërisë;
c) brenda 30 ditëve nga data e aplikimit në përfaqësitë diplomatike/konsullore, jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.
11. Tërheqja e pasaportës kryhet në zyrat e aplikimit nga shtetasi ose i ngarkuari me prokurë të posaçme apo nga kujdestari ligjor për të miturit dhe për shtetasit të cilëve u është hequr ose kufizuar zotësia për të vepruar.
12. Me kërkesë të personave të autorizuar, pasaporta dërgohet nëpërmjet shërbimit postar, në vendbanimin/adresën e deklaruar prej tyre. Dërgimi i pasaportës me postë ofrohet vetëm nëse të dhënat e vendbanimit/adresës së deklaruar në formularin e identifikimit përputhen me të dhënat e Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile.
13. Punonjësi i shërbimit postar e dorëzon pasaportën vetëm te personat e autorizuar për tërheqjen e saj.
14. Operatori i shërbimit postar është përgjegjës për dëmet e shkaktuara gjatë transportimit të objektit postar, pasaportës. Procedurat dhe mënyra e ofrimit të shërbimit parashikohen në marrëveshjen e përbashkët nëpërmjet autoriteteve kompetente.
15. Shtetasi ripajiset me pasaportë, para mbarimit të afatit të vlefshmërisë së pasaportës ekzistuese në rastet e mëposhtme:
a) kur udhëton apo qëndron përkohësisht në shtete që kushtëzojnë hyrjen ose qëndrimin me afatin 6-mujor(gjashtëmujor) të vlefshmërisë së pasaportës. Në këtë rast, pajisja me pasaportë bëhet 6 (gjashtë) muaj përpara;
b) kur ndryshojnë përbërësit e gjendjes civile;
c) kur pasaportës i janë plotësuar fletët me shënime zyrtare;
d) kur pasaporta është deklaruar e humbur;
e) kur pasaporta është kallëzuar e vjedhur;
f) kur pasaporta është dëmtuar fizikisht.
16. Në rastet e parashikuara në shkronjat “a”, “b” dhe “c”, të pikës 15, të këtij udhëzimi, për ripajisjen me pasaportë, subjektet paraqesin për identifikim pasaportën ekzistuese.
17. Në rastin e parashikuar në shkronjën “d”, të pikës 15, të këtij udhëzimi, në momentin e aplikimit për t’u ripajisur me pasaportë pranë zyrave të aplikimit, shtetasi plotëson formularin e vetëdeklarimit të humbjes së pasaportës. Për shtetasit që jetojnë jashtë vendit, vetëdeklarimi kryhet në përfaqësitë diplomatike/konsullore. Në çdo rast shtetasi denoncon humbjen e pasaportës në Policinë e Shtetit.
18. Në rastet e parashikuara në shkronjën “e”, të pikës 15, të këtij udhëzimi, shtetasi në momentin e aplikimit për t’u ripajisur me pasaportë pranë zyrës së aplikimit apo në përfaqësitë diplomatike/konsullore, paraqet dokumentin përkatës, të lëshuar nga Policia e Shtetit.
19. Në rastin e parashikuar në shkronjën “f”, të pikës 15, të këtij udhëzimi, shtetasi në momentin e aplikimit për t’u ripajisur me pasaportë, duhet të paraqesë pasaportën e dëmtuar. Me pasaportë të dëmtuar kuptohet çdo lloj dëmtimi fizik i këtij dokumenti, që përfshin rastet e mëposhtme:
a) të dhënat janë të padeshifrueshme;
b) është çngjyrosur faqja e të dhënave biometrike;
c) kur ka dëmtime kimike ose me bojë në ndonjë faqe të pasaportës;
d) kur konstatohet mungesa, grisja ose dëmtimi fizik i ndonjë faqeje të pasaportës;
e) kur konstatohet dëmtimi i çipit.
20. Pas prodhimit të pasaportës biometrike, zyra e aplikimit dërgon menjëherë informacion mbi pasaportat e prodhuara në mënyrë shkresore ose elektronike, në strukturën përkatëse të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, e cila përditëson informacionin në sistemet që përdor Policia e Shtetit, duke realizuar njëkohësisht çaktivizimin e pasaportës së vjetër.
21. Ruajtja dhe arkivimi i dokumentacionit për prodhimin e pasaportës biometrike, bëhet si më poshtë:
a) formulari i identifikimit me fotografi ruhet në arkiv nga zyra e gjendjes civile në bashki/njësi administrative dhe nga zyra konsullore, për një periudhë 2 (dy) vjet, pas përfundimit të afatit të vlefshmërisë së pasaportës;
b) formulari i identifikimit dhe formulari i aplikimit ruhet nga zyra e gjendjes civile në arkiv për një periudhë 5 (pesë) vjet, nga momenti i prodhimit të pasaportës.
22. Në rast të shkeljes së procedurës së parashikuar në këtë udhëzim, kur nuk përbën vepër penale, ndaj punonjësve të ngarkuar me zbatimin e këtij akti, merren masa disiplinore sipas legjislacionit të posaçëm në fuqi që rregullon marrëdhënien e punës.
23. Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, ngarkohet për nxjerrjen e formularëve tip të parashikuar në pikat 2 dhe 17, të këtij udhëzimi.
24. Për zbatimin e këtij udhëzimi ngarkohet Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.
25. Ngarkohet Sekretari i Përgjithshëm të sigurojë zbatimin dhe kontrollin e zbatimit të këtij udhëzimi.
26. Udhëzimi nr. 308, datë 8.5.2009, i ministrit të Brendshëm, “Mbi pajisjen me pasaportë biometrike të shtetasve”, i ndryshuar, shfuqizohet.
Ky udhëzim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.
MINISTËR I BRENDSHËM
Sandër Lleshaj

20/07/2022

e- albania rikthehet në funksion për 1118, nga 1225 shërbimet elektronike që ofron për qytetarët shqiptarë.

Tashmë mund të gjenerohen sërish nga platforma digjitale:
- Dokumentet me vulë elektronike - certifikatat e gjendjes civile, vërtetimet tatimore, eksteraktet dhe certifikata e regjistrimit të biznesit, vërtetimet e papunësisë, certifikata e gjendjes gjyqësore (dëshmia e penalitetit)

Do të mund të aplikohet për:
- Regjistrimin në klasën e parë dhe të dhjetë të nxënësve
- Shërbimet e regjistrimit të biznesit, etj.

Por për të gjithë qytetarët shqiptarë që jetojnë jashtë kufijve të Shqipërisë, portal e- albania, për arsye të larta sigurie, do të bëhet funksional së shpejti.

Ndërkaq AKSHI-t, së bashku me skuadrën e Microsoft DART (Detection and Response Team) dhe partnerët e “Jones Group International”, po vijojnë punën me intensitet të plotë për t’ju kthyer qytetarëve edhe:
- Shërbimet e regjistrimeve dhe të ndryshimeve të pronarëve përfitues;
- Vërtetimin e ndihmës ekononomike, pagesës së paaftësisë së kufizuar dhe kërkesës për të përfituar nga programet e strehimit social;
- Për shërbimet e rezervimit të takimit për kryerje konsulte e ekzaminimi mjekesor;
- Për listën e notave dhe vertetimin e diplomës për studentet që kanë ndjekur Universitetin e Tiranës;
- Për shërbimet konsullore, për shqiptarët jashtë vendit;
- Shërbimet e certifikatave të regjistrimit të objekteve të pronësisë industrial;
- Njehsimin e diplomave dhe certifikatave të lëshuara nga institucionet e huaja;
- Si dhe për kryerjen e pagesave të ujit dhe energjisë elektrike

Duke falenderuar edhe një herë çdo qytetar, biznes, punonjës administrate, shtetas të huaj në Republikën e Shqipërisë, për durimin, kërkojmë mirëkuptimin në rast të ndonjë problemi me të cilin mund të hasemi, përgjatë këtij procesi e kësaj kunderofensiva ndaj sulmit kibernetik, që s’ishe parë ndonjëherë më parë në vendin tonë.

Sigurojmë edhe një herë gjithë qytetarët shqiptarë se do të vijojmë punën deri në rikthimin në funsksion të plotë të çdo shërbimi.

Aplikim i formularit për lëshim për herë të parë ose rinovim të pasaportës"Aplikim i formularit për lëshim për herë të p...
04/07/2022

Aplikim i formularit për lëshim për herë të parë ose rinovim të pasaportës

"Aplikim i formularit për lëshim për herë të parë ose rinovim të pasaportës" është një shërbim elektronik i cili u mundëson qytetarëve të plotësojnë formularin e aplikimit online për të kryer pajisjen për herë të parë me pasaportë ose për të kryer rinovimin kur pasaporta aktuale është lëshuar para datës 31 Dhjetor 2011.

Aplikimi mund të kryhet për vetë personin, për fëmijët nën 16 vjeç nga prindërit si dhe për personin nën kujdestari apo me prokurë.

Ky shërbim mund të përdoret vetëm nga shtetasit shqiptar rezident në Republikën e Shqipërisë, dhe ofrohet në përputhje më Udhëzimin e Ministrit të Brendshëm nr. 289, datë 02.09.2020, “Për përcaktimin e procedurës për pajisjen me pasaportë biometrike të shtetasve shqiptarë”.

Dokumentacioni i nevojshëm

Nëse aplikimi kryhet për ju personalisht:

- Nevojitet ngarkimi i fotografisë në standardin 4x5cm dhe formatin jpg, jpeg ose png;
- Në rast se aplikimi është emergjent - nevojitet ngarkimi i kopjes së kuponit emergjent;

Nëse aplikimi kryhet nga prindi për fëmijën nën 16 vjeç:

- Nevojitet ngarkimi i fotografisë në standardin 4x5cm dhe formatin jpg, jpeg ose png;
- Në rast se aplikimi është emergjent - nevojitet ngarkimi i kopjes së kuponit emergjent;

Nëse aplikimi kryhet për personin nën kujdestari apo me prokurë:

- Nevojitet ngarkimi i fotografisë në standardin 4x5cm dhe formatin jpg, jpeg ose png;
- Prokura ose vendimi gjyqësor që autorizon kryerjen e aplikimit nga një person tjetër;
- Në rast se aplikimi është emergjent - nevojitet ngarkimi i kopjes së kuponit emergjent.

Hapat e procedurës
- Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania;
- Zgjidhni shërbimin "Aplikim i formularit për lëshim për herë të parë ose rinovim të pasaportës";
- Klikoni butonin "Përdor";
- Përzgjidhni tipin e aplikimit "Aplikim për veten", "Aplikim për fëmijën nën 16 vjeç" ose "Aplikim për personin nën kujdestari apo me prokurë";
- Plotësoni fushat e kërkuara në formular dhe ngarkoni dokumentacionin shoqërues të nevojshëm;
- Klikoni butonin “Dërgo” për finalizimin e aplikimit;
- Pas shqyrtimit të aplikimit ju do të njoftoheni me sms dhe e-mail per miratimin ose jo të procedurës së kërkuar ligjore nga Policia.
- Pjesë e mesazhit të miratimit do të jetë edhe linku ku ju duhet të rezervoni datën dhe orën për t'u paraqitur fizikisht me qëllim vijimin e aplikimit.

Kujdes! Ditën që do të paraqiteni fizikisht për të vijuar me aplikimin, ju duhet të keni me vete kuponin që do të duhet ta dorëzoni pranë Zyrës së ALEAT.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
1 ditë për aplikim emergjent; 1-7 ditë për aplikim normal.

Kostot
Pa pagesë

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën [email protected]

24/06/2022
Lista e shërbimeve aktuale, të cilat ofrohen në e-albania.al, për Zyrën e Gjendjes Civile ‼
17/05/2022

Lista e shërbimeve aktuale, të cilat ofrohen në e-albania.al, për Zyrën e Gjendjes Civile ‼

Address

Çermenika
Librazhd
3411

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Zyra e Gjendjes Civile Librazhd posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Zyra e Gjendjes Civile Librazhd:

Share