Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror, Qarku Lezhë

  • Home
  • Albania
  • Lezha
  • Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror, Qarku Lezhë

Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror, Qarku Lezhë Sherbimi Social

𝐍𝐞̈ 𝐤𝐮𝐚𝐝𝐞̈𝐫 𝐭𝐞̈ 𝐃𝐢𝐭𝐞̈𝐬 𝐁𝐨𝐭𝐞̈𝐫𝐨𝐫𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐀𝐮𝐭𝐢𝐳𝐦𝐢𝐭 , 𝐃𝐑𝐒𝐇𝐒𝐒𝐡 𝐋𝐞𝐳𝐡𝐞̈ ishte e ftuar në aktivitetin e organizuar nga 𝐍𝐣𝐞̈𝐬𝐢𝐚 𝐕𝐞𝐧...
03/04/2026

𝐍𝐞̈ 𝐤𝐮𝐚𝐝𝐞̈𝐫 𝐭𝐞̈ 𝐃𝐢𝐭𝐞̈𝐬 𝐁𝐨𝐭𝐞̈𝐫𝐨𝐫𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐀𝐮𝐭𝐢𝐳𝐦𝐢𝐭 , 𝐃𝐑𝐒𝐇𝐒𝐒𝐡 𝐋𝐞𝐳𝐡𝐞̈ ishte e ftuar në aktivitetin e organizuar nga 𝐍𝐣𝐞̈𝐬𝐢𝐚 𝐕𝐞𝐧𝐝𝐨𝐫𝐞 𝐞 𝐊𝐮𝐣𝐝𝐞𝐬𝐢𝐭 𝐒𝐡𝐞̈𝐧𝐝𝐞𝐭𝐞̈𝐬𝐨𝐫.
Ky aktivitet synoi 𝐫𝐫𝐢𝐭𝐣𝐞𝐧 𝐞 𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐠𝐣𝐞𝐠𝐣𝐞̈𝐬𝐢𝐦𝐢𝐭 mbi 𝐫𝐞̈𝐧𝐝𝐞̈𝐬𝐢𝐧 𝐞 𝐩𝐫𝐚𝐧𝐢𝐦𝐢𝐭, 𝐩𝐞̈𝐫𝐟𝐬𝐡𝐢𝐫𝐣𝐞𝐬 dhe 𝐦𝐛𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞𝐭𝐣𝐞𝐬 së fëmijëve dhe personave me spektrin e autizmit në familje, shkollë dhe komunitet.
𝐒𝐞̈ 𝐛𝐚𝐬𝐡𝐤𝐮 𝐩𝐞̈𝐫 𝐦𝐞̈ 𝐬𝐡𝐮𝐦𝐞̈ 𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐠𝐣𝐞𝐠𝐣𝐞̈𝐬𝐢𝐦, 𝐩𝐞̈𝐫𝐟𝐬𝐡𝐢𝐫𝐣𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐦𝐛𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞𝐭𝐣𝐞! 💙

Sot, në kuadër të Ditës Botërore të Autizmit, morëm pjesë në aktivitetin e organizuar nga Qendra e Zhvillimit Ditor Lezh...
02/04/2026

Sot, në kuadër të Ditës Botërore të Autizmit, morëm pjesë në aktivitetin e organizuar nga Qendra e Zhvillimit Ditor Lezhë.

Gjatë takimit u theksua roli i Drejtorisë sonë në vlerësimin dhe mbështetjen e personave me aftësi të kufizuar, përmes një procesi të drejtë dhe përfitimeve financiare që lehtësojnë familjet.

Një mesazh inkurajues shkoi edhe për prindërit, për forcën dhe përkushtimin e tyre të përditshëm.

Së bashku, për më shumë ndërgjegjësim, përfshirje dhe mbështetje.Shërbimi Social Shtetëror

Në mbështetje të Urdhrit të Përbashkët nr. 130, datë 05.03.2024, ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacio...
25/02/2026

Në mbështetje të Urdhrit të Përbashkët nr. 130, datë 05.03.2024, ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, “Për miratimin e mekanizmit të referimit për punësim dhe integrim social të individëve në moshë aktive pune, përfitues të skemës së ndihmës ekonomike dhe aftësisë së kufizuar”, Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social Lezhë organizoi takimin trepalësh më datë 24.02.2026.
Në takim morën pjesë përfaqësues nga Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive – Drejtoria Rajonale Lezhë, përfaqësues nga Drejtoria e Shërbimit dhe Kujdesit Social, Bashkia Lezhë, si dhe përfaqsues nga Drejtoria e Ndihmës Ekonomike dhe Kujdesit Social BAshkia Kurbin. Diskutimi u përqendrua në shqyrtimin e listës së individëve potencialë për integrim në tregun e punës, si dhe të rasteve që vijojnë të trajtohen me ndihmë ekonomike, në përputhje me kriteret dhe procedurat e përcaktuara në kuadër të mekanizmit të referimit.
Në përfundim, palët ranë dakord për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, për shkëmbimin periodik të informacionit dhe për ndjekjen e vazhdueshme të rasteve me qëllim rritjen e nivelit të punësimit dhe integrimit social të përfituesve.

Në vijim të bashkëpunimit institucional, u zhvillua takimi mujor me AKPA Lezhë.
26/01/2026

Në vijim të bashkëpunimit institucional, u zhvillua takimi mujor me AKPA Lezhë.

Në Bashkinë Mirdite zhvilluam një takim të rëndësishëm me administratorët shoqërorë të PAK dhe Ndihmës Ekonomike si dhe ...
23/01/2026

Në Bashkinë Mirdite zhvilluam një takim të rëndësishëm me administratorët shoqërorë të PAK dhe Ndihmës Ekonomike si dhe punonjësit socialë të shërbimeve sociale në bashki.

Qëllimi i takimit ishte diskutimi mbi punën e përditshme, problematikat e hasura dhe mënyrat për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve në vazhdim.
Takimi u zhvillua në një frymë bashkëpunimi e angazhimi të përbashkët, me synimin për të garantuar shërbime më efektive, të drejta dhe në shërbim të qytetarëve në nevojë.

🤝 Bashkë për një sistem më të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës social.

𝐃𝐫𝐞𝐣𝐭𝐨𝐫𝐢𝐚 𝐑𝐚𝐣𝐨𝐧𝐚𝐥𝐞 𝐞 𝐒𝐡𝐞̈𝐫𝐛𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐒𝐨𝐜𝐢𝐚𝐥 𝐒𝐡𝐭𝐞𝐭𝐞̈𝐫𝐨𝐫 𝐋𝐞𝐳𝐡𝐞̈ zhvilloi një vizitë në 𝐐𝐞𝐧𝐝𝐫𝐞̈𝐧 𝐞 𝐳𝐡𝐯𝐢𝐥𝐥𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐝𝐢𝐭𝐨𝐫 𝐩𝐞̈𝐫 𝐏𝐚𝐤 dhe...
11/12/2025

𝐃𝐫𝐞𝐣𝐭𝐨𝐫𝐢𝐚 𝐑𝐚𝐣𝐨𝐧𝐚𝐥𝐞 𝐞 𝐒𝐡𝐞̈𝐫𝐛𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐒𝐨𝐜𝐢𝐚𝐥 𝐒𝐡𝐭𝐞𝐭𝐞̈𝐫𝐨𝐫 𝐋𝐞𝐳𝐡𝐞̈ zhvilloi një vizitë në 𝐐𝐞𝐧𝐝𝐫𝐞̈𝐧 𝐞 𝐳𝐡𝐯𝐢𝐥𝐥𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐝𝐢𝐭𝐨𝐫 𝐩𝐞̈𝐫 𝐏𝐚𝐤 dhe 𝐐𝐞𝐧𝐝𝐫𝐞̈𝐧 𝐑𝐞𝐳𝐢𝐝𝐞𝐧𝐜𝐢𝐚𝐥𝐞 “𝐊𝐚𝐫𝐥𝐨 𝐀𝐤𝐮𝐭𝐢𝐬“.
Gjatë vizitës u njohëm me shërbimet që ofrojnë dhe aktivitetin e tyre të përditshëm. Gjithashtu vëzhguam nga afër ambientet si dhe u njohëm me problematike që hasin.
Jemi mirnjohës ndaj secilit që ofron shërbime dhe mbështetje ndaj komunitet.

Sot mbyllim 16 Ditët e Aktivizimit kundër Dhunës me Bazë Gjinore — një periudhë reflektimi, diskutimi dhe veprimi, ku zë...
10/12/2025

Sot mbyllim 16 Ditët e Aktivizimit kundër Dhunës me Bazë Gjinore — një periudhë reflektimi, diskutimi dhe veprimi, ku zëri ynë i përbashkët ka qenë më i fortë se heshtja. Gjatë këtyre ditëve kemi dëgjuar histori frymëzuese, kemi mësuar më shumë mbi rëndësinë e barazisë dhe kemi kuptuar se sa shumë mund të ndryshojë kur secili prej nesh zgjedh të mos qëndrojë mënjanë.

Faleminderit të gjithëve që u bëtë pjesë e këtyre 16 ditëve. Faleminderit për angazhimin, energjinë dhe dëshirën për të ndryshuar botën nga këtu ku jemi.
Le të vazhdojmë përpara — më të bashkuar, më të vetëdijshëm dhe më të vendosur se kurrë.

Vazhdojnë takimet në kuadër të 16 Ditëve të Aktivizimit kundër Dhunës me Bazë Gjinore, të organizuara nga Bashkia Lezhë,...
05/12/2025

Vazhdojnë takimet në kuadër të 16 Ditëve të Aktivizimit kundër Dhunës me Bazë Gjinore, të organizuara nga Bashkia Lezhë, ku Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror është pjesëmarrëse. Këto ditë nuk janë thjesht një fushatë, por një thirrje e fortë për reflektim, ndërgjegjësim dhe veprim. Le të jemi shembull i guximit dhe solidaritetit. Stop 🛑 dhunës!

𝐃𝐫𝐞𝐣𝐭𝐨𝐫𝐢𝐚 𝐑𝐚𝐣𝐨𝐧𝐚𝐥𝐞 𝐞 𝐒𝐡𝐞̈𝐫𝐛𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐒𝐨𝐜𝐢𝐚𝐥 𝐋𝐞𝐳𝐡𝐞̈ ishte e ftuar në 𝐁𝐚𝐬𝐡𝐤𝐢𝐧𝐞̈ 𝐊𝐮𝐫𝐛𝐢𝐧 për aktivitetin e organizuar 𝐧𝐞̈ 𝐤𝐮𝐚𝐝𝐞̈𝐫...
05/12/2025

𝐃𝐫𝐞𝐣𝐭𝐨𝐫𝐢𝐚 𝐑𝐚𝐣𝐨𝐧𝐚𝐥𝐞 𝐞 𝐒𝐡𝐞̈𝐫𝐛𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐒𝐨𝐜𝐢𝐚𝐥 𝐋𝐞𝐳𝐡𝐞̈ ishte e ftuar në 𝐁𝐚𝐬𝐡𝐤𝐢𝐧𝐞̈ 𝐊𝐮𝐫𝐛𝐢𝐧 për aktivitetin e organizuar 𝐧𝐞̈ 𝐤𝐮𝐚𝐝𝐞̈𝐫 𝐭𝐞̈ 𝟏𝟔 𝐝𝐢𝐭𝐞̈𝐯𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐚𝐤𝐭𝐢𝐯𝐢𝐳𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐤𝐮𝐧𝐝𝐞̈𝐫 𝐝𝐡𝐮𝐧𝐞̈𝐬 𝐦𝐞 𝐛𝐚𝐳𝐞̈ 𝐠𝐣𝐢𝐧𝐨𝐫𝐞.
Qëllimi i aktivitetit ishte ndërgjegjësimi për ti thënë 𝐉𝐎 𝐃𝐇𝐔𝐍𝐄𝐒 dhe rëndësinë që ka secili nga ne në parandalimin e këtij fenomeni problematik prej vitesh në shoqërinë tonë.
𝐒𝐭𝐨𝐩 𝐝𝐡𝐮𝐧𝐞̈𝐬.
𝐃𝐡𝐮𝐧𝐚 𝐧𝐮𝐤 𝐤𝐚 𝐣𝐮𝐬𝐭𝐢𝐟𝐢𝐤𝐢𝐦.
𝐃𝐡𝐮𝐧𝐚 𝐧𝐮𝐤 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐭𝐮𝐫𝐩 𝐢 𝐯𝐢𝐤𝐭𝐢𝐦𝐞̈𝐬, 𝐩𝐨𝐫 𝐢 𝐝𝐡𝐮𝐧𝐮𝐞𝐬𝐢𝐭.

Sot Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror ishte e ftuar në aktivitetin e organizuar 𝐧𝐞̈ 𝐤𝐮𝐚𝐝𝐞̈𝐫 𝐭𝐞̈ 𝟏𝟔 𝐝𝐢𝐭𝐞̈𝐯𝐞...
04/12/2025

Sot Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror ishte e ftuar në aktivitetin e organizuar 𝐧𝐞̈ 𝐤𝐮𝐚𝐝𝐞̈𝐫 𝐭𝐞̈ 𝟏𝟔 𝐝𝐢𝐭𝐞̈𝐯𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐚𝐤𝐭𝐢𝐯𝐢𝐳𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐤𝐮𝐧𝐝𝐞̈𝐫 𝐝𝐡𝐮𝐧𝐞̈𝐬 𝐦𝐞 𝐛𝐚𝐳𝐞̈ 𝐠𝐣𝐢𝐧𝐨𝐫𝐞, me qytetarë dhe stafin e qendrës shëndetësore Shëngjin.
Qëllimi i aktivitetit ishte ndërgjegjësimi mbi fenomenin e dhunës dhe informimin mbi shërbimet që grupi ETN i ofrojnë qytetarit në situatë dhune.
Falenderojmë Shërbimin Social Bashkia Lezhë, Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësore Lezhë, Njësinë Administrative Shëngjin dhe Fondacionin Mary Word Loreto për bashkëpunimin.
𝐓𝐞̈ 𝐠𝐣𝐢𝐭𝐡𝐞̈ 𝐬𝐞̈ 𝐛𝐚𝐬𝐡𝐤𝐮 𝐦𝐮𝐧𝐝 𝐭𝐢 𝐭𝐡𝐞𝐦𝐢 𝐉𝐎 𝐝𝐡𝐮𝐧𝐞̈𝐬.
𝐃𝐡𝐮𝐧𝐚 𝐧𝐮𝐤 𝐤𝐚 𝐣𝐮𝐬𝐭𝐢𝐟𝐢𝐤𝐢𝐦.

Drejtoria Rajonale E Shërbimit Social Shtetëror ishte e ftuar ne aktivitetin e organizuar nga Bashkia Lezhe dhe ZVA Lezh...
03/12/2025

Drejtoria Rajonale E Shërbimit Social Shtetëror ishte e ftuar ne aktivitetin e organizuar nga Bashkia Lezhe dhe ZVA Lezhe per : 3 Dhjetori – Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara

Në këtë ditë të rëndësishme, Shërbimi Social Shtetëror shpreh respektin dhe vlerësimin e thellë për të gjithë personat me aftësi të kufizuara, familjet dhe kujdestarët e tyre.

3 Dhjetori na rikujton detyrimin tonë të përbashkët për të ndërtuar një shoqëri ku barazia, pjesëmarrja dhe dinjiteti i çdo personi janë vlera të padiskutueshme. Ne mbetemi të angazhuar në forcimin e shërbimeve sociale, rritjen e aksesueshmërisë dhe promovimin e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara në çdo hap.

Drejtoria Rajonale e Shërbimi Social Shtetëror do të vazhdojë të mbështesë:
• 🟣 Përfshirjen e plotë në komunitet
• 🟣 Mbrojtjen e të drejtave dhe mirëqenies
• 🟣 Mundësitë e barabarta për zhvillim dhe pjesëmarrje

Së bashku ndërtojmë një realitet më gjithëpërfshirës, më të drejtë dhe më solidar.

Address

Lezha

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:30
Tuesday 08:00 - 16:30
Wednesday 08:00 - 16:30
Thursday 08:00 - 16:30
Friday 08:00 - 14:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror, Qarku Lezhë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror, Qarku Lezhë:

Share