06/06/2026
Sot, më datë 06.06.2026, u zhvillua Kupa e Shqipërisë në mundje për grupmoshat U-9 dhe U-12. Ekipi i mundjes Besëlidhja u përfaqësua me dinjitet, duke arritur rezultate shumë të mira dhe duke fituar medalje e kupa.
Drejtoria e Arsimit, Rinise dhe Sporteve dhe Bashkia Lezhe ndjehemi çdo dite e me krenar per rezultatet qe te rinjte e qytetit po arrijne ne te gjitha disiplinat sportive qe ne suportojme.
🏆 Rezultatet:
U-9
🥇 Tomas Paloka – Vendi i Parë, kategoria 26 kg
U-12
🥇 Jordan Muça – Vendi i Parë, kategoria 29 kg
🥇 Xhonatan Paloka – Vendi i Parë, kategoria 38 kg
🥈 Rayan Aliaj – Vendi i Dytë, kategoria 35 kg
Një paraqitje shumë të mirë patën edhe mundësit Henri Gjelaj dhe Jason Muça në kategorinë 32 kg, të cilët zhvilluan ndeshje të forta dhe konkurruese, por nuk arritën të renditeshin në zonën e medaljeve.
I përgëzojmë të gjithë sportistët për përkushtimin dhe performancën e tyre, ndërsa kampionëve tanë të vegjël u urojmë suksese dhe sa më shumë fitore në garat e ardhshme! 🏅👏