20/08/2026
🚧 NJOFTIM PËR BANORËT E LEZHËS
Duke filluar nga sot, Rruga “Nënë Tereza”, e njohur si rruga e vjetër e spitalit, nga Gjykata deri te Spitali Rajonal i Lezhës, do të jetë e bllokuar për qarkullimin e automjeteve për 10 ditë, për shkak të punimeve të rikualifikimit.
Gjatë kësaj periudhe do të kryhet asfaltimi i plotë i rrugës dhe instalimi i një sistemi të ri ndriçimi, duke përmirësuar sigurinë dhe komoditetin për banorët dhe drejtuesit e mjeteve.
Kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj për çdo shqetësim të përkohshëm.
Punojmë sot për një Lezhë më të mirë nesër!