Bashkia Lezhe

Bashkia Lezhe Bashkia Lezhë

07/06/2026

Mirëmëngjes nga një atmosferë fantastike në Shëngjin, ku prej tre netësh UNUM Festival ka sjellë energji, muzikë dhe mijëra të rinj nga vende të ndryshme. Një festë që e ka kthyer qytetin në qendrën e argëtimit dhe turizmit veror. ☀️🎶🌊

06/06/2026

🪂 Startoi sot në Lezhë projekti “Coast Trip” të Alket Islamit në bashkëpunim me Bashkinë Lezhë, një ekspeditë ajrore me parashutistë nga vendet e ndryshme te Europës aktivitet që promovon bukuritë natyrore dhe atraksionet turistike të Lezhës .
Nga qielli u shfaqën peizazhet mahnitëse të Lezhës, duke evidentuar potencialin e saj të jashtëzakonshëm turistik. ☀️🌊🇦🇱

Kemi kënaqësinë t’ju ftojmë në promovimin e librit “Kujtesa Dëshmon” të autorit Mustafë Kryeziu.🗓️ 8 Qershor 2026🕚 Ora 1...
06/06/2026

Kemi kënaqësinë t’ju ftojmë në promovimin e librit “Kujtesa Dëshmon” të autorit Mustafë Kryeziu.

🗓️ 8 Qershor 2026
🕚 Ora 11:00
📍 Salla e Bibliotekës së Qytetit

Ju mirëpresim të bëheni pjesë e këtij aktiviteti kulturor, ku do të ndajmë së bashku vlerat, kujtimet dhe dëshmitë e sjella në këtë botim.

Mirë se vini! 📖✨

Bashkia Lezhë njofton qytetarët se, në kuadër të projektit të financuar nga KfW për rehabilitimin e rrjetit të ujërave t...
06/06/2026

Bashkia Lezhë njofton qytetarët se, në kuadër të projektit të financuar nga KfW për rehabilitimin e rrjetit të ujërave të bardha dhe të zeza, nga e Hëna do të fillojë shtrimi i shtresës së parë me binder në rrugën “Gjergj Fishta”.

Për shkak të kohës së nevojshme për kryerjen e testeve të provës dhe testeve të ngjeshjes, segmenti rrugor do të mbahet në monitorim për një periudhë të caktuar. Pas përfundimit me sukses të testimeve teknike, në një fazë të dytë do të realizohet asfaltimi i plotë me tapet asfalti.

Kërkojmë mirëkuptimin e banorëve dhe të gjithë përdoruesve të rrugës për shqetësimet e përkohshme që mund të krijohen gjatë kësaj periudhe. Ky është një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore për qytetin e Lezhës, i cili do të mundësojë ndarjen e ujërave të bardha nga ato të zeza, duke përmirësuar ndjeshëm sistemin e kanalizimeve dhe duke eliminuar problematikat e përmbytjeve në shumë zona të qytetit.

Drejtoria e Kulturës pranë Bashkisë Lezhë, në bashkëpunim me UETPRESS, ju fton të merrni pjesë në recitalin “Në çdo pasq...
06/06/2026

Drejtoria e Kulturës pranë Bashkisë Lezhë, në bashkëpunim me UETPRESS, ju fton të merrni pjesë në recitalin “Në çdo pasqyrë na sheh mëkati”, me poezi të zgjedhura nga Preç Zogaj.

Një mbrëmje e veçantë kushtuar artit të fjalës, ku poezia vjen e interpretuar nga aktorët Yllka Mujo, Luiza Xhuvani dhe Elia Zaharia, me pjesëmarrjen e artistit Frederik Ndoci.

🗓️ E martë, 9 Qershor 2026
🕕 Ora 18:00
📍 Pallati i Kulturës “Dedë Ndue Lazri”, Lezhë

Ju mirëpresim të ndajmë së bashku emocionin dhe magjinë e poezisë. ✨📚

Nata e parë në Shëngjin, UNUM Festival, nisi mbrëmjen e djeshme duke sjellë energjinë e muzikës dhe detit në Ranën e Hed...
05/06/2026

Nata e parë në Shëngjin, UNUM Festival, nisi mbrëmjen e djeshme duke sjellë energjinë e muzikës dhe detit në Ranën e Hedhun 🌊🎶

Një atmosferë e jashtëzakonshme që kthen bregdetin në një skenë ndërkombëtare dhe Shëngjinin në qendër të verës turistike. Muzikë pa ndërprerje, emocione dhe një eksperiencë unike për të gjithë pjesëmarrësit.

Sot, në ambientet e Qendrës Rinore Lezhë, u zhvillua një aktivitet frymëzues me të rinjtë e Shkollës “Kosova”, ku në fok...
02/06/2026

Sot, në ambientet e Qendrës Rinore Lezhë, u zhvillua një aktivitet frymëzues me të rinjtë e Shkollës “Kosova”, ku në fokus ishin debati, konkurrenca pozitive dhe talentet e tyre.
Përmes diskutimeve, sfidave dhe prezantimeve të ndryshme, të rinjtë patën mundësinë të shprehin idetë, aftësitë dhe vizionin e tyre për të ardhmen. Aktiviteti shërbeu si një hapësirë motivuese për të reflektuar mbi talentet individuale dhe rrugët që secili mund të ndjekë për t’i zhvilluar ato më tej.
Energjia, kreativiteti dhe pjesëmarrja aktive e të rinjve dëshmuan potencialin e madh që ata mbartin dhe rëndësinë e mbështetjes së tyre në çdo hap të rrugëtimit drejt suksesit.
Qendra Rinore Lezhë vazhdon të mbetet një hapësirë e hapur dhe mbështetëse për të gjithë të rinjtë, duke promovuar vlerat, talentet dhe zhvillimin e tyre personal e profesional.

🎈 Gëzuar 1 Qershorin – Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve! 🎈Sot festojmë buzëqeshjen, ëndrrat dhe lumturinë e çdo fëmije. N...
01/06/2026

🎈 Gëzuar 1 Qershorin – Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve! 🎈

Sot festojmë buzëqeshjen, ëndrrat dhe lumturinë e çdo fëmije. Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Bashkia Lezhë organizoi një aktivitet festiv me qëllim promovimin e të drejtave të fëmijëve, argëtimin dhe krijimin e momenteve të veçanta për më të vegjlit e komunitetit tonë.

Përmes lojërave, aktiviteteve edukative dhe atmosferës festive, fëmijët patën mundësinë të shprehin talentet e tyre, të socializohen dhe të kalojnë një ditë të mbushur me gëzim.

Le të vazhdojmë të punojmë së bashku për të garantuar që çdo fëmijë të rritet i sigurt, i mbrojtur dhe me mundësi të barabarta për të realizuar potencialin e tij.
Fëmijët janë e tashmja dhe e ardhmja jonë. Gëzuar 1 Qershorin!


31/05/2026

Plazhi i Tales gjatë ditës së sotme 🏊⛱️

Address

Lezhë

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Bashkia Lezhe posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Bashkia Lezhe:

Share